AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Iran, Mexhlisin e parë, pas Marrëveshjes Bërthamore e kërkojnë reformatorët

Ben AndoningaBen Andoni
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pankarta elektorale në Teheran, fotografuar më 26 shkurt 2016. Foto kortezi: Ben Andoni

Reformatorët duket se po arrijnë një fitore elektorale në Iran, produkt i suksesit të tyre në arritjen e marrëveshjes me Perëndimin mbi programin bërthamor të vendit. Rezultati i zgjedhjeve mund të jetë përcaktues për shumë gjëra, përfshirë drejtimin e përgjithshëm të Lindjes së Mesme, raporton Ben Andoni nga Teherani.

Pankarta elektorale në Teheran, fotografuar më 26 shkurt 2016. Foto kortezi: Ben Andoni
Pankarta elektorale në Teheran, fotografuar më 26 shkurt 2016. Foto kortezi: Ben Andoni

E quajnë Mexhlis dhe të premten iranianët votuan për anëtarët e Kuvendit të tyre të ri, në të parat zgjedhje që nga heqja e embargos së Perëndimit ndaj këtij vendi, embargo që zgjati për më shumë se një dekadë dhe që e mbajti peng ekonominë e vendit në të gjitha drejtimet.

Rëndësia e votimeve për të nxjerrë 290 anëtarët e parlamentit është e madhe sepse Reformatorët po përparojnë dhe shpresojnë të kenë masën më të madhe të deputetëve. Janë gati 55 milionë iranianë të moshës mbi 18 vjeç që kanë të drejtën e votës dhe janë regjistruar në kutitë e votimit. Mbase për Shqipërinë, vërtetë, kjo s’përbën ndonjë lajm të madh, kur energjinë më të madhe e humbet lufta verbale me Opozitën, frika prej fluksit të madh të refugjatëve sirianë, apo kur Kosova përbri është krejt e destabilizuar, por për Lindjen e Mesme, qendrën e sotshme të interesit botëror, kjo ka tepër rëndësi për stabilitetin e ardhshëm botëror dhe rolin e madh të Iranit në krizën e Sirisë.

Rezultatet e para tregojnë se reformistët arritën një fitore të madhe në zgjedhje.

Në mënyrë konvencionale, vendin thuhet se e udhëheqin njëherë të ashtuquajturit tradicionalistë ose Partia e Vlerave dhe herën tjetër ata përballë tyre, Reformatorët ose Kërkuesit e Reformave. Në fakt moria e partive, që u janë qepur dy qendrave është e tejmadhe dhe një evropian e ka të vështirë të mjedisohet me emrat e tyre të gjatë. Tradicionalistët kanë masën më të madhe dhe nëse fitojnë do e pengojnë sërish kryeministrin Rouhani, që ka nisur një fushatë për përmirësimin e të drejtave te femrat dhe për ta larguar pak shtetin nga religjioni. Iranianët të sqarojnë gjatë për partitë dhe kandidatët, por u mungon shpjegimi i thjeshtë i evropianëve të Perëndimit.

Ka dy votime dhe njëra lidhet me Mexhlisin, Kuvendin tonë kurse tjetri me të ashtëquajturin Këshilli i Ekspertëve. Kjo trupë, si tip Senati ka në dorë të vëzhgojë të gjithë performancën e Liderit Suprem, por edhe është përgjegjëse për hedhjen poshtë të tij, njësoj si zgjedhjen dhe monitorimin e punës së Khamenit, udhëheqësit fetar.

Janë 6200 kandidatë, fotot e të cilëve i ke kudo, por që shpesh të duken të njëjtët prej shprehjeve fikse të fytyrës, që do nxjerrin anëtarët e parlamentit teksa janë 161 mëtues për Këshillin e Ekspertëve, që përbëhet nga 88 vende. Ministri i Brendshëm lajmëroi orët e fundit se edhe pse shumë politikanë janë optimistë për njohjen e menjëhershme do të duhen tre ditë për rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare, pasi vetë Teherani do nxjerrë 30 deputetë nga mbi 1000 kandidatëve garues kurse lokalitetet e tjera mendohet se e nxjerrin rezultatin brenda ditës.

Iranianët kanë një adhurim gati të paimagjinueshëm krahasuar me ne, sa i përket korrektësisë të zgjedhjeve. Më kujton një film të tyre, i mbathur me çmimet më të mëdha evropiane, teksa një helikopter çon kutinë e votimit dhe në skajet më të mëdha të vendit të tyre me një sipërfaqe prej 1 milion e 650 mijë kilometrash katror.  Nuk e di sa e vërtetë është por janë skualifikuar po gati 6000 kandidatë për qëllime të ndryshme, ku mungesa e arsimit ka qenë primare. Aludohet dhe për kandidatë me qëndrime jo aq të vendosura ndaj fesë!

Reformatorët drejtohen nga shefi i politikbërjes reformatore Mohamed Reza Aref dhe lista e tyre përfshin personalitete të tilla si Ali Motahaari dhe Alireza Mahxhub, kurse partitë më të vogla dhe bashkime të tilla si Partia për Demokraci, që po rritet, u shkojnë pas dhe mbështesin qeverinë aktuale. Nëse ata fitojnë në bllok në dy zgjedhjet do ndikojnë që të zgjedhin dhe Liderin e ardhshëm.

