AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Papa dhe të drejtat e pronësisë

Hernando de SotongaHernando de Soto
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një lagje me ndërtime pa leje në Rio de Zhaneiro, Brazil. Foto kortezi: paula le dieu Flickr

Kur Papa Françesk do të mbajë meshë në Meksikë pranë kufirit me SHBA-në javën tjetër, ai pritet të kërkojë mbështetje për emigrantët që janë nisur për në veri. Ai bën mirë gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të advokuar për 5 miliardë njerëzit në botë të cilët aktualisht nuk kanë dokumente pronësie.

Një lagje me ndërtime pa leje në Rio de Zhaneiro, Brazil. Foto kortezi: paula le dieu Flickr
Një lagje me ndërtime pa leje në Rio de Zhaneiro, Brazil. Foto kortezi: paula le dieu Flickr

Më 17 shkurt, Papa Françesk pritet të mbajë Meshë në Ciudad Juárez, Meksikë, pak kilometra në jug të kufirit me Shtetet e Bashkuara. Ai me siguri që do të përdorë këtë mundësi për të advokuar për mbështetje për të varfrit në Meksikë dhe për ata që kanë emigruar në veri.

Në fund të fundit, kjo është çfarë ai bëri në shtator gjatë fjalimit prekës në Sheshin Medison në Nju Jork. Duke iu referuar të 11 milionë emigrantëve pa dokumente në SHBA, ai i kërkoi dëgjuesve të ndihmojnë “të gjithë ata njerëz që konsiderohen si qytetarë të kategorisë së dytë… për shkak se ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu.”

Por mungesa e të drejtave është një problem që nuk i përket vetëm Shteteve të Bashkuara, nga i cili nuk vuajnë vetëm emigrantët që nuk kanë dokumente për të qëndruar në vendin ku aktualisht jetojnë. Një problem shumë më i madh dhe shumë më dëmtues për shkak të vështirësive që shkakton, është ai i pesë miliardë njerëzve të botës të cilët aktualisht nuk kanë të drejta pronësie. Vetëm në Meksikë, ka rreth 10 milionë shtëpi nëpër qytete, 137 milionë hektarë tokë dhe 6 milionë biznese, të drejtat e pronësisë së të cilëve mbrohen shumë keq.

Nëse Papa Françesk përqendrohet vetëm te problemi i emigrantëve pa dokumente në fjalimin e tij në Juárez, fjalët e tij ka gjasa do të humbasin në debatin mbi shqetësimet për sigurinë e SHBA-së dhe të drejtave sovrane të vendeve për të mbrojtur kufijtë e tyre. Por, në rast se ai e zgjeron diskutimin për të përfshirë rëndësinë e titujve të pronësisë të dokumentuara qartë brenda vendeve, ai do të jetë në një argument shumë më të fuqishëm. Të drejtat e pronësisë janë të drejta universale të shenjtëruara në Kushtetutën e SHBA-ve dhe në Kartën Themelore të Kombeve të Bashkuara. Në të vërtetë, pikërisht në kërkim të të drejtave të tilla shumë nga të varfrit e botës gjejnë motivin për të kapërcyer kufijtë dhe për të shkuar në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara.

Për ata që jetojnë në pjesët më të pasura të botës, është e lehtë të sigurosh dokumente të qarta pronësie dhe kjo merret si diçka e zakonshme. Por realiteti është se vetëm 2.3 miliardë njerëz në botë kanë dokumente për të mbrojtur këtë të drejtë të tyre si dhe për të përdorur pronat si levë financiare – përfshirë rreth 1 miliardë njerëz që jetojnë në Japoni, Singapor dhe në Perëndimin demokratik si dhe një miliardë të tjerë që jetojnë në disa vende të caktuara në zhvillim si dhe në ish shtetet sovjetike.

Dokumentet nuk janë thjeshtë një vulë burrokratësh mbi një copë letër. Ato janë thelbësore për procesin ekonomik dhe gjithëpërfshirjen. Arsyeja se pse të padokumentuarit kanë interes që të dokumentohen siç duhet – pavarësisht nëse e dinë këtë apo jo – është që titujt e saktë të pronësisë i japin pronarëve të tyre dhe pasurive që kanë nën pronësi shumë vlerë të shtuar.

