AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të mirat e shpenzimeve të përqendruara

George SorosngaGeorge Soros
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një fëmijë refugjat në kufi me Turqine. Foto: Anadoly Agency/Fatih Aktas

Epidemiologët e dinë se shpenzimi i sasive të mëdha të parave njëherësh mund të jetë shumë më efikas se sa shpenzimi i të njëjtës shumë pak nga pak përgjatë viteve. E njëjta përqasje duhet të zbatohet për krizën e refugjatëve, ku investime të mëdha nevojiten për të shmangur një epidemi frike, urrejtjeje dhe radikalizimi.

Një fëmijë refugjat në kufi me Turqine. Foto: Anadoly Agency/Fatih Aktas
Një fëmijë refugjat në kufi me Turqine. Foto: Anadoly Agency/Fatih Aktas

Progres i rëndësishëm u bë në konferencën e donatorëve për refugjatët e Sirisë, konferencë që u zhvillua në Londër më 4 shkurt. Por shumë më tepër se kaq duhet të bëhet. Bashkësia ndërkombëtare vijon të nënvlerësojë në shkallë të madhe nevojat për mbështetjen e refugjatëve, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Që të trajtohet kriza e refugjatëve, përmes përdorimit të kapacitetit huamarrës aktualisht të papërdorur të BE-së me cilësi të lartë AAA, kërkohet një ndryshim në model.

Në vend që të luftohet me fonde të pamjaftueshme vit pas viti, është koha për të përdorur modelin e “shpenzimeve të përqendruara”. Shpenzimi i një sasie të madhe parash njëherësh do të jetë shumë më tepër efektiv se sa shpenzimi i të njëjtës shume përgjatë shumë viteve. Shpenzimi i shumës në fillim do të na mundësojë ne të trajtojmë pasojat më të rrezikshme të krizës – përfshirë ndjenjat kundër migrantëve në vendet pritëse dhe dëshpërimin dhe margjinalizimin mes refugjatëve – në mënyrë më efikase. Kryerja e investimeve të mëdha fillestare mund të ndihmojë për të transformuar dinamikat ekonomike, politike dhe shoqërore larg ksenofobisë dhe urrejtjes dhe drejt pasojave konstruktive nga të cilat përfitojnë si refugjatët ashtu edhe vendet pritëse.

Përqendrimi i financimeve është përdorur shpesh për të financuar fushata për imunizimin e popullsisë ndaj sëmundjeve. Mjeti Financiar Ndërkombëtar për Imunizimin, i cili merr hua përkundrejt garancive për financimet e ardhëshme të qeverive për programet e imunizimeve, ka siguruar miliarda dollarë përgjatë viteve të fundit për të garantuar që fushatat e vaksinimit të jenë të suksesshme sa më parë të jetë e mundur. Në terma afatgjatë, kjo është më efikase se sa shpenzimi i të njëjtës shumë në këste vjetore. Mjeti ofron një precedent bindës edhe për krizën aktuale.

Një dallgë e papritur dhe e madhe me refugjatë mund të shkaktojë panik që prek popullsinë e përgjithshme autoritetet dhe, në mënyrë më shkatërrimtare edhe vetë refugjatët. Paniku ushqen një ndjenjë të gabuar se refugjatët janë barrë dhe rrezik, gjë që shkakton marrjen e masave të kushtueshme dhe kundërprodhuese, të tilla si ngritja e gardheve dhe mureve përgjatë kufijve dhe vendosja e refugjatëve nëpër kampe, të cilat nga ana e vet ushqejnë rraskapitjen dhe dëshpërimin mes refugjatëve. Nëse bashkësia ndërkombëtare mund të financojë programe të përqendruara dhe në shkallë të gjerë për trajtimin e problemit, publiku i gjerë dhe refugjatët nuk do të krijojnë ndjenja armiqësore ndaj njëri-tjetrit.

Shpenzimet e përqendruara nevojiten si në Europë ashtu edhe në shtetet e vijës së frontit si Jordania, Libani dhe Turqia. Investimet e nevojshme përfshijnë një rishikim tërësor të politikës së BE-së për azilin dhe përmirësimin e kontrolleve kufitare. Në vendet e vijës së frondit, paratë nevojiten për t’i dhënë refugjatëve mundësi formale punësimi, kujdes shëndetësor dhe arsim. Nëse jeta e refugjatëve bëhet relativisht e mirë në vendet kufitare dhe ata besojnë se një proces i rregullt po kryhet për të fituar hyrje në Europë, ata ka gjasa do të presin rradhën në vend që të vrapojnë për të hyrë sa më parë në Europë, duke e mbingarkuar sistemin. Në mënyrë të ngjashme, nëse kriza e refugjatëve mund të vihet nën kontroll, paniku do të pakësohet mes publikut në Europë dhe votuesit nuk do të priren kaq shumë ndaj mbështetjes për politika kundër migrantëve.

