AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Avokati i Popullit, apel qeverisë që të përgatitet për valën e refugjatëve

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Migrantët në Ballkan. Foto: Beta/AP.

Ndërkohë që kriza e refugjatëve po i afrohet kufirit shqiptar, Avokati i Popullit u bën apel ndjenjave të humanizmit dhe solidaritetit, ndërsa qeveria ka qëndrime kontradiktore.  

Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA
Avokati i Popullit, Igli Totozani. Foto: LSA

Avokati i Popullit, Igli Totozani u bëri thirrje të premten autoriteteve shqiptare që të marrin masa për pritjen dhe garantimin e të drejtave të refugjatëve, nëse rrugëtimi i tyre drejt Bashkimit Europian do të kalojë përmes Shqipërisë.

Në një njoftim për mediat, Totozani tha se po ndjek me vëmendje të veçantë situatën e krijuar me emigrantët e Lindjes së Mesme në territorin grek, ndërsa e cilësoi këtë “një moment ku shoqëritë dhe individët vihen në provë për ndjenjat e tyre të solidaritetit dhe humanizmit”.

Avokati i Popullit e konsideroi të domosdoshme që qeveria shqiptare të shtojë përpjekjet informuese, për të mos lejuar shfaqjen e stereotipeve, akteve diskriminuese apo ksenofobe ndaj një vale të pritshme emigrantësh.

“Policia e Shtetit duhet të realizojë rolin e saj si mbrojtëse dhe garantuese e sigurisë dhe të drejtave të njeriut,  në rastin e një fluksi migrator përmes Shqipërisë,” tha Totozani.

“Në këtë kontekst, strukturave të Policisë së Shtetit i lind përgjegjësia që të pengojnë dhe godasin çdo tentativë për trafikim të qenieve njerëzore,” shtoi ai.

Përgjatë vitit 2015, dhjetra mijëra refugjatë sirianë kaluan nga Greqia drejt korridorit ballkanik për të mbërritur në vendet e Bashkimit Europian. Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Shqipëria nuk ka qenë deri më tani pjesë e këtij korridori.

Por pas mbylljes së kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë, mediat ndërkombëtare paralajmërojnë se së shpejti refugjatët do të zbarkojnë në kufirin shqiptar. Qeveria shqiptare ka promovuar në të shkuarën pranimin e refugjatëve, por deklarimet e saj të fundit kanë qenë kontradiktore.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha dy ditë më parë se Shqipëria nuk do të ngrejë mure për emigrantët, duke konfirmuar se vendi ka marrë masa për pritjen e një fuksi të madh në ditët e ardhshme.

Të enjten, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë mundësinë e hapjes së kufirit, duke deklaruar se Shqipëria nuk i ka as kushtet dhe as fuqinë për t’i pranuar të gjithë.

“ …ishim të disponueshëm, nëse do të kishte një ndarje proporcionale të refugjatëve. Madje Maqedonia dhe Serbia kanë qenë më të gatshme, sesa shumë vende të tjera europiane. Ne nuk mund të jemi të gatshëm t’i presim të gjithë, nëse nuk marrin edhe të tjerët,” tha Rama.

Etiketa: ApelAvokati i PopullitBashkimit EuropianEdi RamaGreqiaIgli TotozaniKlajda GjoshaKrizaKryeministri Edi RamaMaqedoniaMasandarjePoliciaPolicia e ShtetitQeveriaQeveria shqiptareRamaSerbiaSHshqipShqipëriashqiptaresirian
Tjetri
Si mediat sociale në Shqipëri po rrezikojnë përgjegjshmërinë politike

Si mediat sociale në Shqipëri po rrezikojnë përgjegjshmërinë politike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.