AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama shkarkon Shkëlqim Cani si ministër financash

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Pas mosmarrëveshjeve të kohëve të fundit në lidhje me projektin e debatuar të koncesionit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ministri i Financave Shkëlqim Cani humbi vendin e tij të punës sot për t’u zëvendësuar nga Arben Ahmetaj.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Me një njoftim të shkurtër, Këshilli i Ministrave njoftoi sot se kryeministri Edi Rama ka “informuar ministrin Cani për zëvendësimin e tij me një koleg tjetër”, ndërsa nuk dha arsye konkrete për shkaqet e shkarkimit. Paralelisht, Rama mësohet se emëroi si ministër financash Arben Ahmetajn, i cili deri tani ka qenë ministër i Ekonomisë.

Cani, 60 vjeç, është profesor në ekonomi dhe ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë. Gjatë mandatit të tij qeverisës si ministër financash marrëdhëniet e tij me kryeministrin kanë qenë shpesh të ngrira, ndërsa ai qe ministri i vetëm i kabinetit qeveritar aktual i cili refuzoi në mënyrë të përsëritur kërkesën e Ramës për dorëheqje nga mandati i deputetit, kërkesë të cilën e pranuan të gjithë ministrat e tjerë të kabitetit.

Për rrjedhojë, Cani do të vijojë të jetë deputet.

Marrëdhëniet e Canit me Ramën duket se u përkeqësuan gjatë muajve të fundit në lidhje me projektin për dhënien me koncesion të sistemit për gjurmimin e faturave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, një koncesion që fillimisht qe një propozim i pakërkuar i dorëzuar te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Pikërisht ministri Ahmeti do të zëvendësojë Canin si ministër financash gjatë kohës kur pritet të kryhen edhe procedurat për tenderin e koncesionit.

Burime të mirëinformuara kanë raportuar gjatë javëve të fundit se mbi ekspertët e Ministrisë së Financave ka pasur presion të lartë në lidhje me këtë koncesion, përfshirë së paku një dorëheqje.

BIRN mësoi më herët se kërkesa për koncesion është kryer nga një kompani me bazë në Hong Kong, pronarët e së cilës qenë fshehur pas kompanive guackë të regjistruara nëpër parajsat fiskale. Më pas, administratori i kompanisë M.Pos, i tha BIRN se bisedimet për këtë koncesion janë ndjekur nga partneri shqiptar, kompania MCN.

BIRN zbuloi gjithashtu se partneri lokal i M.POS Limited është një kompani shqiptare e quajtur MCN Sh.pk, pronari i së cilës, Endri Meksi, është gjithashtu ortak në një kompani tjetër të regjistruar në Tiranë me vëllain e Kryeministrit, Olsi Rama.

Zyra e kryeministrit Rama iu përgjigj pyetjeve të BIRN duke argumentuar se nuk ka ende asnjë tender dhe rrjedhimisht nuk mund të diskutohet për një konflikt të mundshëm interesi.

“Në momentin që flasim nuk ka asnjë garë apo tender të çelur për partneritetin publik privat në fjalë. Nëse Ministria e Financave do të vendosë ta hapë një garë të tillë, aty do të mund të konkurrojnë të gjitha kompanitë e interesuara,” tha zyra e kryeministrit.

“Nga ana tjetër siç lehtësisht mund të konstatohet, Kryeministri Rama nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë në asnjë rast e për asnjë arsye marrjen e ndonjë vendimi nga qeveria shqiptare që përbën konflikt interesi. Çdo insinuat e paraqitur si fakt është thejsht një spekulim,” përfundon reagimi.

Beteja për koncesionin, të cilin qeveria parapëlqen ta quajë Partneritet Publik Privat ka vijuar prej më shumë se një vit nëpër korridoret e Ministrisë së Financave, ku një pjesë e funksionarëve të ministrisë raportohet se kanë bërë rezistencë në mënyra të ndryshme ndaj projektit.

Vitin e kaluar, një letër e Ministrisë së Financave për qeverinë rrodhi në media dhe në të bëhej e qartë se Ministria e Financave e kundërshtonte idenë e këtij koncesioni.

Vetë ministri Cani në përgjithësi ka shmangur të mbrojë në mënyrë të drejtpërdrejtë projektin duke parapëlqyer që zëvendësministrja Irena Beqiraj të flasë për të.

Gjithsesi, Cani në Kuvendin e Shqipërisë, mbajti një fjalim të gjatë në mbrojtje të koncesionit duke argumentuar se ky koncesion është ndryshe nga ato të dhëna nga qeveria paraardhëse.

Kjo është hera e dytë që Cani hyn në mosmarrëveshje të thella me kryetarë partish. Herën e parë, kur ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë në vitin 2003, hyri në konflikt me ish-kryeministrin Fatos Nano në lidhje me kërkesën për lejimin e blerjes së Bankës Kombëtare Tregtare nga një bankë e vogël turke. Cani refuzoi ta firmosë dhe u përball me disa kontrolle audituese që sollën arrestimin e ish-zëvendësguvernatorit Dhame Pite. Konflikti u mbyll pasi Cani nuk u rikandidua më për postin e guvernatorit kur mandati i tij përfundoi në vitin 2004. Pasardhësi i tij Ardian Fullani firmosi menjëherë transaksionin për shitjen e BKT-së.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBIRNdeputetDibraEdi RamaekonomiFatos NanoGuvernatorIrena BeqirajKoncesionKoncesionikonfliktkonflikt interesiKryeministri Edi Ramakryetarmandati i deputetitmbrojtjeMCNMediaMinistria e FinancaveNiko PeleshiOlsi RamaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipshqiptaretenderVendimi
Tjetri
Bllokadat greke i kushtojnë Bullgarisë mbi 10 milionë euro

Bllokadat greke i kushtojnë Bullgarisë mbi 10 milionë euro

Komente 1

  1. Ergis Sefa says:
    10 years më parë

    Në më pak se gjashtë muaj kemi ndryshime në dy ministritë më kyçe për një vend në zhvillim: Drejtësi dhe Financa. Për një ekip të ndërrojë dy lojtarë kryesorë brenda sezonit, tregon se ka diçka themelore që nuk shkon.

    Pavarësisht vërejtjeve që dikush mund të ketë, qeverisja humbi të vetmin person që mund të konsiderohet me plot gojë “me CV profesionale” për të administruar. Nëse do shohim ministrat e tjerë… humb dhe kuptimi i fjalës “profesionalizëm”.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.