AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Brexit dhe marrëdhënia speciale

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Moyan Brenn/Flickr.

Vendimi nëse do të mbeten pjesë e BE-së apo jo qartazi i takon popullit britanik dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Por ky vendim mund të ketë pasoja më të mëdha se sa thjeshtë të prekë interesat e Britanisë dhe Europës kështu që është normale dhe e ligjshme që edhe palët e tjera të japin një mendim.

Foto ilustruese nga Moyan Brenn/Flickr.
Foto ilustruese nga Moyan Brenn/Flickr.

Kështu, më lejoni të ushtroj të drejtën time si një i jashtëm me një interes mbi atë që ndodh për të shprehur një opinion të qartë: nga këndvështrimi im (dhe ai i shumë amerikanëve të tjerë), një vendim nga Mbretëria e Bashkuar për të dalë nga BE do të jetë i padëshirueshëm – në të vërtetë, tepër i padëshirueshëm.

Unë jam i vetëdijshëm se ka një dozë ironie që disa do ta vërejnë këtu, për shkak se vetë pavarësia e Shteteve të Bashkuara erdhi pasi kolonitë amerikane dolën nga Britania e Madhe. Por kjo ndodhi në të shkuarën, ndërsa diçka tjetër po ndodh tani dhe dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Europa do të shikohet me shumë trishtim dhe shqetësim nga aleati më i ngushtë i Britanisë.

Ka shumë arsye për këtë. Një arsye është se SHBA vlerëson lidhjen me Mbretërinë e Bashkuar po aq shumë sa vlerëson rolin e saj në Europë. Britania është e rëndësishme jo vetëm si partner dypalësh, por edhe për shkak se gjithnjë e më shumë Londra mund të sigurojë mbështetje për qëndrimet e saj në Bruksel në përputhje, ose së paku jo shumë të ndryshme nga qëndrimet e SHBA-së.

E ashtuquajtura “marrëdhënie speciale” sakaq është bërë konsiderueshëm më pak speciale gjatë viteve të fundit, ku refuzimi i parlamentit të Britanisë deri dhjetorin e kaluar për të mbështetur veprimet ushtarake në Siri kanë qenë një pjesë e rëndësishme e problemit në këtë drejtim. Britania është bërë – dhe gjerësisht perceptohet se është bërë – një aleat më pak i varur dhe më pak i aftë dhe ky realitet e perceptim ka gjasa do të intensifikohet nëse Mbretëria e Bashkuar do të ndërmerrte hapa që do ta margjinalizonin rolin e saj në kontinent. Është e vështirë ta imagjinosh ndryshe Brexit. Rezultati i pritshëm është ai i një Britanie të Madhe me më pak ndikim dhe më provinciale nga sa është tani.

Përveçc kësaj, Bashkimi Europian pa Mbretërinë e Bashkuar do të bëhet një bashkim ku Gjermania do të ketë edhe më shumë ndikim nga sa ka aktualisht. Një mbizotërim i tillë i pushtetit nuk mund të jetë i shëndetshëm në terma afatgjatë, për shkak se ushqen pakënaqësitë ndaj Gjermanisë dhe ka gjasa do ta lërë BE-në me më pak vullnet dhe me më pak aftësi për të vepruar bashkarisht në skenën botërore. Rezultati i të gjithë kësaj do të jetë një Europë më e dobët në një kohë kur SHBA-të kanë nevojë për një Europë më të fortë.

Akoma më keq, ka shumë gjasa që amerikanët që po bëjnë thirrje për reduktim të rolit të SHBA-së në botë do ta përdorin Brexit si një provë e mëtejshme që tregon se aleatët tradicionalë nuk po bëjnë pjesën që u takon dhe se SHBA-të të përballura me deficite në rritje dhe nevoja të brendshme të mëdha nuk duhet që të vijojnë të zëvendësojnë të tjerët.

Një realitet i thjeshtë duhet të kihet parasysh: projekti i integrimit Europian që filloi pas Luftës së Dytë Botërore ka ndihmuar për të krijuar stabilitet dhe mirëqenie të paprecedent në pjesën më të madhe të kontinentit për gati treçerek shekulli. Një vendim Britanik për divorc mund të shtojë forcat centrifugale që janë shfaqur sakaq me forcë. Nacionalizmi dhe populizmi janë sakaq në rritje si për arsye ekonomike ashtu edhe për arsye shoqërore dhe do të fitojnë edhe më shumë nga Brexit. Është e vështirë të jesh optimist mbi pasojat e mundshme pavarësisht se sa i pasigurtë je për to.

Një vendim nga populli britanik për të lënë BE-në mund të vë gjithashtu në pikëpyetje sërish anëtarësinë e Skocisë brenda Mbretërisë së Bashkuar. Për më tepër, shumë në Skoci mund të argumentojnë se pavarësia është e nevojshme për të vijuar për të qenë anëtarë të BE-së, një argument populist që mund të sjellë një votim të ri për t’u ndarë nga Mbretëria e Bashkuar. Që ta themi qartë, amerikanët nuk do ta mikpresin një debat të ashpër publik me udhëheqësit e Skocisë mbi praninë e armëve bërthamore dhe nëndetëseve në territorin e tyre në një kohë kur Rusia është rikthyer si kërcënim për Europën.

Fragmentarizimi ka gjasa nuk do të ndalojë këtu. Ajo që ndodh në Skoci mund të ketë pasoja të thella në atë që do të mbesë nga Mbretëria e Bashkuar. Në veçanti, largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe largimi i Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar mund të shtojë tensionet në Irlandën e Veriut mes Unionistëve pro-Britanikë dhe Republikanëve që kërkojnë të bashkohen me Irlandën.

Rikthimi i diskutimit mbi “statusin final” në një kohë kur të dyja palët kanë treguar paaftësi në përballjen me të shkuarën apo për të punuar sëbashku për të tashmen, e gjitha kjo nuk përbën recetë për progres.

Në fund, vendimi i Britanisë së Madhe mbi marrëdhënien e saj me BE-në nuk do të vijë në vakum. Në fakt, koha kur do të ndodhë vështirë se mund të jetë më e papërshtatshme. Europa sakaq po përballet me një përplasje stuhish nga vështirësitë fiskale, rritja ekonomike anemike, dallga masive me migrantë dhe refugjatë dhe rigjallërim të agresionit rus. Dhe sikur këto të mos ishin të mjaftueshme, kemi Lindjen e Mesme të trazuar, përkeqësimin e ndryshimeve klimaterike, terrorizmin dhe së fundmi, një sëmundje infektive – virusin Zika – në marshim.
Do të kemi gjithashtu një president të ri të SHBA-së të zgjedhur këtë vit. Gjëja e fundit që ai apo ajo dëshiron të ketë është që partneri më i ngushtë i Amerikës të jetë i çorientuar dhe i lodhur nga një divorc i vështirë. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nëse Brexit lëviz nga mundësia te realiteti.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Brexit and the Special Relationship

Etiketa: ArmëBashkimi EuropianBEBrexitBritania e MadheBrukselEuropaFinalGjermaniambështetjeMbretëria e BashkuarNacionalizmindikimpasojapopulistPopulizmipresidentprogresProject SyndicateRefuzimiRritja ekonomikeRusiaSHSHBASiristabilitetVendimVendimivotim
Tjetri
Gjykata në Shkup liron me kusht të akuzuarit për manipulim zgjedhjesh

Gjykata në Shkup liron me kusht të akuzuarit për manipulim zgjedhjesh

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.