Jordania mund të ofrojë një shembull testimi për këtë. Një vend me 9.5 milionë banorë, ai i ka ofruar strehë 2.9 milionë nënshtetasve të huaj, përfshirë 1.265 milionë sirianëve si dhe po përballet me një dallgë të re refugjatësh të shkaktuar nga bombardimet e Rusisë. Këtu ka nevojë për një ndihmë financiare të menjëhershme dhe të madhe të kombinuar me më shumë masa preferenciale tregtie dhe falje të përkohshme të borxheve. Një program i suksesshëm në Jordani mund të demonstrojë se bashkësia ndërkombëtare është e aftë të vendosë krizën e refugjatëve nën kontroll, duke i hapur rrugë programeve të ngjashme në vendet e tjera kufitare, të përshtatura sipas specifikave të vendit në varësi të kushteve të vendit.

Një përqasje e tillë ndaj krizës mund të kushtojë më shumë nga sa mund të përballojnë vendet anëtare të BE-së me buxhetet e tyre aktuale. Kërkohet një minimum i 40 miliardë eurove (45 miliardë dollarëve) për t’u shpenzuar çdo vit në 3 deri 5 vitet e ardhëshme; por shuma edhe më të mëdha parash mund të justifikohen për të sjellë krizën e refugjatëve nën kontroll. Në fakt, deri tani, mungesa e financimeve të mjaftueshme është pengesa kryesore për zbatimin e programeve të suksesshme në të gjitha vendet kufitare, veçanërisht në Turqi. Ndërsa Gjermania ka një suficit buxhetor të pashpenzuar prej 6 miliardë eurosh, vendet e tjera të BE-së përballen aktualisht me deficite. Ministri gjerman i financave

Wolfgang Schäuble ka propozuar një taksë pan-Europiane mbi karburantet, e cila mund të kërkojë ose marrëveshje unanime ose një koalicion vendesh me vullnet për ta bërë.

Kjo e thekson rëndësinë e idesë se BE-ja mund të përdorë instrumentin që BE-ja e ka sakaq në dispozicion dhe që nuk e përdor të titujve të borxheve me cilësi të lartë AAA që duhet të emetohen në emër të BE-së. Kriza e migrantëve përbën një kërcënim ekzistencial për BE-në. Në të vërtetë, ndërsa veriu i kontinentit është në përballje me jugun dhe lindja në përballje me perëndimin, BE-ja në thelb po bëhet copash. E kur duhet të përdoret instrumenti i borxhit të përbashkt të BE-së tjetër herë më shumë se sot kur BE-ja është në rrezik të vdesë? Nuk është se nuk ka precedentë për një përqasje të tillë; përgjatë historisë, qeveritë kanë emetuar bonde për të përballuar emergjenca kombëtare.

Përdorimi i kredisë AAA të Bashkimit Europian, në vend që të taksohet konsumi, krijon edhe avantazhin shtesë të dhënies së stimulit ekonomik të domosdoshëm për Europën. Sasitë e parave që kërkohen janë mjaftueshëm të larta për të prodhuar edhe një efekt multiplikator.

Një ekonomi që rritet mund ta bëjë shumë më të lehtë pranimin e emigrantëve, qofshin këta refugjatë apo emigrantë ekonomikë. Shkurt, financimi i përqendruar është një iniciativë nga e cila fitojnë të gjithë dhe ajo duhet të ndërmerret sa më parë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Case for Surge Funding

Etiketa: Bashkimit EuropianBEekonomiFondefushataGjermaniahuainvestimeKarburantetKonsumiKrijonKrizaKufikujdes shëndetësorLindjaLondërmarrëveshjeMasapanikuprogresProject SyndicatePunëPunësimiRadikalizimirishikimrrezikSHsirianTurqiTurqiavdesvotuesit
Tjetri
FMN: Programi i Shqipërisë “brenda linjave”, kreditë e këqija pengojnë rritjen ekonomike

FMN: Buxheti, në rregull, kreditë e këqija jo, koncesionet me probleme

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.