AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

BE-ja dhe Turqia arrijnë marrëveshje për krizën e refugjatëve

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup refugjatësh fle pranë stacionit të policisë në qytezën Gevgelija, Maqedoni. | Photo by: Tsvetomir Dimov

Marrëveshja e arritur mes BE-së dhe Turqisë në Bruksel hap një rrugë drejt zgjidhjes së krizës së refugjatëve në Ballkan – por vjen me një çmim të lartë në kuptimin e kërkesave të Turqisë.

Një grup refugjatësh fle pranë stacionit të policisë në qytezën Gevgelija, Maqedoni. | Photo by: Tsvetomir Dimov
Një grup refugjatësh fle pranë stacionit të policisë në qytezën Gevgelija, Maqedoni. | Foto: Tsvetomir Dimov

“Marrëveshje. Arritje e madhe me Turqinë,” shkruan një postim në Twitter nga Martin Selmayr, zëdhënësi i presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, të hënën në mbrëmje, duke iu referuar marrëveshjes së BE-së me Turqinë mbi krizën e refugjatëve.

Testi më i fundit i marrëveshjes, megjithatë, do të vijë më 17-18 mars kur detajet të marrin formë në Këshillin Europian.

Samiti BE-Turqi në Bruksel pasoi mbylljen e kufijve të të ashtuquajturit itinerar ballkanik i migrantëve, që ka zënë në kurth mijëra njerëz në veri të Greqisë.

Shiu i dendur gjithashtu ka shtuar telashet për migrantët dhe paralajmërimet e përvijimit të një krize të madhe humanitare. Zyrtarët grekë besojnë se 100,000 të mbërritur të tjerë do të prekin brigjet greke në fund të marsit.

Detajet e sakta të marrëveshjes nuk janë përcaktuar ende, por kërkesat nga ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ishin për më tepër para nga BE-ja për të pranuar azilkërkuesit e refuzuar nga Europa, liberalizim i vizave për turqit dhe bisedime intensive për kërkesën e Turqisë për anëtarësim në BE.

BE-ja ka dyfishuar menjëherë ndihmën financiare në 6 miliardë euro në shkëmbim të pranimit të refugjatëve nga Turqia në tokën e vet dhe pranim të azilkërkuesve të refuzuar.

“Nuk ka pasur prej vitesh samit më të rëndësishëm në Bashkimin Europian sesa ky që ndodhi në Bruksel të hënën,” shkroi në editorialin e vet The Guardian.

Megjithatë, disa vende të Europës lindore po kërcënojnë se do ta prishin marrëveshjen dhe kundërshtuan planin për zhvendosje të migrantëve direkte në shtetet Europiane nga Turqia me kuota të caktuara.

“Kryeministri #Orban ka zbatuar veton në planin BE-Turqi për të zhvendosur azilkërkuesit direkt nga Turqia,” tha zëdhënësi i kryeministrit hungarez Viktor Orban në Twitter.

Turqia thotë se e saj janë të drejta duke marrë parasysh se vendi ka strehuar tashmë thuajse 3 milionë refugjatë nga Lindja e Mesme.

Vala e njerëzve që po i largohen luftërave në Siri dhe Irak nuk ka gjasa të ndalojë së shpejti, pasi autoritetet greke thonë se rreth 2000 refugjatë mbërrijnë çdo ditë në ishujt grekë.

“Me këto propozime të reja synojmë të shpëtojmë refugjatët, të dekurajojmë keqpërdorimin dhe shfrytëzimin e situatës dhe të gjejmë një epokë të re të marrëdhënieve Turqi-BE”, tha në Bruksel ministri i jashtëm turk, Davutoglu.

Por ai i tha liderëve europianë se Turqia kërkonte më shumë për shtetasit e vet në këmbim të ndihmës së BE në këtë krizë.

Davutoglu gjithashtu u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kërkoi “një prani më të dukshme të NATO-s” në kufirin Turqi-Serbi.

Amnesty: Marrëveshja e BE-së dhe liderëve turq goditje vdekjeprurëse për të drejtën e azilkërkimit

AP Photo / Boris Grdanoski
AP Photo / Boris Grdanoski

Përpjekja e vazhdueshme për të rikthyer njerëzit në Turqi në vend që të kërkohen rrugë për t’i ofruar atyre mënyra të sigurta dhe të ligjshme të vendosjes në Europë tregon një sjellje dritëshkurtër dhe çnjerëzore në përballimin e kësaj krize, tha Amnesty International pas bisedimeve të Këshillit të Europës me Turqinë të hënën.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, presidenti i KE, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker shpërndanë konturin e planit për marrëveshjen përfundimtare të BE-së dhe Turqisë, përpara takimit të Këshillit Europian më 17 dhe 18 mars.

Propozimi që për çdo refugjat sirian të kthyer në Turqi nga Greqia, një sirian do të vendoset në BE ka të meta morale dhe ligjore, tha Amnesty.

“BE-ja dhe liderët turq sot arritën në një pikë të ulët duke tregtuar të drejtat dhe dinjitetin e disa prej njerëzve më vulnerabil në botë. Ideja e këmbimit të refugjatëve për refugjatë jo vetëm që është çnjerëzore, por gjithashtu ofron një zgjidhje afatgjatë të paqëndrueshme për krizën humanitare,” tha Iverna McGowan, kreu i Zyrës së AI për Institucionet Europiane.

Etiketa: Amnesty InternationalAzilkërkuesitBallkanBEbisedimeBrukselDonald TuskEuroEuropaGreqiaIrakKEkrizeLindjaLindja e MesmeMaqedoniMarrëveshjamarrëveshjeMetaNATOOrbanParasamitSamitiSerbiSHSHIUSirisiriantë drejtaThe GuardianTurqiTurqi-BETurqiaTwitterViktor Orban
Tjetri
Të zhgënjyer nga Gjermania; drama e azilkërkuesve zbret në Rinas

Kërkesat për azil në Bashkimin Europian (Infografik)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.