AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Kryeministri bullgar pushton median e vendit

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Media Watch, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga e majta, Nikoleta Daskalova, analiste për median te FMD; Christian Spahr, Kreu i Programit të Medias të KAS në Europën Juglindore; Orlin Spassov, kreu i Fondacionit për Media dhe Demokraci dhe Dobromir Zhivkov, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në Market LINKS| Photo: KAS

Një vrojtim i kryer së fundmi tregon se kryeministri merr pjesën e luanit në hapësirën mediatike në krahasim me figurat e tjera publike – ndërkohë që besimi te media në përgjithësi është në rënie të vazhdueshme.

Nga e majta, Nikoleta Daskalova, analiste për median te FMD; Christian Spahr, Kreu i Programit të Medias të KAS në Europën Juglindore; Orlin Spassov, kreu i Fondacionit për Media dhe Demokraci dhe Dobromir Zhivkov, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në Market LINKS| Photo: KAS
Nga e majta, Nikoleta Daskalova, analiste për median te FMD; Christian Spahr, Kreu i Programit të Medias të KAS në Europën Juglindore; Orlin Spassov, kreu i Fondacionit për Media dhe Demokraci dhe Dobromir Zhivkov, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në Market LINKS| Photo: KAS

Kryeministri bullgar Boyko Borisov është politikani më i dashur për median bullgare, i cili shijon shumë më tepër publicitet se sa çdo figurë tjetër publike, bëhet e ditur nga një studim i financuar nga Programi për Median i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Fondacionit për Media dhe Demokraci.

Borisov rezulton se është përmendur në 12 për qind të gati 40 mijë lajmeve të monitoruara gjatë vitit 2015, tri herë më shumë se sa politikani i dytë më i raportuar, presidenti Rosen Plevneliev.

Kryeministri u mbulua gjithashtu në mënyrë pozitive në këto artikuj tri herë më shumë se sa qenë lajmet negative, ndryshe nga shumica e rivalëve të tij të partive të tjera.

“Zakonisht media përqendrohet te personat dhe jo te partitë. Politikanët perceptohen më pozitivisht se sa partitë,” vërejti drejtuesi i kërkimit  Orlin Spassov nga Fondacioni për Media dhe Demokraci (FMD).

Fondacioni Adenauer dhe fondacioni bullgar FMD prezantuan raportin e tyre mbi gjendjen e medias në këtë vend si dhe rezultatet e një vrojtimi kombëtar mbi besueshmërinë e publikut te media më 11 shkurt.

Sipas vrojtimit, besimi i publikut në media është më i ulëti i regjistruar në tre vjet. Vetëm 12 për qind e publikut beson se raportimi është i lirë ndërsa dy të tretat mendojnë se media nuk është e pavarur.

Njerëzit ndjehen gjithashtu të keqinformuar nga politikanët dhe 67 për qind kanë mendim negativ për komunikimet e tyre me publikun.

“Nuk ka presion sistematik mbi gazetarët kritikë në Bullgari por forma të ndryshme ndikimi, nga politikanët, pronarët e medias dhe reklamuesit ekzistojnë,” deklaroi Kristian Spar, kreu i Programit për Median në Europën Juglindore.

Arsye të tjera për mungesën e pavarësisë së gazetarëve janë tendenca drejt krijimit të monopolit në sektorin e gazetave, rregullim ligjor inefikas dhe niveli i dobët i vetërregullimit të medias.

Bullgaria është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për mjedisin e dobët mediatik. Vendi renditet i 106 në botë në Indeksin e Lirisë së Medias që kryhet nga organizata Reporterë pa Kufij dhe është në vend të fundit mes 28 vendeve anëtare të BE-së.

Gjithsesi, pavarësisht kritikave, Bullgaria nuk ka marrë masa konkrete për të përmirësuar mjedisin e medias, komentoi Spasov.

FMD vëren gjithashtu dy tendenca kryesore në monitorimin e vet të medias në Bullgari – ngritja e medias tablloide dhe radikalizimin e diskursit mediatik.

“Shoqëria civile, organizatat, aktivistët mendjehapur, sëbashku me klasën politike janë bërë pjesë e imazhit të përgjithshëm të së keqes, gjë që është fuqizuar nga media tablloide,” vërejti Nikoleta Daskalova, analiste për median në FMD.

“Minoritetet, emigrantët dhe refugjatët janë gjithashtu nën sulm,” shtoi ajo.

Daskalova beson se media ka kontribuar në ashpërsimin e ndasive në shoqëri.

“Ajo po shkatërron cilësinë e gazetarisë në të gjitha nivelet e debatit politik në shoqëri,” tha ajo.

Etiketa: aktivistAktivistëBEBoyko BorisovBullgariBullgariademokracie majtagazetarKASMasaMediareporterSulm
Tjetri
Kuvendi fillon diskutimin e buxhetit në mungesë totale transparence

Rama shkarkon Shkëlqim Cani si ministër financash

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.