AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Jahjaga kritikohet për nënshkrimin e marrëveshjes për Gjykatën Speciale

Petrit ÇollakungaPetrit Çollaku
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Foto: Presidenca e Kosovës.

Ekspertët ligjorë shprehen se marrëveshja e nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga me Hollandën për ngritjen e gjykatës së re e cila do të gjykojë anëtarë të UÇK-së, nuk duhet të ishte miratuar nga parlamenti.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Foto: Presidenca e Kosovës.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Foto: Presidenca e Kosovës.

Ditën e martë ekspertë ligjorë në Kosovë u shprehën se Jahjaga nuk kishte asnjë të drejtë të nënshkruante marrëveshjen e fundit për ngritjen e të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale” në Holandë dhe thanë se ajo duhet të ishte ratifikuar nga parlamenti.

Sipas Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë një votim parlamentar, nëse ato përfshijnë një sërë çështjesh.

Këtu përfshihen: territori, paqja, aleanca, çështje politike dhe ushtarake; të drejta dhe liri themelore; anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare; ose Kosova që ndërmerr detyrimet financiare.

I njëjti nen i Kushtetutës i jep presidentit të drejtën për të ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nëse nuk është pjesë e një prej këtyre pikave.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha për BIRN se marrëveshja midis Kosovës dhe Hollandës bie pjesë e nenit të të drejtave dhe lirive themelore “sepse kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut dhe liritë e të të akuzuarve dhe viktimave që mund të dalin nga gjyqet në Gjykatën Speciale”.

“Presidentja i ka tejkaluar kompetencat e saj. Ishte Parlamenti i Kosovës ai që kishte autorizimin kushtetuese për të ratifikuar marrëveshje të tilla ndërkombëtare,” tha ai.

Doli tha se një veprim i tillë nga presidentja vendoset një precedent të rrezikshëm për marrëveshjet e ardhshme ndërkombëtare.

“Nuk i di arsyet pse parlamenti u anashkalua, por shpresoj që ekipet ligjore të vendit të kenë paraqitur arsyetimin që qëndron pas kësaj,” tha ai.

Profesori i drejtësisë Riza Smaka tha gjithashtu për BIRN se marrëveshja duhej të ishte ratifikuar nga parlamenti.

“Po të shohim titullin e marrëveshjes, duket se presidentja kishte të drejtë ta nënshkruante atë. Por është e rëndësishme të shohim se cila është përmbajtja e saj. Ajo ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut dhe parlamenti ishte autoriteti i duhur për ratifikim e saj,” tha Smaka, i cili është gjithashtu anëtar i një prej partive opozitare të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK.

Zyra e Jahjagës ditën e hënë tha se ajo ishte e autorizuar nga Kushtetura të nënshkruante marrëveshjen me Holandën për krijimin e gjykatës së re, e cila zyrtarisht quhet Dhomat Speciale të Kosovës.

Ajo u nënshkrua fillimisht nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ambasadori holandez në Prishtinë, Gerrie Willems.

Parlamenti holandez tha se nuk ishte e nevojshme që ai ta ratifikonte marrëveshjen.

“Ministri i Punëve të Jashtme i ka dërguar një letër parlamentit mbi marrëveshjen dhe se nuk ka nevojë për ratifikim nga parlamenti,” tha për BIRN Leon Van Schie nga zyra e komunikimit e parlamentit holandez.

Gjykata e re do të gjykojë luftëtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe vepra penale të pasluftës nga viti 1999-2000 dhe do të jetë e vendosur në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë.

Gjykata, e cila është e përbërë nga gjykatës ndërkombëtarë, do të funksionojë sipas ligjit të Kosovës. Kjo do të thotë se ajo nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë e Kosovës që administron drejtësinë jashtë vendit.

Ajo po ngrihet pasi Task Forca Speciale Hetimore e BE-së kreu një hetim 3-vjeçar mbi akuzat e bëra fillimisht nga Këshilli i Evropës, raportuesi i të cilit u shpreh në një raport në vitin 2011 se gjatë konfliktit në Kosovë nga ana e anëtarëve të UÇK-së ishin kryer krime kundër njerëzimit, si për shembull, rrëmbim, torturim dhe trafik organesh.

Etiketa: AAKBEBIRNGjykataGjykatëGjykatësHashim ThaçiHetimHolandëJahjagaKosovaKosovëKrimekrime luftekushtetueseLufteMarrëveshjamarrëveshjePresidencaPunëraporttë drejtaTrafiktrafik organeshvotim
Tjetri
A ia vlen të luftohet për Europën?

A ia vlen të luftohet për Europën?

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.