AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Në Itali dyshohet për trafik droge, në Tiranë ndërtues i komplekseve luksoze

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Fejzo Zekaj-pronar në hije i “F.Z Construction” me ndërtime kompleksesh rezidenciale në zonën e Liqenit, të Saukut dhe të Lundrës, ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Breshias në 2015, por ekzekutimi i urdhër-arrestit u vonua për disa muaj.   

Kompleksi "White Houses" i ndërtuar nga kompania "F.Z Construction" e familjarëve të Fejzo Zekaj. Foto:Facebook
Kompleksi “White Houses” i ndërtuar nga kompania “F.Z Construction” e familjarëve të Fejzo Zekaj. Foto:Facebook

Fejzo Zekaj, një biznesmen i njohur ndërtimesh në Tiranë u arrestua nga drejtoria e Krimit të Organizuar të enjten, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Policia e Shtetit tha se 38-vjeçari Zekaj u arrestua pasi gjykata e Breshias në Itali kishte lëshuar një urdhër-arrest kundër tij.

Në një njoftim të shkurtër për shtyp, policia deklaroi se ndaj Zekajt ishte vendosur masa e “arrestit me burg” nga gjykata italiane, por nuk sqaroi kohën e lëshimit të urdhër-arrestit.

BIRN arriti të mësonte se biznesmeni i ndërtimit, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali  ishte shpallur në kërkim që në vitin 2015, por kërkesa e drejtësisë italiane vonoi të ekzekutohej për muaj me radhë.

Oficerë të policisë në Tiranë i thanë BIRN-it se emri i Fejzo Zekajt-pronar në hije i kompanisë së ndërtimit “F.Z Construction” nuk ishte i panjohur për ta.

“Ai ka qenë i dyshuar për veprimtari të paligjshme, por statusi social i siguruar përmes investimesh të rëndësishme e kishte bërë thuajse të paprekshëm,” tha një agjent i policisë në kushtet e anonimatit.

I pyetur për vonesën e ekzekutimit të urdhër-arrestit për Zekajn, një zëdhënës i Policisë së Shtetit i tha BIRN se bëhet fjalë për kohën e nevojshme që kërkojnë procedurat.

“Në raste të tilla ka procedura të domosdoshme ligjore të cilat duhet të ndiqen, para se të bëhet ekzekutimi i shpalljes në kërkim nga vende ku dyshohet se është kryer vepra penale,” tha ai.

Policia u tregua gjithashtu e rezervuar për të dhënë detaje mbi veprimtarinë e dyshimtë në Itali të të arrestuarit, e cila është bërë tashmë objekt hetimi. Ndërsa rezulton se gjatë kohës që Zekaj ishte në hetim në Itali, ai ia ka dalë të ndërtojë dhe të rrisë biznesin e tij në Shqipëri.

Në vitin 2007, ai ka themeluar kompaninë e ndërtimit “F.Z Construction” në Tiranë dhe një vit më pas rezulton të ketë përfituar edhe fonde publike. Sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, kjo kompani zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga nëna 68 vjeçare e Fejzo Zekajt dhe administrohet nga motra e tij.

Sipas QKR, kapitali i kompanisë është 126 milionë lekë, ndërsa aktiviteti i saj shtrihet së fundmi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e liqenit të Thatë, një kompleks rezidencial në Sauk dhe një tjetër kompleks vilash luksoze në Lundër, i quajtur “White Houses”.

Përveç ndërtimit të komplekseve të banimit, F.Z Construction ka përfituar në të shkuarën edhe fonde publike për rikonstruktimin e rrugëve në Tiranë dhe në Berat.

Në profilin e kompanisë në Facebook thuhet se ajo ka përfituar një tender prej 158.806.814 lekësh për ndërtimin e një rruge në Bllokun 45, projekt i zbatuar në vitin 2008-një vit pasi kompania ishte krijuar.

Në të njëjtin vit, “F.Z Construction” ka kryer rikonstruksionin e rrugës Çorovodë – Teqeja – Kanione Skrapar, me një fond prej 54.902.588 lekësh të bashkisë së Beratit.

Pas arrestimit, Fejzo Zekaj pritet të përballet me gjykatën ku do të shqyrtohet kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e tij.

Edhe pse autoritetet shqiptare janë përgjithësisht aprovuese me kërkesat për ekstradim që vijnë nga shtetet anëtare në BE, gjatë viteve të fundit, disa të arrestuar të profilit të lartë, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe veprimtari të krimit të organizuar kanë mundur t’i luftojnë me sukses kërkesat për ekstradim në gjykatë.

Etiketa: ArrestBEBeratBIRNBiznesmenBurgDrogeekstradimEmriFacebookFondeGjykataGjykata e BreshiasGjykatëHetimItaliKanioneKapitaliLundërMasaNarkotiknarkotikëParaPoliciaPolicia e ShtetitSHshqipShqipërishqiptareSkrapartenderTrafikTrafik Droge
Tjetri

Hipitë e Ballkanit rikthejnë në modë biçikletat e periudhës komuniste

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.