AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria nis hetimet për studentët që hodhën vezë kundër Edi Ramës

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studente me veze ne duar, duke protestuar para godines se Drejtorise se Policise se Tiranes, ku kane kerkuar lirimin e studenteve te cilet jane ndaluar pasi goditen me veze kryeministrin Edi Rama ne Fakultetin e Shkencave Sociale | Fot nga : Malton Dibra/LSA

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kundër dy studenteve që gjuajtën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite në Fakultetin e Shkencave Sociale.

student-protest
Studentë me vezë në duar, duke protestuar para godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë kërkuar lirimin e studenteve të cilët janë ndaluar pasi goditën me vezë kryeministrin Edi Rama në Fakultetin e Shkencave Sociale | Foto nga : Malton Dibra/ LSA

Nëpërmjet një njoftimi të martën Lëvizja Për Universitetin njoftoi që Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal kundër dy aktivisteve të saj Anita Lushi dhe Bora Mema, të cilat me 2 nëntor hodhën disa vezë në drejtim të kryeministrit në formë proteste për politikat e qeverisë për arsimin e lartë.

“Sot Prokuroria e Tiranës, me kërkesë të Policisë së Shtetit, ka nisur veprimet proceduese penale ndaj studenteve dhe aktivisteve të Lëvizjes Për Universitetin Anita Lushi dhe Bora Mema, duke i akuzuar për goditjen me vezë të kryeministrit,” tha Lëvizja për Universitetin nëprmjet një njoftimi në rrejtin social Facebook.

“Në vend që të hetojë kryeministrin dhe ministren e Arsimit për hartimin klientelist të ligjit të arsimit të lartë dhe të ngrejë akuza për badigardët dhe policët që dhunuan studentët në oborrin e fakultetit dhe në mjediset e komisariatit nr. 2, Prokuroria e Tiranës gjen kohën të ndjekë pas interesat e atyre që dhunuan studentët dhe po privatizojnë jetën universitare,” shtoi ajo.

Pas protestës së 2 nëntorit, 8 aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin u shoqëruan në polici dhe u lanë të lirë pas pak orësh.

Ky grupim studentor ka organizuar për një vit e gjysmë protesta kundër Ligjit të Arsimit të Lartë, një ligj polemik që synon të ndajë fondet publike me universitetet private, i kundërshtuar edhe nga disa profesorë dhe specialistë të fushës së arsimit.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi që ndaj studentëve është regjistruar një procedim penal, por saktësoi së ato nuk akuzohen për tentativën për të goditur kryeministrin me vezë.

“Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për kundërshtim dhe goditje të forcave të rendit, pas referimit të bërë nga policia e shtetit,” tha për BIRN Albi Serani, zëdhënës i Prokurorisë së Përgjithshme.

Lëvizja për Universitetin e cilësoi hetimin e Prokurorisë si një gjyq politik të frymëzuar nga kryeministri, duke paralajmëruar protesta të reja.

“Në një vend ku pushteti gjyqësor i shërben qeverisë, gjyqi i pritshëm ndaj studenteve do të jetë politik. Akuzuesi dhe gjykatësi i vërtetë është ai që e konsideroi aksionin e aktivistëve kakarisje në demokraci: Edi Rama,” tha Lëvizja për Universitetin.

“Atij që po tenton të na bëjë gjyq politik do t’i bëjmë gjyqin qytetar në sallë, në fakultete dhe sheshe. Ne nuk kemi frikë. Ne do të jemi frika e pushtetarëve të korruptuar deri në palcë. Studentë dhe qytetarë, bashkohuni për universitetin, për shoqërinë,” përfundoi ajo.

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBIRNdemokraciDibraEdi RamEdi RamaFacebookGjykatëGjyqGjyqiHetimHetimetLigjParapoliciPoliciaPolicia e ShtetitprocedimProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e TiranësProtestaprotesteRamaSHstudentTiranë
Tjetri
Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

Dasma ime ballkanase prej të rriture (1)

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.