AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kompania tërheq ofertën, dështon koncesioni i targave me çip

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Makina në autostradën Tiranë-Durrës. Foto: LSA

Në kohën që grupi i vlerësimit në Ministrinë e Transporteve nuk kishte dalë ende me një vendim, kompania Porta Saber Albania tërhoqi ofertën e saj duke i dhënë fund debatit për targat elektronike.

Makina në autostradën Tiranë-Durrës. Foto: LSA
Makina në autostradën Tiranë-Durrës. Foto: LSA

Projekti për dhënien me koncesion të targave me çip ka dështuar, pasi kompania Porta Saber Albania është tërhequr nga oferta e saj, e cila parashikohej t’i kushtonte 48 euro çdo pronari automjeti në Shqipëri. Pak ditë më parë, kompania ka dërguar një letër në Ministrinë e Transporteve, duke tërhequr ofertën e bërë në shtator të vitit 2015.

Ministria e Transporteve konfirmoi tërheqjen e kompanisë së interesuar, ndërsa pohoi se procedurat e vlerësimit të propozimit të saj po shkojnë drejt mbylljes.

“Grupi i vlerësimit po ndjek procedurat e përcaktuara në ligj pas tërheqjes së kompanisë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Arbër Hitaj.

Projekti i targave elektronike u prezantua nga Ministria e Transporteve si “çelësi” i zgjidhjes për problemet e sigurisë në rrugë që prej vitit 2014. Në shtator të 2015, Ministria mori një kërkesë për koncesion dhe një studim fizibiliteti nga kompania Porta Saber Albania-kompani e administruar nga sipërmarrësja Fitnete Sulaj.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi detajet e këtij projekti, ku Porta Saber Albania premtonte se do të investonte rreth 6.2 milionë euro në pesë vitet e para të koncesionit dhe do të merrte mbrapsht 95 milionë euro në 35 vitet e operimit të tij.

Porta Saber Albania parashikonte në studimin e saj që brenda tre vitesh të pajisë me çip elektronik targat ekzistuese, të cilat llogariten të jenë 360 mijë në total. Pas tre viteve të para, kompania parashikonte të instalonte çdo vit 40 mijë çipe për makinat që hyjnë rishtaz në qarkullim.

Sipas studimit, çdo çip i instaluar i kushtonte 7 euro kompanisë dhe 48 euro qytetarit. Diferenca e madhe në çmim justifikohet me kostot shtesë për blerjen e 200 lexuesve të të dhënave që do të instalohen në rrugët e Shqipërisë, ngritjen e një qendre të kontrollit me vlerë 120 mijë euro dhe blerjen e makinave apo pagesat për stafin që do të realizojë projektin.

Përveç kostove ekonomike, projekti i targave me çip ngrinte pikëpyetje serioze mbi ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave personale i kërkoi garanci shtesë kompanisë, në mënyrë që projekti të ishte në përputhje me ligjin.

Ministria e Transporteve ngriti një grup pune për të shqyrtuar ofertën e kompanisë Porta Saber Albania, me anëtarë dhe përfaqësues nga disa ministri. Megjithatë, ky grup pune nuk doli me një raport përfundimtar mbi termat e koncesionit, pasi kompania tërhoqi ofertën e saj.

Etiketa: autostradBIRNDurrësEuroInvestigimKomisioneriKomisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave PersonaleKoncesionKoncesioniLigjMakinaPararaportshqipShqipërishtatorVendim
Tjetri
Sekuestrohet hoteli i biznesmenit të vrarë me atentat

Sekuestrohet hoteli i biznesmenit të vrarë me atentat

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.