AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Guerilasit nga Kosova presin vendimin për krime ndaj Ushtrisë Jugosllave

Ivana NikoliçPetrit ÇollakungaIvana NikoliçdhePetrit Çollaku
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luftëtarët e UÇK-së i dorëzojnë armët marinsave amerikanë pas luftës në korrik 1999.
Foto: Sgt. Craig J. Shell, Trupat marinse amerikane/Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Një gjykatë serbe jep vendimin e saj këtë javë për çështjen ndaj tetë ish-luftëtarëve të UÇK-së të akuzuar për terrorizëm, zënie në pritë dhe vrasje të trupave të Ushtrisë Jugosllave në vitin 1998. 

Luftëtarët e UÇK-së i dorëzojnë armët marinsave amerikanë pas luftës në korrik 1999. Foto: Sgt. Craig J. Shell, Trupat marinse amerikane/Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
Luftëtarët e UÇK-së i dorëzojnë armët marinsave amerikanë pas luftës në korrik 1999.
Foto: Sgt. Craig J. Shell, Trupat marinse amerikane/Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Gjykata në qytetin jugor të Nishit do të vendosë të mërkurën nëse tetë shqiptarët e akuzuar të Kosovës  ishin fajtorë për akte terrorizmi gjatë përleshjeve të armatosura në Koshare në kufirin jugosllavo-shqiptar në shtator të vitit 1998, ku mbetën të vdekur gjashtë ushtarë të Ushtrisë Jugosllave.

Një nga ish-luftëtarët e UÇK-së nga njësia “Kobra” – të cilët po gjykohen të gjithë në mungesë – tha për BIRN se ata nuk i shkelën kurrë ligjet e luftës.

Por një avokat për familjen e një prej ushtarëve të vrarë të Ushtrisë Jugosllave këmbënguli se kishte prova të mjaftueshme për të dënuar ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët po gjykohen të gjithë në mungesë për shkak se autoritetet serbe nuk i ekstradojnë dot ata nga Kosova.

Padia pretendon se tetë burrat e akuzuar – Sicer Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Deme Maloku, Agron Isufi, Anton Cuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha – fillimisht i ngritën një pritë trupave kufitare të Ushtrisë Jugosllave duke vendosur mina anti-tank.

Akuza pretendon se një tank i Ushtrisë Jugosllave shpërtheu minën, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë. Pastaj luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr ndaj një helikopteri të ushtrisë që mbërriti aty për të marrë viktimat.

Prokuroria dyshon se kjo u pasua nga një sulm i dytë menjëherë pas kësaj, në afërsi të pikës kufitare të Koshares, kur të akuzuarit ngritën një tjetër pritë dhe hapën zjarr ndaj një automjeti të Ushtrisë Jugosllave, duke hedhur granata dore dhe duke vrarë pesë ushtarë dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas akuzës, luftëtarët e UÇK-së – të cilët dyshohet se kanë sulmuar nga territori shqiptar – më pas i grabitën ushtarët dhe vunë nën shënjestër një tjetër helikopter që erdhi të evakuonte të plagosurit.

Goran Djordjeviç, një avokat që përfaqëson familjen e një prej ushtarëve që u vra, tha për BIRN se se pjesët kryesore të dëshmive janë dy video që ndihmuan në identifikimin e të akuzuarve.

“Në këto video, mund të shihet prita e ngritur nga terroristët, si edhe t shtënat dhe marrja e sendeve personale dhe armëve,” tha Djordjeviç.

Ndër ata që dëshmuan ishin ushtarët që i mbijetuan të dy incidenteve, trupat që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, si dhe prindërit e atyre që u vranë.

“Në argumentet e tij mbyllëse më 9 shkurt, prokurori kërkoi një dënim maksimal prej 15 vjetësh. Pres që luftëtarët e UÇK-së të dënohen, kështu që në fund do të përcaktohet e vërteta përfundimtare për krimet ,” tha Djorgjeviç.

Pikëpamja nga ana e Kosovës

Rrustem Berisha tha se akuzat ndaj tij dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së janë të pavërteta. Foto: BIRN/Petrit Collaku.
Rrustem Berisha tha se akuzat ndaj tij dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së janë të pavërteta. Foto: BIRN/Petrit Collaku.

