AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Ushtria bullgare vendoset përgjatë kufijve kundër migrantëve

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: KGG1951

Parlamenti i Bullgarisë miratoi të enjten amendimet ligjore që autorizojnë ushtrinë të ndihmojë policinë në patrullimin e kufijve të vendit për të ndaluar migrantët e paligjshëm.

Foto: KGG1951
Foto: KGG1951

Të frikësuar nga rritja e pritshme e numrit të migrantëve që mund të tentojnë të hyjnë në Bullgari gjatë pranverës, deputetët në Bullgari vendosën që ushtarët të lejohen të ndihmojnë policinë në patrullimin e kufirit kundër migrantëve të parregullt.

Të 156 deputetët e pranishëm në seancë të enjten e votuan amendimin e ligjit mbi forcat e armatosura për të zgjeruar kompetencat e ushtrisë në kohë paqeje.

“Ushtria është në gadishmëri të plotë për të marrë pjesë në ruajtjen e kufijve të Bullgarisë,” deklaroi Ministri i Mbrojtjes Nikolay Nenchev pas votimit.

Aktualisht, forcat e armatosura ofrojnë vetëm ndihmë logjistike për policinë kufitare por ndryshimet ligjore do t’i lejojnë ushtarët të patrullojnë kufirin krahas oficerëve të policisë.

Arsyeja kryesore e zgjerimit të fuqisë së ushtrisë është bindja se migrimi do të intensifikohet kur moti të ngrohet, shpjegoi Nenchev.

Zëvendëspresidenti i komitetit parlamentar të mbrojtjes Valentin Radev, i cili mori nismën për ndryshimet ligjore, tha se kryeministri Boyko Borissov pati kërkuar rol më aktiv të forcave të armatosura përgjatë kufijve.

Nenchev tha se ushtria dhe policia duhet të ulen në bisedime tani për të diskutuar si do ta organizojnë bashkëpunimin e tyre në kufi.

Ministrja e Brendshme Rumyana Bachvarova, më 10 shkurt tha se ushtria nuk do të jetë e pranishme  në mënyrë të përhershme përgjatë kufijve por do të ofrojë mbështetje në “situata emergjente kritike, kur burimet e Ministrisë së Brendshme nuk do të mjaftojnë për të garantuar siguri të plotë”.

Të enjten, kreu i komitetit parlamentar të mbrojtjes, gjenerali Miho Mihov, i deklaroi radios kombëtare se jo më shumë se katër bataljone do të vendosen në kufi.

Forcat ushtarake nuk do të kenë të njëjtin pushtet me policinë kufitare por do të lejohen të përdorin armët në situata të caktuara.

Miratimi nen për nen i amendimeve do të kryhet brenda tri ditësh.

Bullgaria është kritikuar nga disa grupime për të drejtat e njeriut për ashpërsim të politikave të veta kundër migrantëve përgjatë dy viteve të fundit.

Kritikat qenë të ashpra veçanërisht në tetor 2015, kur një migrant afgan vdiq nga plumbat e qëlluara nga një oficer i policisë kufitare, një ngjarje e paprecedent në Europë që kur kriza e refugjatëve filloi në vitin 2013.

Në raportin e fundit për Bullgarinë të publikuar më 20 janar, Organizata Human Rights Watch akuzoi forcat ligjzbatuese për përzënie në masë të azilkërkuesve dhe migrantëve drejt Turqisë dhe për brutalitet policor.

Bullgaria po ndërton një gardh me tela me gjemba 130 kilometra të gjatë përgjatë kufirit me Turqinë në përpjekje për të ndaluar fluksin e migrantëve.

Etiketa: afganArmëbisedimeBullgariBullgariadeputetforcat e armatosuraHuman Rights WatchKrizaKufiligjzbatueseMASmbështetjePoliciaSHUshtria
Tjetri
Avokati i Popullit: Shembjet e shtëpive të komunitetit rom tek Unaza e Re të paligjshme

Avokati i Popullit: Shembjet e shtëpive të komunitetit rom tek Unaza e Re të paligjshme

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.