Njerëzit janë në dukje tepër indiferentë para gazetarëve të shumtë të huaj, por vështirësia shtohet duket prej gjuhës dhe më shumë papërshtatmërisë së qytetit gjigand me plot 8milionë banorë por që me rrethinat besohet të jetë gati 13 milion. Pyetjeve të gazetarëve i përgjigjen me kinse optimizëm dhe disi patetikë por e shikojnë votën si një ndryshim për reformat, që duhet të marrin jetë pas Marrëveshjes Bërthamore të korrikut.

Republika Islamike për herë të parë pas viteve mosmarrëveshjeve nënshkroi tetë muaj më parë një marrëveshje historike bërthamore me gjashtë fuqitë botërore, në mënyrë që t’u shmanget këtej e tutje edhe zyrtarisht sanksioneve ndërkombëtare mbi ekonominë e saj.

Presidenti Hasan Rouhani, në këtë vazhdë, ka mbajtur tre ditë më parë një fjalim populist për pjesëmarrje duke grishur mëndjen e banorëve se ata janë kapitali kryesor i arritjeve vendase, kurse Lideri Suprem Ajatollah Khamenei pretendoi  në një tubim të fundit një Mexhlis besnik, vigjilent dhe rezistent ndaj kërkesave eksesive të fuqive hegjemoniste…, ku inati nuk bie me amerikanët. Por ai vetë, si zor ta shijojë këtë gjuhë për shkak të problemeve të shëndetit. Gjithsesi njerëzve të religjionit dhe sidomos votuesit tradicionalistë kaq u ka mjaftuar që të ngrihen peshë dhe t’i përveshin si dikur SHBA, armikut të betuar të dikurshëm. Një inxhinier thotë se ka logjikë nëse do të marrin pjesë shumë njerëz, sepse larg tyre që themi: ”Sa më shumë të votojnë aq më shumë del trendi i njerëzve dhe ajo që duan dhe që kërkon vendi, që do të thotë përmirësime”.

Pyesim një koleg iranian, që i kërkojmë mundësi interviste me Ahmadinaxhed. Ky i fundit, ithtar i gjuhës së egër është zhdukur dhe atij nuk ia falin inegzistencën në këto kohë…, na sqaron. Një tjetër, më thotë se në Iran interesi më i madh është te zgjedhjet lokale, pasi iranianët janë kërkues ndaj interesit publik që lidhet me jetesën e tyre, kurse zgjedhjet politike i sheh disi të lodhshme.

Heqja e sanksioneve i ka bërë që të gjithë perëndimorët të vrapojnë dhe të presin ndryshim shumë shpejt. Këtë e shikon në gazetat e tyre të mbushura me vizita delegacionesh ekonomike dhe mbi të gjitha, marrëveshjet e reja, ku perëndimorët s’po humbin asnjë minutë.

Një çift duke u kujdesur për macet në Teheran më 26 shkurt 2016. Foto kortezi: Ben Andoni
Një çift duke u kujdesur për macet në Teheran më 26 shkurt 2016. Foto kortezi: Ben Andoni

“Rouhani do të forcojë mandatin e tij me besimin popullor për politikat e tij të qeverisë, duke e bërë më të vështirë për Këshillin që në mënyrë të përsëritur dhe haptazi e pengon atë”, na thotë një studente.

Në fakt, duket se ai po punon më mirë për rizgjedhjen e tij dhe i gjithë trendi duket se do e favorizojë. Megjithatë Rouhani akuzohet për pazotësi nga tradicionalistët, një fakt që ai e ka kaluar me krahasimin e  gjendjes më parë të Ahmadinaxhadit, që megjithatë ‘progresin’ ekonomik e arriti nga çmimi i atëhershëm i naftës që shkoi në 120 USD me një të ardhur kombëtare prej qindra miliarda USD, që sërish nuk i menaxhoi si duhet. Kurse, ai vetë, Rouhani e gjeti ekonominë me të ardhura të ulura prej naftës që pësoi një ulje të madhe dhe nga vështirësitë e tjera. Në një farë mënyre të gjithë autorët që pretendojnë demokraci janë të mbushur me akuza me njëri-tjetrin.

Gjithsesi për ne mbetet thjesht të vëzhgojmë, dhe meqë jemi larg na intereson vetëm qetësi dhe një marrëdhënie e mirë, për një vend që po bën fuqinë e vet në Lindjen e Mesme…

Etiketa: AkuzaBanorëdemokracideputetembargoFinalfitoregazetarGazetatIrankandidatëtKapitaliKEKosovaLokaleLuftamarrëveshjeMASMoriaParaPartiapopulistPunëSenatiSHSHBAshqipsirianstudenteuljevizitavotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
“Fuqia e Butë” e Turqisë në Ballkan rrezikon të kthehet në bumerang

“Fuqia e Butë” e Turqisë në Ballkan rrezikon të kthehet në bumerang

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.