AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Bosnja liron sirianin Abu Hamza pas shtatë vjetësh burgim pa gjyq

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Abu Hamza | Foto: Facebook

Imad Al-Husin, i njohur më së shumti si Abu Hamza, u lirua nga burgu të enjten pas më shumë se shtatë vjetësh burgosjeje pa gjyq – por autoritetet e Bosnjës thonë se sërish duan ta largojnë atë nga vendi.

Abu Hamza | Foto: FacebookImad Al-Husin, një nënshtetas sirian i njohur edhe si Abu Hamza, u lirua të enjten pasi kaloi shtatë vjet në një qendër për emigrantë të paligjshëm pa iu nënshtruar asnjë gjyqi, në Lukavica, në periferi të Sarajevës.

“Babai ynë sapo u kthye në shtëpi pas më shumë se shtatë vjetësh,’” deklaroi një nga vajzat e tij Nudzejma Softic, në faqen e saj në Facebook.

“Ne jemi shumë të lumtur që e kemi sërish mes nesh,” tha Nudzejma për BIRN, duke shtuar se ai “dëshiron të rekuperojë kohën që e kaloi larg familjes” dhe “nuk dëshiron të komentojë për periudhën që kaloi si i ndaluar”.

Abu Hamza u lirua pasi Bosnja miratoi një ligj të ri për të huajt në fund të vitit 2015, ligj që ndalon autoritetet të burgosin nënshtetas të huaj për më shumë se 18 muaj.

Abu Hamza mbërriti në Jugosllavi si student në vitet 1980. Gjatë luftës së viteve 1992-5 në Bosnjë, ai luftoi për Brigadën El Mujahid dhe më pas u martua me një boshnjake dhe mori nënshtetësinë e republikës së re.

Gjithsesi, në vitin 2008, autoritetet e arrestuan atë me dyshimin se përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare, ia hoqën nënshtetësinë e Bosnjës dhe e mbajtën atë të ndaluar në qendrën e emigrantëve në pritje për ta deportuar në Siri.

Procesi i ekstradimit të tij gjithsesi u bllokua nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila deklaroi se ai mund të vuante keqtrajtim dhe torturë nëse rikthehej në Siri.

Pavarësisht kësaj, gjykata nuk urdhëroi lirimin e tij. Për pasojë, Abu Hamza mbeti i izoluar në qendrën e ndalimit të refugjatëve për shtatë vjet pa gjyq.

Pasi Bosnja ndryshoi ligjin për të huajt, avokati i tij Nedim Kulenovic deklaroi për BIRN se lirimi i tij pritej të kryhej shpejt.

Gjithsesi, Ministri i Sigurisë së Bosnjës Dragan Mektic, deklaroi para medias se Bosnja vijon ta shohë atë si rrezik dhe se autoritetet do të vijojnë të marrin masa kundër tij.

“Ai vijon të përbëjë rrezik për sigurinë për ne dhe ne do të punojmë për ta deportuar atë nga Bosnja dhe Hercegovina,” deklaroi Mektic.

Në një njoftim për shtyp pas lirimit të Abu Hamza, Shërbimi për të Huajt në Bosnjë dhe Hercegovinë, institucioni përgjegjës për trajtimin e banorëve jo-nënshtetas të Bosnjës, tha se urdhëri për largimin e tij nga vendi mbetet në fuqi.

“[Imad Al-Husin] vijon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shërbimi ynë do të vijojë aktivitetet për të gjetur një vend të tretë që do ta pranojë këtë nënshtetas të huaj. Objektivi mbetet largimi i tij nga Bosnja dhe Hercegovina,” shkruhet në deklaratë.

Sipas Shërbimit për të Huajt, Abu Hamza do të vijojë të përballet me kufizime në lirinë e tij: ai nuk do të ketë leje të largohet nga Kantoni i Sarajevës dhe do të jetë i detyruar të raportojë te Shërbimi i Punëve të Jashtme dhe te policia “deri sa ai të largohet nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Etiketa: BanorëBIRNBosnjaBosnja dhe Hercegovinaemigrantë të paligjshëmFacebookGjykataGjyqGjyqiJugosllavikeqtrajtimkufizimeLigjMasaParaPoliciaProcesi i ekstradimitPunërrezikSarajevëSHSirisirianstudent
Tjetri
Islami kundër islamit

Islami kundër islamit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.