AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita propozon subvencionim të energjisë për të varfërit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logo e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Foto zyrtare

Një projektligj i propozuar nga deputeti Gerti Bogdani i Partisë Demokratike synon të zëvendësojë skemën aktuale të subvencionimit indirekt të energjisë elektrike për të varfërit me një skemë subvencionimi të drejtpërdrejtë.

Logo e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Foto zyrtare
Logo e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Foto zyrtare

Propozimi, i cili po diskutohet aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë, sugjeron që fondet që qeveria ka vënë në dispozicion të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për kompensimin e çmimit të energjisë, të kalojë drejtpërsëdrejti në llogaritë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, me qëllimin që familjet në ndihmë ekonomike të marrin energji falas në kuotën 90 kWh gjatë muajve të verës dhe 150 kWh gjatë muajve të dimrit.

Relacioni i projektligjit të propozuar nga deputeti Gerti Bogdani argumenton se në këtë mënyrë, familjet në skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë në këtë mënyrë rreth 118 milionë kWh energji falas me vlerë neto prej 1.12 miliardë lekësh (rreth 8 milionë euro) në vit.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi një strukturë të re tarifash në dhjetor të vitit 2014, ku përfshihej faturim me çmimin 9.5 lekë për kWh (pa TVSH) për energjinë e konsumuar nga familjet. Më herët, familjet e paguanin energjinë elektrike në dy fasha, me çmimin 7.7 lekë për kWh për konsumin deri në 300 kWh në muaj dhe 13.5 lekë për kWh për konsumin mbi 300 kilovatorë. Për familjet e varfra, konsumi  mesatar mujor i të cilave qe më i ulët se 300 kWh, sistemi i ri i tarifave solli rritje të çmimit të energjisë elektrike me mbi 24 për qind, ndërsa për familjet që kanë konsum më të lartë, sistemi i ri ofroi ulje të konsiderueshme të çmimit final të faturës.

Qeveria miratoi një fond prej rreth 1.5 miliardë lekësh në vit për të kompensuar rritjen e çmimit për rreth 200 mijë familje që bien në kategorinë e familjeve të varfra në skemën e ndihmës ekonomike si dhe familjeve me kryefamiljar pensionist. Sipas kësaj skeme, familjet e varfra do të kompesoheshin me rreth 650 lekë në muaj, e mjaftueshme për të blerë rreth 57 kWh në muaj.

Gjatë vitit të parë të zbatimit, skema e rimbursimit të rritjes së çmimit të energjisë qe pjesë e akuzave të ndërsjellta ndërsa shumë të varfër në të gjithë vendin treguan se e kishin pothuajse të pamundur që ta përfitonin për shkak të procedurave të komplikuara burokratike.

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë ndërmarrë në të shkuarën një numër të konsiderueshëm nismash ligjore të karakterit populist për të paraqitur njëra-tjetrën në dritë negative.

Partia Socialiste propozoi gjatë kohës që qe në opozitë një sistem dynivelësh të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar duke kërkuar uljen e TVSH-së për mallrat e konsumit të përditshëm nga 20 për qind që është aktualisht në pesë për qind me argumentimin se do të ndihmonte të varfrit. Qeveria e partisë Demokratike në atë kohë e hodhi poshtë propozimin si populist. Pasi erdhi në pushtet në vitin 2013, koalicioni i majtë e la të paprekur TVSH-në.

Partia Demokratike ia “mori hakun” kur propozoi efektivisht të njëjtën skemë në vitin 2015, duke premtuar çmime më të ulëta për mallrat ushqimore. Qeveria e majtë e hodhi poshtë propozimin me argumentin se qe populist dhe i pavlefshëm.

Etiketa: EuroFamiljeFinalKonsumiOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOpozitaOSHEEPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikepopulistProjektligjQeveriaSHshqipTVSHulje
Tjetri
Çasti për një taksë karboni

Çasti për një taksë karboni

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.