AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Bosnja dhe Kroacia e kthejnë hekurudhën e vjetër në shteg biçikletash

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Turizmi me biçikleta në Bosnje. Foto: Youtube

Një projekt ndërkufitar mes Kroacisë dhe Bosnjes po i jep një jetë të re ish-hekurudhës së perandorisë austro-hungareze, duke iu përgjigjur kështu bumit të kërkesave për eksplorim të Ballkanit me biçikletë.

Turizmi me biçikleta në Bosnje. Foto: Youtube
Turizmi me biçikleta në Bosnje. Foto: Youtube

Një projekt i përbashkët mes Kroacisë dhe Bosnjes synon të rigjallërojë hekurudhat e vjetra të ndërtuara nga perandoria Austro-Hungareze duke krijuar një rrjet shtigjesh biçikletash, që gjithashtu do të zhbllokojnë potencialin turistik në rajon.

“Synimi i projektit është të rregullohet shtegu që dikur përdorej nga trenat,” tha për BIRN Ana Soldo, drejtoreshë e kompanisë publike Vjetrenica, organizata e zbatimit të projektit.

Puna për rinovimin e rrugëve ka filluar tashmë dhe duhet të përfundojë në fund të vitit, i tha BIRN Soldo.

“Ne do të sigurohemi që rrugët të pastrohen, të krijohen sinjale dhe informacion për turistët dhe gjithashtu të zhvillohet një rrjet subjektesh që mund të jenë me interes për zhvillimin turistik të shtegut”, tha Soldo duke shtuar se “dy ish-stacione trenash janë kthyer në motele”.

Projekti, që ka një kosto totale prej 2960,000 eurosh dhe që po mbulohet nga Instrumentet e Ndihmës përpara Pranimit nga ana e BE-së për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, filloi në vitin 2014, nën emrin “Nëpër histori me biçikletë” ose “Rivitalizimi i hekurudhës së ngushtë – Ciro”.

Hekurudha fillimisht u ndërtua në vitin 1901 nga autoritetet austro-hungareze, që atëherë sundonin Bosnjen dhe Kroacinë. Ajo lidhte qytetin bregdetar të Dubrovnikut në Kroaci me qytetet e brendshme Trebinje dhe Capljina në Bosnje dhe shtrihej në një total prej 200 kilometrash, 120 km janë në Bosnje.

Një tren i njohur me avull, që njihej si Ciro, operoi deri në vitin 1971, kur autoritetet jugosllave mbyllën të gjitha linjat që nuk ishin fitimprurëse dhe mbyllën lidhjet hekurudhore me Dubrovnikun.

Sipas Ana Soldos, rinovimi i rrugës që “Ciro” përdorte do të ketë rëndësi të madhe për komunitetin.

“Hekurudha ka një rëndësi jetësore për të gjithë rajonin” tha Soldo, duke shtuar se sapo u mbyll njerëzit filluan të largoheshin gradualisht.

Me t’u përfunduar, shtegu i biçikletave do të lidhë disa destinacione turistike në rajon, ashtu si rezervati natyror Hutovo Blato dhe shpellën Vjetrenica, që është më e madhja në vend.

Ramiz Baziç, një ekspert i Bordit Turistik të Hercegovinës – Neretva Canton, gjithashtu tha se puna do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin e rajonit.

“Është një projekt ambicioz, që me siguri do të jetë i mirë për kantonin pasi prezanton një mundësi për të ndihmuar zhvillimin e vendeve më të vogla, që janë përgjatë rrugës,” tha Baziç për BIRN.

Ai shtoi se çiklizmi ka një rëndësi të madhe në kuptimin e turizmit në rajon përgjithësisht.

“Në pesë vitet e fundit, numri i turistëve që dëshirojnë të zbulojnë këtë rajon me biçikletë është shtuar shumë. Ne tashmë kemi hapur dy shtigje, një në veri në Mostar dhe një në perëndim të territorit,” tha Baziç. “Ky projekt me siguri do të ndihmojë në shtimin e bashkëpunimit Kroaci-Bosnje,” përfundoi ai.

Etiketa: BEBIRNBosnjaBosnjeHekurudhakostoKroaciKroaciandikimPunarajonturistTurizmi
Tjetri
Shtetet e Ballkanit mbyllin kufijtë në efekt domino

Shtetet e Ballkanit mbyllin kufijtë në efekt domino

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.