Në SHBA apo në Europë, për shembull, një shtëpi nuk shërben vetëm si strehë; ajo shërben gjithashtu si një adresë që mund t’i identifikojë njerëzit për qëllime tregtare, juridike apo civile si dhe si një destinacion i qëndrueshëm për shërbime, të tilla si energjia, uji, kanalizimet dhe linjat e telefonit.

Dokumentimi lejon gjithashtu që asetet të përdoren si instrumente financiare, duke i dhënë pronarëve të tyre akses në kredit dhe kapital. Nëse dëshiron të marrësh një kredi – pavarësisht nëse je një kompani minerare në Kolorado apo një prodhues këpucësh në Nju Jork – fillimisht duhet të dorëzosh pronë të dokumentuar në një formë apo një tjetër si garanci.

Siç e kam treguar edhe gjektë, të varfrit e botës posedojnë aktualisht rreth 18 miliardë dollarë asete të padokumentuara vetëm në formën e pronave të paluajtshme. Por këto asete nuk do të marrin kurrë vlerën e tyre të plotë në rast se nuk dokumentohen. Siç qëndrojnë punët, ato nuk mund të përdoren për të ngritur kapital. Ato nuk mund të bashkohen me asete të tjera për të krijuar prona më komplekse dhe më me vlerë.

Mungesa e titujve të pronësisë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në dy shqetësime të rëndësishme si për papën, ashtu edhe për shumë udhëheqës të SHBA-ve: trazirat në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Pranvera Arabe, duhet të mbahet mend mirë, nisi pasi një shitës rruge në Tunizi i vuri flakën vetes si protestë kundër shpronësimit arbitrar të aseteve të tij të padeklaruara. Dhe shumica e zemërimit që nxori njerëzit në rrugë, i çoi vendet drejt kolapsit dhe përzuri miliona prej shtëpive të tyre. Të gjitha rrodhën nga dëshira për të drejta të qarta, përfshirë të drejtat që mbrojnë pronësinë.

Në mënyrë të ngjashme, të drejtat e pronësisë janë me rëndësi vendimtare për mbrojtjen e mjedisit. Pa të drejta të qarta, është e pamundur për autoritetet për të dalluar se cili është përgjegjës për dëmtimin e burimeve natyrore apo kush duhet të paguaj për të riparuar ekosistemet vendore. Hipoteka të përditësuara nevojiten për të përshtatur strategjitë konservuese me mundësitë dhe kërcënimet që ngrihen nga zgjerimi i industrisë në territore të virgjëra.

Në ujërat e sipërme të lumit Amazon, për shembull, shumica e 1,496 bashkësive vendore nuk janë në gjendje të përcaktojnë kufij të saktë – duke përdorur koordinata universale dhe ligje të zbatueshme të pronësisë – për tokat nën pronësinë e tyre. Për rrjedhojë, banorët individualë vuajnë për të mbrojtur asetet e tyre, për t’u përshtatur me kërcënimet mjedisore apo për t’iu përgjigjur sfidave dhe mundësive të ofron zgjerimi i globalizimit.

Fakti që Papa Françesk po i drejtohet çështjes së dokumenteve është i rëndësishëm. Ai nënkupton se Vatikani nuk po pyet më vetëm se pse pak njerëz kanë kaq shumë pasuri, por edhe pse kaq shumë njerëz kanë kaq pak pasuri. Duke e zgjeruar vëmendjen e tij plot dashuri drejt atyre që nuk kanë tituj pronësie, Papa ka një mundësi të bëjë shumë më tepër për të gjithë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Pope and Property Rights

Etiketa: AmazonBanorëBrazilEnergjiaHipotekaJaponiKoloradokredimbështetjeMjedisitProject SyndicatepronaPunëSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraSingaportë drejtazhvillim
Tjetri
Kryebashkiaku shqiptar arrestohet për manipulimin e zgjedhjeve në Maqedoni

Kryebashkiaku shqiptar arrestohet për manipulimin e zgjedhjeve në Maqedoni

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.