AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rriten tensionet përpara votimit presidencial në Kosovë

Përparim IsufingaPërparim Isufi
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tendat e opozitës në Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Parlamenti i Kosovës do të mblidhet të premten për të zgjedhur një president të ri – mes shqetësimeve për përplasje të mundshme mes mbështetësve të opozitës dhe partive qeverisëse.

Tendat e opozitës në Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla
Tendat e opozitës në Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Përpara zgjedhjeve për një president të ri të Kosovës, partitë opozitare i kanë nxitur mbështetësit e tyre të mblidhen përpara parlamentit, ku kanë fjetur në tenda si pjesë e fushatës së tyre për të detyruar qeverinë të japë dorëheqjen.

Anëtarë të Asamblesë do të votojnë të premten për një president të ri të Kosovës me Hashim Thaçin, ministrin aktual të jashtëm dhe lider i partisë demokratike të Kosovës, PDK, si favorit.

Lajme u përhapën nga kampi i PDK se mbështetësit e Thaçit nga bastioni i tij i rajonit të Drenicës planifikuan të udhëtonin në Prishtinë të premten për të festuar zgjedhjen e tij, që shtoi shqetësime rreth përplasjeve në Prishtinë.

Megjithatë të enjten në mbrëmje Thaçi i mohoi pretendime të tilla.

“Disa festojnë, të tjerë protestojnë njëkohësisht… Ka një interes mes shtetasve në ardhjen [për të festuar] dhe ne do t’i përgjigjemi me ftohtësi dhe qetësi,” tha ai.

Zyrtarët e policisë i thanë BIRN se ata ishin gati të përballeshin me çdo telash. “Policia ka ndërmarrë të gjithë përgatitjet e nevojshem për të ofruar siguri dhe rend publik gjatë seancës parlamentare dhe për të menaxhuar protestat që priten të mbahen nga partitë e tjera,” tha zëdhënësi Daut Hoxha.

Një deputet i PDK, Xhavit Haliti, të enjten nxiti të dyja palët të bisedojnë për trazirat.
“Është e kuptueshme që njëra palë do të festojë dhe tjetra do të mërzitet. Por i bëj thirrje të dyja palëve të shmangin përballjen,” tha Haliti.

Seanca speciale parlamentare e ngarkuar me votimin e presidentit u thirr të mërkurën por hedhja e gazit lotsjellës gjatë takimit nga opozita e ndërpreu atë.

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, të enjten shprehu kundërshtimet e ashpra të partisë së tij për seancën e të premtes dhe për nominimin e Thaçit si kandidat për president.

“Ne duam dorëheqjen e atyre që kanë shkelur kushtetutën, jo zgjedhje të një shkelësi të kushtetutës si president,” tha ai.

“Zgjedhja e Hashim Thaçit si president i Kosovës nuk është zgjidhje,” shtoi Haradinaj.

Ai po i referohej marrëveshjeve kontraversale të qeverisë së Kosovës nënshkruar gushtin e vitit të kaluar me Serbinë dhe Malin e Zi, që opozita e ka denoncuar si jokushtetuese.

“Opozita do të kundërshtojë zgjedhjen e presidentit si brenda dhe jashtë parlamentit,” paralajmëroi Haradinaj.

Teksa votimi afrohet, është e paqartë kur dhe si Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.

Një marrëveshje koalicioni nënshkruar mes Thaçit dhe kryeministrit Ligës Demokratike të Kosovës, së Isa Mustafa, në dhjetor 2014 ra dakord se posti i kryeministrit i përket LDK ndërsa ai i presidentit PDK sapo mandati i presidentes aktuale Atifete Jahjaga të mbarojë në prill.

Kushtetuta parashikon tre raunde të mundshme votimi për postin. Në dy të parët, presidenti duhet të zgjidhet me votat e të paktën 80 nga 120 deputetëve. Nëse këto dështojnë, presidenti mund të zgjidhet vetëm me 61 vota në raundin e tretë.

Etiketa: AAKBIRNdeputetHaradinajIsa MustafaJahjagaKosovëlajmeLDKmarrëveshjeOpozitapaktPartisë DemokratikePDKPoliciapresidentProtestatRamush HaradinajSeancaVotaVotimiXhavit Halitizgjedhje
Tjetri
Zgjerohen përçarjet në Samitin e Migracionit në Bruksel

Zgjerohen përçarjet në Samitin e Migracionit në Bruksel

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.