AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Hipitë e Ballkanit rikthejnë në modë biçikletat e periudhës komuniste

Mariya ChereshevaMarian ChiriacngaMariya ChereshevadheMarian Chiriac
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Biçikletat e periudhës komuniste po rikthehen në modë si produkte që duhen pasur patjetër në Bullgari dhe Rumani, kryesisht në trendin e të rinjve.

Të rinjtë i shohin markat nga ajo kohë si diçka e vjetër ose e hatashme. Foto: Atelierele Pegas
Të rinjtë i shohin markat nga ajo kohë si diçka e vjetër ose e hatashme. Foto: Atelierele Pegas

Dekada pas rënies së regjimeve komuniste të bllokut lindor, produktet që ishin dikur të famshme po rikrijohen dhe po rifuten në treg, ndonjëherë me sukses të madh.

Javën e ardhshme, një riprodhim i përmirësuar dhe përditësuar i biçikletës dikur shumë të famshme në Bullgari, Ballkani, do të dalë në shitje.

Biçikletat po nxirren në treg nga prodhuesi origjinal, kompania Balkanvelo.

Themeluar si një fabrikë shtetërore aeroplanësh në vitin 1941, ajo kaloi në prodhimin e biçikletave në vitin 1957.

Kompania filloi prodhimin e biçikletës Ballkani në vitet 1960 dhe shpejt u kthye në një simbol i periudhës socialiste si dhe një dhuratë ëndrrash për fëmijët bullgarë.

Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989, prodhimi i të ashtuquajturës “Balkanche” ndaloi.

Pjesa tjetër e biçikletave të stilit sovjetik me kalimin e kohës fituan statusin e antikave, megjithatë po bëhen aksesorë të kërkuar të kulturës së hipive në Sofje.

Ato gjithashtu mund të gjeten në fshatra gjysmë të braktisur të Bullgarisë, ku kanë mbetur vetëm si mjet i transportit për disa të moshuar.

Prodhimi i ri i Ballkanit vjen si pjesë e projektit “Kthim te rrënjët” nga Balkanvelo, që kompania po e përdor për të kthyer traditat në të tashmen dhe të ardhmen. Biçikleta shitet në dy modele – Komfort dhe Klasik.

Klasiku i ngjan më shumë modelit të periudhës komuniste, që shiti 1.5 milionë artikuj në vitet 1970 dhe 1980. Është e palosshme, i mungojnë marshet dhe ashtu si dikur është e pajisur me frena përpara dhe kundërpedal.

Lajmi rreth rikthimit të Ballkanit ngjall kujtimet e fëmijërisë mes shumë bullgarëve të lindur në fund të shekullit 20.

“Unë e lidh Ballkanin me fëmijërinë time, lagjen dhe miqtë e mi atëherë. Kisha një blu  me ndenjëse të gjatë dhe kundërpedal,” kujton 28-vjeçari Borislav.

Ai thotë se do ta blejë nj të re nëse i ngjan modelit të vjetër klasik dhe sapo t’i shohë elementët. “Patjetër që do të marr një me kundërpedal., pasi është diçka e hatashme,” thotë ai.

Në Rumaninë fqinje, Pegas, biçikleta e prodhuar gjatë qeverisjes së diktatorit komunist Çaushesku, gjithashtu është kthyer në treg.

Në vitin 2013, Andrei Botescu, një doktor donte të blinte një Pegas por zbuloi se fabrika në Transilvani ku prodhoheshin kishte ndaluar së prodhuari ato në vitet 1990.

Pasi marka e fabrikës ishte e lirë, ai e regjistroi në emër të vet dhe ngriti biznesin e tij të prodhimit të biçikletave që ishin tepër të përhapura në periudhën komuniste. Një vit më vonë, ai shiti 500 biçikleta, që u dyfishua në vitin 2014 dhe shkoi në 3000 në vitin 2015.

Kërkesa është e lartë, kryesisht me hipive. “Shumica e njerëzve që blejnë një Pagas kanë dëgjuar për të prej prindërve apo gjyshërve kur ishin fëmijë, se këto qenë biçikleta shumë të mira,” thotë Matei Cristescu, 27 vjeç. “Ndaj, vendosa të kem edhe unë një dhe jam shumë i kënaqur”.

Vitin e shkuar Botescu e shiti pjesën kryesore të aksioneve të kompanisë te një investitor rumun. Planet janë të rritet prodhimi duke u dhjetëfishuar në pesë vitet e ardhshme.

Kthimi i Pegas dhe Ballkanit ka bërë jehonë në shumë shtete të Ballkanit ku është përhapur një valë e nostalgjisë për produktet e vjetra dhe programet televizive të periudhës komuniste.

Veshjet, pijet, ëmbëlsirat dhe madje programet komike në TV nga kohët e shkuara janë rishfaqur dhe po tërheqin konsumatorët e rinj.

Sociologët thonë se ndërsa të moshuarit janë ende të dhënë pas simboleve komuniste, të rinjtë i shohin markat nga ajo kohë ndryshe, si diçka e vjetër ose e hatashme.

Etiketa: BallkaniBullgariRumaniSHTreg
Tjetri
Rriten tensionet përpara votimit presidencial në Kosovë

Rriten tensionet përpara votimit presidencial në Kosovë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.