AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kërcënimet terroriste dëmtojnë turizmin në Bosnje

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sarajeva. Foto: Clark and Kim Kays/Flickr

Kompanitë turistike po fajësojnë për rënien e numrit të vizitorëve në Sarajevë në fillim të 2016, raportimet e medias mbi kërcënimet terroriste në Bosnje.

Sarajeva. Foto: Clark and Kim Kays/Flickr
Sarajeva. Foto: Clark and Kim Kays/Flickr

Profesionistët e sektorit turistik në Bosnje i tremben faktit se rënia së fundmi e numrit të vizitorëve mund të jetë për shkak të raportimeve nga media ndërkombëtare që e lidhin Bonje-Hercegovinën me fenomenin e terrorizmit ndërkombëtar dhe Shtetin Islamik, ISIS.

Sipas të dhënave nga Komuniteti i Turizmit në Kantonin e Sarajevës, në janar 2016 numri i turistëve të huaj ra me 17.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë. Ata thonë se një rënie e ngjashme do të konfirmohet edhe për shkurtin.

Megjithëse rezultati i dobët gjithashtu reflekton motin e keq të dimrit, që i dekurajon njerëzit nga vajtja në Sarajevë, një tjetër faktor pas trendit janë raportimet e kërcënimeve terroriste në Bosnje, tha për BIRN të mërkurën, Asja Hadziefendiç-Mesiç, nga Komuniteti i Turizmit në Kantonin e Sarajevës.

“Në fund të vitit 2015, ne kishim dy ngjarje që patën një impakt të madh negativ në imazhin e vendit tonë, sulmi në Rajlovaç dhe arrestimi i 11 të dyshuarve për planifikimin e një sulmi me bombë në Vigjilje të Vitit të Ri në Sarajevë,” tha Hadziefendiç-Mesiç.

“Shumë turistë vendosën të anulonin udhëtimet dhe rezervimet që kishin bërë si rezultat i kësaj”, shtoi ajo.

Më 18 nëntor, Enes Omeragiç, një banor i Sarajevës, qëlloi për vdekje dy ushtarë në lagjen Rajlovaç, në një sulm që autoritetet e kualifikuan si akt terrorist.

Javë më vonë, më 22 dhjetor, policia boshnjake arrestoi 11 persona me dyshimin e përgatitjes së një sulmi me bombë në Vigjilje të Vitit të Ri në Sarajevë.

Sipas Hadziefendiç-Mesiç, alarmi në rritje rreth kërcënimeve terroriste në Bosnje ka ndikuar veçanërisht te turistët nga Kroacia, që është vendi kryesor prejardhjes së turistëve në Bosnje.

“Numri i kroatëve që vizituan Bosnjën në janar 2016 gati u përgjysmua krahasuar me janarin 2015”, tha Hadziefendiç-Mesiç, duke theksuar se “media nga rajoni, veçanërisht nga Kroacia dhe Serbia” kontribuan në rritjen e alarmit rreth situatës së sigurisë në vend”.

Sipas Hadziefendiç-Mesiç , shqetësimet e sigurisë mund të ketë shkaktuar dëm të madh mbi turizmin në kryeqytetin boshnjak, që u bë një nga destinacionet kryesore të turizmit në rajon në vitet e fundit.

Megjithatë, profesionistët që operojnë në sektorin e turizmit i thanë BIRN se mbeten optimistë.

“Ne mendojmë se rezultatet e këqija të dy muajve të fundit janë kryesisht prej kohës së keqe,” tha për BIRN Elvis Cehajic, nga Relax Tours, një agjenci turistike në Sarajevë.

“Kërcënimet terroriste deri më tani nuk kanë ndikuar shumë në punën tonë, siç ndodhi për shembull me përmbytjet katastrofike të 2014,” shtoi Cehajic.

“Ne presim që ky sezon do të jetë më i suksesshëm sesa i mëparshmi,” përfundoi ai.

Etiketa: arrestimiBIRNBosnjeISISKroaciaMediaPoliciaPunërajonrajoniSarajevëSerbiaSulmTerroristturistvdekje
Tjetri
Lajmet kryesore të ditës në foto

Shqipëria i druhet përfshirjes në itinerarin e refugjatëve

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.