AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (3)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një nuse e ardhshme tregon rrugëtimin e saj drejt planifikimit të dasmës së dytë dhe më të rëndësishme të saj në një moshë madhore, ndërsa nxjerr në pah mendësinë ballkanase dhe sfidat e planifikimit. “Sapo e caktova se sa njerëz doja të ftoja në dasmën time, më duhej një vend për organizimin – por kjo rezultoi një prishës i planeve…”

Dusica, blog

“Epo, jemi të lumtur që interesohen për restorantin tonë, por… e keni parasysh,” ai ndaloi përpara se të vazhdonte: “Ne preferojmë të flasim direkt me nusen dhe dhëndrin. Ju jeni prindërit e…?” Pyetja u shoqërua me ngritje vetullash.

“Në fakt,” filloi i fejuari im: “Ne jemi prindër por… kjo nuk është për ndonjë nga fëmijët tanë”.

Ne shkëmbyem shikime dhe pastaj pamë këtë burrë të sjellshëm në dukje profesionist, përpara nesh, që sapo na kishte ofruar një filxhan kafeje përpara se të na lajmëronte për preferencat në negociata. Ne ndaluam dhe pastaj unë i thashë: “Ne JEMI nusja dhe dhëndri”.

Pastaj e kuptova përse kameramanët me pajisje të teknologjisë së lartë mbi shpatulla shkojnë diku; ata duhet të kapin me video këtë çast që meriton të postohet në kategorinë e videove qesharake. Pamja në fytyrën e tij burri, befasia e tij dhe turpi që në dukje na ofendoi, ishte e pakrahasueshme.

Ishte njëlloj kudo që shkonim dhe kalonim një pjesë të pasditeve dhe fundjavave për të gjetur një vend perfekt për dasmën.

Ndryshe nga gjuetia e datës, kjo ishte më shumë si procedura që ndjek kur zgjedh një vendtakim për punë. Kur organizoj një konferencë, kërkoj shërbime të mira të interpretimit, një lidhje të mirë interneti dhe pajisjet për prezantim; këto prioritete përcaktojnë vendin që do të zgjidhet. Vlera e parave është thuajse gjithnjë e fundit që  kërkohet, pasi bën diferencën midis atyre që përmbushin kushtet e parametrave prioritare.

Ishte thuajse e njëjta gjë këtu. Paratë u llogaritën të fundit, por prioritetet ishin “paksa” ndryshe; ndriçimi zëvendësoi interpretimin, mundësitë e dekorimeve zëvendësuan internetin dhe ndjesa që më dha zëvendësoi pasjijet e prezantimit.

Ndaj, për t’i rënë shkurt, kishte shumë si këto lloj pyetjesh në proces dhe një varietet të madh përgjigjesh për to.

Mësova se “mbulesat e bardha të tavolinave bëheshin edhe më të bukura pasi kishin humbur pak ngjyrën, ngaqë ishin përdorur për mbi 20 vjet pa u zëvendësuar”.

Gjithashtu mësova se, megjithëse mund ta shoh me sytë e mi se 15 tavolina nuk mund (nuk ka shans, as që bëhet fjalë, as për një milionë vjet) të rregullohen në një dhomë të pozicionuara në formë rrethore, një pronar i etur për para do të lodhet shumë duke i zhvendosur ato, thjesht për të provuar se ka të drejtë – dhe të përfundojë duke provuar se unë kisha të drejtë.

Gjithashtu pashë që një vend mund të organizojë dasmën tënde, por – nëse ka më pak se 200 të ftuar – ata do t’i shërbejnë gjithashtu çdo të ftuarit tjetër që mund të dojë të hyjë – por të paktën jo në tavolinat e pronotuara nga ti.

Pashë gjithashtu një vend që ka pesë sallone dasmash nën një çati dhe një izolim aspak perfekt, duke ofruar një miksim fantastik të muzikës.

Ende, fituesi i kategorisë “së dështuar” ishte vendi ku nuk mund të hyje një ditë përpara dasmës por ku mund të shkosh sa më herët ditën e dasmës dhe ta dekorosh si të duash.

Ata thjesht harruan të thoshin: “dhe pastaj vrapo në shtëpi 15 minuta përpara dasmës, bëj një dush dhe vishur dhe bjer i vdekur në gjysmë të festës sepse je i rraskapitur deri atëherë!”

Epo, e menduam paksa, por nuk na u desh edhe aq gjatë për të zgjedhur. Ne vendosëm të linim një takim tjetër me disa prej tyre, t’i përfshinim në raundin dy.

“Pra, cila është data?” pyetën ata. “Ne po mendojmë për majin, këto dy data,” u përgjigjëm ne.

“Miiiiiirë,” tha ai dhe pastaj ndaloi, pa kalendarin: “Jemi të pronotuar në të dyja datat, por kemi një datë të lirë nga mesi i qershorit”.

Epo, jo, ky është Ramazani, nuk mund të funksionojë. Tjetri! Po ashtu edhe tjetri. Biseda shkoi thuajse njëlloj.  Data që ne preferonim ishin pronotuar ndaj unë pyeta për data të tjera. Një, dy, tre, pesë data të mundshme përpara Ramazanit dhe (tani me pak entuziazëm), në përpjekje për datën time në korrik… Jo!

“Përse nuk doni një dasmë të mërkurën? E keni konsideruar shtatorin? Nëse doni atë datë, mund të mendoni për vitin e ardhshëm; do t’ju japë kohë të përgatisni diçka”.

Megjithatë, dy vendet që pëlqyem ishin të disponueshme për një nga datat në maj, ndaj shkuam në shtëpi, u ulëm dhe unë i rihyra operacionit të përzgjedhjes së datës.

Rillogarita gjithçka, lundrova në internet duke parë për domethënien, kontrollova të gjitha ditët e pushimit dhe datat me rëndësi, pas rreth tre ditëve isha gati të thosha: “në rregull, nëse duam majin, le të jetë kjo!”

Dhe, kështu, prindërit që nuk po martojnë ndonjë nga fëmijët e tyre por që janë nusja dhe dhëndri vetë më në fund e ndanë datën, që u përcaktua nga vendi, jo nga parametrat e mi. Sikur ta dija se sa rëndësi të madhe do të kishte vendi i dasmës në vendimin tim!

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2)

Etiketa: izolimnegociatapaktParaSHvideo
Tjetri
Austria dënon bullgarin për trafikim të migrantëve

Austria dënon bullgarin për trafikim të migrantëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.