AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-guerilasit e UÇK-së dënohen për krime ndaj Ushtrisë Jugosllave

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Një gjykatë serbe ka dënuar në mungesë tetë ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngritje prite dhe vrasje të trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, Kosovë, në shtator të vitit 1998.

Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Gjykata e lartë në qytetin jugor të Nishit të mërkurën shpalli fajtorë tetë ish-luftëtarët e UÇK-sëpër akte terrorizmi dhe urdhëroi që secili prej tyre të dënohej me 15 dhjet burg për përfshirjen e tyre në dy sulmet ndaj trupave të Ushtrisë Jugosllave në Koshare të njëjtën ditë në vitin 1998.

“Ata u dënuan të gjithë për të dyja ngjarjet e ndodhur në shtator të vitit 1998. Gjykata vendose që ata ishin fajtorë falë videove. Pra, ato ishin prova kyçe,” tha për BIRN të mërkurën Goran Djordjeviç, një avokat që përfaqëson familjen e një prej ushtarëve të vrarë.

Videoja tregoi pritën e UÇK-së dhe të shtënat ndaj ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave, gjashtë prej të cilëve vdiqën.

Ish-ushtarët e UÇK-së – Sicer Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Deme Maloku, Agron Isufi, Anton Cuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha – u dënuan në mungesë. Ata i kanë mohuar që veprimet e tyre ditën e përplasjes të kenë qenë kriminale.

Aktakuza pretendoi se në fillim ata përgatitën një pritë për trupat kufitare të Ushtrisë Jugosllave duke vendosur mina anti-tank.

Një tank i Ushtrisë Jugosllave shpërtheu minën, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur katër të tjerë. Pastaj luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr ndaj një helikopteri të ushtrisë që mbërriti aty për të marrë viktimat.

Prokuroria pretendon se kjo u pasua nga një sulm i dytë menjëherë pas kësaj, në afërsi të pikës kufitare të Koshares, kur të akuzuarit ngritën një tjetër pritë dhe hapën zjarr ndaj një automjeti të Ushtrisë Jugosllave, duke hedhur granata dore dhe duke vrarë pesë ushtarë dhe duke plagosur dy të tjerë.

Sipas akuzës, luftëtarët e UÇK-së – të cilët dyshohet se kanë sulmuar nga territori shqiptar – më pas i grabitën ushtarët dhe vunë nën shënjestër një tjetër helikopter që erdhi të evakuonte të plagosurit.

“E vërteta është se 15 vjet pas krimeve, ky incident ka epilogun e tij në gjykatë dhe ky është një lajm i rëndësishëm për të gjithë, sidomos për familjet e atyre që u vranë,” tha Djordjeviç.

Një nga burrat e akuzuar, ish-komandant i UÇK-së Rrustem Berisha, i cili tani është deputet i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për BIRN para dhënies së vendimit se aktakuza nuk ishte e besueshme për shkak se akuzat vinin nga një ushtri përgjegjëse për kryerjen e shumë masakrave në Kosovë.

“Ne kishim uniforma. Ishim ushtarë dhe luftuam kundër ushtarëve. Ushtria Jugosllave vrau civilë, përfshirë edhe të moshuar, fëmijë dhe gra,” tha Berisha.

Vendimi mund të apelohet.

Etiketa: BIRNBurgdemedeputetGjykatagraKosovëKrimeminaParaPriteProkuroriaSHShellshtatorSulmTerrorizmiushtriUshtriaUshtria jugosllaveVendimivrasjeZjarr
Tjetri
Shqiptarët e Serbisë protestojnë për tekstet shkollore nga Kosova

Shqiptarët e Serbisë protestojnë për tekstet shkollore nga Kosova

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.