AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia ende “mohon” gjenocidin në Srebrenicë

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Debati në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd. Foto: Twitter/FHP

Historianët duhet të ngrënë zërin për gjenocidin e korrikut 1995 në Srebrenicë, ndërsa publiku serb nuk duhet ta mohojë më atë, u tha gjatë një debati në Beograd.

Debati në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd. Foto: Twitter/FHP
Debati në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd. Foto: Twitter/FHP

Pavarësisht vendimeve gjyqësore ndërkombëtare, injoranca dhe mohimi i gjenocidit të Srebrenicës të vitit 1995 është ende i përhapur në Serbi, u tha në një debat në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd të hënën në mbrëmje.

Nemanja Stjepanoviç nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd tha se 21 vjet pas ndodhjes së gjenocidit, të gjitha faktet për masakrat janë përcaktuar në detaje falë dëshmive dhe provave në gjykatë.

Por shumë njerëz ose nuk e dinë ose nuk duan të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, tha Stjepanoviç në debatin me temë “Shkolla e Dijes: Srebrenica, Harta e shoqërisë gjatë dhe pas gjenocidit”.

“Injoranca dhe mungesa e informacionit mund të kenë qenë justifikim për të mos pranuar krimet në atë kohë. Sot nuk ka më justifikime. Çdo mohimi i krimit të Srebrenicës do të thotë miratim për këtë,” tha Stjepanoviç.

Edhe pse OKB-ja e deklaroi Srebrenicën një “zonë e sigurt”, qyteti u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995 dhe më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë në ditët që pasuan.

Masakrat janë përcaktuar si gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe gjykata shtetërore boshnjake. Por ky përkufizim është kontestuar fuqishëm nga zyrtarët serbë dhe ata serbë të Bosnjës, të cilët pretendojnë se krimi nuk përbën gjenocid.

Në mars të vitit 2010, parlamenti i Serbisë miratoi një rezolutë që dënon masakrën e Srebrenicës, por nuk arriti ta quajë krimin gjenocid.

Korrikun e kaluar, një rezolutë që dënon masakrën e Srebrenicës më 1995 si gjenocid nuk arriti të miratohej në OKB, pasi aleatja e Serbisë, Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, votoi kundër saj.

Dubravka Stojanoviç, një historiane nga Beogradi, tha se pranimi i krimeve të Srebrenicës si një akt gjenocidi do të përfaqësonte një lëvizje larg nga qëndrimi se vetëm serbët ishin viktima.

“Pranimi i gjenocidit të Srebrenicës prek shtresat më të thella të identitetit serb,” tha Stojanoviç.

“Nëse do të njihej, e gjithë perspektiva historike do të ndryshohej. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se të mësuarit mbi Srebrenicën është një mësim i rëndësishëm në histori, ” shtoi ajo.

20 vjetori i përkujtimores së kësaj ngjarje korrikun e kaluar shkaktoi tensione si në Bosnjë dhe Hercegovinë ashtu edhe në Serbi. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mori pjesë në ceremoni, por u sulmua nga disa prej pjesëmarrësve në të.

Një ngjarje e planifikuar e quajtur #sedamhiljada, e cila kishte për qëllim të mblidhte në mënyrë simbolike 7,000 njerëz – që përfaqëson numrin e përafërt të vdekjeve në Srebrenicë – jashtë ndërtesës së parlamentit në Beograd vitin e kaluar, nuk u zhvillua pasi ministria e brendshmendaloi tubimet planifikuara me rastin e 20-vjetorit të masakrave më 11 korrik, duke cituar rreziqet e sigurisë.

Por rreth 200 njerëz e sfiduan ndalimin e tubimit dhe zhvilluan një përkujtimore duke ndezur qirinj një mbrëmje më parë, duke shkaktuar një kundër-protestë nga përkrahësit e krahut të djathtë.

Anita Mitiç e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, një nga organizatoret e përkujtimores, u akuzua për kundërvajtje nga ministria e brendshme, e cila pretendoi se ajo shkeli ligjin duke organizuar një tubim publik pa njoftuar paraprakisht autoritetet.

Mitiç pohoi se çështja kundër saj ishte një tjetër shembull i politikës së autoriteteve për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Etiketa: BeogradgjenocidGjykataGjyqkrimiMinistria e BrendshmeOKBRusiaSerbiSerbiashkollaSrebrenicatensioneTwitterviktima
Tjetri
I biri i Adem Jasharit i bën thirrje politikanëve t’i japin fund krizës

I biri i Adem Jasharit i bën thirrje politikanëve t’i japin fund krizës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.