Një nga burrat e akuzuar, ish-komandant i UÇK-së Rrustem Berisha, i cili tani është deputet i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se aktakuza nuk është e besueshme për shkak se akuzat vinin nga një ushtri përgjegjëse për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë, Berisha ishte komandant i Brigadës 138 të UÇK-së “Agim Ramadani”, e cila vepronte në pjesën perëndimore të Kosovës, Dukagjinit, përgjatë kufirit me Shqipërinë.

“Ne kishim uniforma. Ishim ushtarë dhe luftuam kundër ushtarëve. Ushtria Jugosllave vrau civilë, përfshirë edhe të moshuar, fëmijë dhe gra,” tha Berisha për BIRN.

Një tjetër nga të akuzuarit tha se luftëtarët e njësisë “Kobra” nuk kanë shkelur asnjë ligj të luftës gjatë konfliktit me forcat e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Deme Maloku, i cili ishte 21 vjeç në kohën e përleshjeve në Koshare, këmbënguli se “Kobra”, e cila ishte nën komandën e Brigadës 138, ishte një njësi antiterroriste e  ngarkuar të mbronte popullsinë civile.

“Ne po mbronim rreth 3,000 civilë, të cilët sulmoheshin rregullisht nga ushtria dhe policia e Serbisë,” tha Maloku për BIRN.

Ai mohoi gjithashtu që ushtarët jugosllavë të jenë keqtrajtuar. “Ne kishim shumë shembuj kur kemi kapur ushtarë armiq, të burgosur lufte. I dorëzuam katër raste, që përfshijnë më shumë se tetë ushtarë jugosllavë, OSBE-së në Shqipëri,” tha ai.

Në vend që të ndjekë penalisht luftëtarët e UÇK-së, ai u shpreh se Serbia duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për sjelljen e saj gjatë kohës së luftës dhe të distancohet nga krimet e kryera nga forcat e Millosheviçit.

Maloku, i cili tani është anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke çuar një ekip deminimi që pastroi zonën e Koshares nga minat e pashpërthyera, tha se Gjykata e Beogradit në të vërtetë duhet të dënojë ushtarët serbë për vrasjet e civilëve gjatë masakrave të kohës së luftës.

“Vrasësit po enden të lirë në Serbi,” këmbënguli ai.

Rasti i Koshares ka disa vjet që vazhdon tashme, dhe vendimi i parë është dhënë nga Gjykata e Lartë në qytetin e ndarë të Mitrovicës në Kosovë në nëntor 2011.

Në atë vendim, të tetë burrat u shpallën fajtorë për terrorizëm dhe u dënuan me 15 vjet burg.

Por në prill të vitit 2013, Gjykata e Apelit në Nish e anuloi vendimin dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Në tetor të të njëjtit vit, Gjykata e Lartë e Kasacionit në Serbi vendosi se gjykata e lartë e Nishit mund ta ndiqte këtë çështje, por gjyqi rifilloi vetëm në shtatorin e kaluar.

Lozinka Radojiciç, djali 19-vjeçar i të cilës, Vladimiri, vdiq në Koshare në shtator të vitit 1998, tha për BIRN se pasi kanë kaluar kaq shumë vite, ajo tani dëshiron thjesht që çështja të përfundojë, edhe nëse luftëtarët e UÇK-së nuk dënohen.

“Nëse gjykata nuk mund t’i gjykojë, atëherë le t’i lërë të lirë që e gjithë kjo punë të marrë fund njëherë e përgjithmonë,” tha ajo.

Etiketa: AkuzaArmëBIRNBurgdemedeputetGjykataGjykata e ApelitGjyqigraKosovaKosovëKrimeLigjLufteMillosheviçminaMitrovicëOSBEPoliciaProkuroriProkuroriaSerbiSerbiaSHShellshqipShqipërishtatorSulmTerroristTerrorizmiushtriUshtriaUshtria jugosllaveVendimVendimivideovrasjeZjarr
Tjetri
Politikanët e Ballkanit luftojnë për postin e dëshiruar në OKB

Politikanët e Ballkanit luftojnë për postin e dëshiruar në OKB

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.