AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Të burgosurit, 5,500 veta pas hekurave

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një i burgosur, duke lënë qelitë e burgut 325 në lagjen “Ali Demi”, pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë, ku 900 të dënuar dhe të paraburgosur u liruan para kohe më 10 prill 2014. Foto: LSA

Gjatë viteve 2013 dhe 2014, numri i të burgosurve në Shqipëri u rrit me gati 1 mijë vetë më shumë, bëhet e ditur nga INSTAT. Kukësi e Berati janë qarqet me numrin më të lartë të të burgosurve për frymë.

Një i burgosur, duke lënë qelitë e burgut 325 në lagjen "Ali Demi", pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë, ku 900 të dënuar dhe të paraburgosur u liruan para kohe më 10 prill 2014. Foto: LSA
Një i burgosur, duke lënë qelitë e burgut 325 në lagjen “Ali Demi”, pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë, ku 900 të dënuar dhe të paraburgosur u liruan para kohe më 10 prill 2014. Foto: LSA

Popullsia e burgjeve në Shqipëri është rritur me mbi 20 për qind në dy vjet duke arritur në 5,453 persona në fund të vitit 2014, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Gjatë viteve 2010-2012, numri i shqiptarëve që kaluan nga burgjet si të dënuar apo të paraburgosur qe rreth 4,600 vetë, por në vitin 2013 u rrit në 4,914 vetë ndërsa në vitin 2014 kulmoi në gati 5,500 vetë. Të dhënat e vitit 2015 nuk janë ende të disponueshme, por rritja pritet të jetë akoma më e madhe për shkak se një pjesë e madhe e të arrestuarve gjatë fushatës kundër vjedhjeve të energjisë elektrike u vunë zakonisht në masë sigurie arrest me burg gjatë muajve të parë të vitit 2015.

INSTAT raportoi edhe numrin e të burgosuve sipas qarqeve dhe numrin e të burgosurve për 10 mijë banorë. Në rang kombëtar, në vitin 2014, 19 në çdo 10 mijë shqiptarë qe i burgosur.

Kukësi ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë për vitin 2014 me 34 të burgosur për dhjetëmijë, pasuar nga Berati me 29 të burgosur për dhjetëmijë dhe Lezha  e Gjirokastra me 28 të burgosur për dhjetëmijë. Të burgosurit në Kukës janë rritur me 72 për qind përgjatë dy viteve 2013 dhe 2014, pasuar me Korçën ku rritja qe 39 për qind dhe Gjirokastrën me 30 për qind. Numri i të burgosurve në raport me popullsinë llogaritet nga INSTAT në bazë të vlerësimeve për popullsinë rezidente të qarqeve përkatëse, vlerësime që bazohen te rezultatet e Censusit 2011 dhe hipotezave mbi ndryshimet e mundshme nga censusi deri në vitin 2014. Për rrjedhojë, shifrat mund të mos jenë tërësisht të sakta.

Numri i të burgosurve është rritur veçanërisht për shkak të operacioneve të nisura nga qeveria kundër shkeljeve të kodit të qarkullimit rrugor në fund të vitit 2013 dhe kundër vjedhjes së energjisë elektrike në fund të vitit 2014.

Në fillim të vitit 2015, situata u bë dramatike për shkak se kapaciteti aktual i infrastrukturës së burgjeve dhe paraburgimit është rreth 4,500 veta, duke treguar se aktualisht burgjet përdoren mbi kapacitet. Një investigim i mëparshëm të BIRN rezultoi se në një numër të madh burgjesh, mbingarkesa me të burgosur ka detyruar të dënuarit apo të paraburgosurit të lahen vetëm një herë në javë apo të flenë me turne.

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut kritikuan në atë kohë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ushtrimin e presionit verbal publik ndaj gjykatësve për të marrë masë sigurie arrest me burg, gjë që përbën në vetvete një shkelje të të drejtave të njeriut. Një pjesë e madhe e të dënuarve apo të paraburgosurve shtesë qenë si pasojë e fushatës për ndalimin e vjedhjeve të energjisë elektrike.

Kliko këtu për file excel me të dhënat mbi numrin e të burgosurve sipas qarqeve

Etiketa: Ali DemiArrestArrest me burgBIRNBurgCensusiEdi RamaGjykatëINSTATInstituti i StatistikaveInvestigimKorçëMASParaQarqetQeveriaRamaraportshqipShqipëri
Tjetri
Shoqëria civile kritikon mungesën e transparencës së qendrës së artit në Kryeministri

Shoqëria civile kritikon mungesën e transparencës së qendrës së artit në Kryeministri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.