AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria dorëzohet para Bankers, miraton ekspertët e pavarur për gjobën e tatimeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinëz, Fier. Foto: Bevis Fusha/Bankers. Prill 2014

Pas pesë muajsh sorollatjesh, Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se në bazë të marrëveshjes, një konsulent i zgjedhur me mirëkuptim mes palëve do të shqyrtojë mosmarrëveshjen, ndërsa Bankers Petroleum raportohet se ka tërhequr procedurën e arbitrazhit.

Bankers-photo-3Qeveria shqiptare njoftoi sot se ka pranuar emërimin e një eksperti të pavarur, i cili do të duhet të vlerësojë pretendimet e administratës tatimore ndaj prodhuesit të naftës Bankers Pertroleum, pas pesë muajsh mosmarrëveshjes që kulmuan me kërcënimin me gjyq arbitrazhi nga ana e Bankers.

“Pas negociatave të zhvilluara nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore me Bankers Petroleum është arritur marrëveshja për caktimin e një eksperti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me raportin e auditit për vitin 2011,” deklaroi Ministria e Energjisë dhe Industrisë. (Kliko këtu për të parë njoftimin e plotë).

“Bankers Petroleum është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar,” vijon më tej njoftimi.

Zëvendësdrejtori i Bankers Petroleum Rob Carss tha për BIRN: “Jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptrare dhe kemi ndërprerë procesin e arbitrazhit”.

Mosmarrëveshja mes qeverisë dhe  Bankers nisi vitin e kaluar, kur autoritetet deklaruan se një rivlerësim i shpenzimeve të kompanisë për vitin 2011 ka zbuluar shpenzime të parregullta nga ana e kompanisë, e cila, duke fryrë shpenzimet, nxirrte rezultat financiar kontabël me humbje dhe rrjedhimisht, nuk paguante tatim mbi fitimin, i cili, sipas kontratës koncesionare, është në masën 50 për qind të fitimeve neto.

Në bazë të vlerësimit të kryer nga autoritetet shqiptare, administrata tatimore i dërgoi Bankers një faturë prej 57 milionë dollarësh plus kamatëvonesa për një total prej 75 milionë dollarësh.

Bankers deklaroi se nuk e pranonte faturën dhe kërkoi që të zbatohej kontrata koncesionare, e cila, sanksionon se në rast mosmarrëveshjesh të tilla, të dyja palët do të punësojnë një ekspert të pavarur për të audituar bilancin. Konkluzionet e ekspertit janë të detyrueshme për të dyja palët.

Në shtator të vitit 2015, Bankers Petroleum njoftoi se kishte rënë dakord me qeverinë për të zgjedhur audituesin e pavarur, por që nga ajo kohë, procedura e përzgjedhjes ngeci deri më tani.

Ndërkohë, administrata tatimore ndërhyri në nëntor të vitit të kaluar për të arkëtuar faturën prej 75 milionë dollarësh me mekanizma detyruese, përfshirë bllokimin e llogarive bankare të Bankers në Shqipëri. Bankers iu drejtua gjykatës së Arbitrazhit me supozimin se qeveria shqiptare pati shkelur procedurat e përcaktuar në kontratë. Vlera e aksioneve të kompanisë në bursë ra me mbi 60 për qind përgjatë muajve ndërsa vlera tregtare e kompanisë, e llogaritur si shuma e totalit të aksioneve e shumëzuar me vlerën e secilit aksion, ra në rreth 200 milionë dollarë nga mbi 500 milionë që qe para vendimit të tatimeve.

Më vonë, Bankers ra dakord që të paguajë faturën e tatimeve me këste, me kushtin që procesi i arbitrazhit të vijonte dhe që paratë t’i riktheheshin kompanisë në rast se procesi e gjente rivlerësimin e autoriteteve shqiptare të gabuar.

Këstet e para të Bankers prej rretj 5 milionë dollarë, qenë të mjaftueshme për të siguruar realizim të planit të të ardhurave të tatimeve për muajin dhjetor, por nuk është e sigurtë nëse këto para do t’i mbeten përfundimisht qeverisë shqiptare apo do të duhet t’i rikthehen Bankersit.

Me arritjen e marrëveshjes për përcaktimin e ekspertit të pavarur, “PricewaterhouseCoopers”, dhe “Navigant Consulting”, do të analizojnë pretendimet dhe do të japin një raport final brenda katër muajsh.

Bankers Petroleum ka një kontratë koncesionare që nga viti 2004 dhe është përgjegjës për nxjerrjen e pjesës dërrmuese te naftës bruto në Shqipëri. Kompania rezulton se gjatë këtyre viteve ka kryer investime të vazhdueshme, gjë që e ka bërë atë të dalë vazhdimisht me humbje ose me fitime minimale. Autoritetet shqiptare pretendojnë se investimet e deklaruara të kompanisë janë të fryra dhe jorealiste dhe se janë kryer posaçërisht për të shmangur detyrimin për të paguar tatim fitimi në masën 50 për qind.

Etiketa: AdministrataBankers PetroleumBIRNFinalGjykatëGjykatësGjyqinvestimeKontrata koncesionareMarrëveshjamarrëveshjeMASParaPriceWaterhouseCoopersPunëQeveriaQeveria shqiptareraportSHshpenzimeshqipShqipërishqiptareshtator
Tjetri
Protestuesit e rinj në Shqipëri ndahen nga politika

Protestuesit e rinj në Shqipëri ndahen nga politika

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.