AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria peshon skenarët e refugjatëve me fqinjët

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët në itinerarin e Ballkanit. Foto: BETA/AP

Shqipëria po mban bisedime me Italinë dhe Greqinë për atë që mund të ndodhë nëse refugjatët e ngecur në Greqi do të përpiqen të hapin një itinerar tjetër për në Itali përmes Shqipërisë.

Refugjatët në itinerarin e Ballkanit. Foto: BETA/AP
Refugjatët në itinerarin e Ballkanit. Foto: BETA/AP

Teksa vendet e Ballkanit Perëndimor veprojnë së bashku për të ndaluar valën e refugjatëve në itinerarin e vjetër nëpër Ballkan, Shqipëria po mban negociata me Greqinë dhe Italinë fqinje rreth një fluksi të mundshëm refugjatësh në kufijtë e saj.

Megjithëse Shqipëria nuk ka qenë pjesë e itinerarit të Ballkanit deri më tani, ajo i druhet faktit se dhjetëra mijëra migrantë të mbetur në Greqi, – që me gjasa do të arrijnë një qind mijë refugjatë së shpejti – mund t’i drejtohen kufirit shqiptar.

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar pak rreth negociatave që po ndodhin ndërsa samiti europian në Bruksel diskutoi zgjidhjet.

Zv. ministrja e brendshme Elona Gjebrea i tha programit televiziv Top Story të hënën se po mbahen diskutime me Greqinë pa zbuluar detaje.

“Nuk ka marrëveshje me Greqinë mbi refugjatët megjithatë ka diskutime dhe zgjidhja do të vijë brenda kornizës eurpiane”, tha ajo.

Media shqiptare, duke cituar burimet e ministrisë së jashtme greke, thotë se Greqia planifikon të dërgojë mijëra refugjatë në Shqipëri, megjithëse nuk është e qartë se cili do të jetë itinerari nëse kjo ndodh.

Kryeministri italian Matteo Renzi ka thënë se Roma i trembet rigjallërimit të trafikimit të njerëzve në itinerarin e vjetër të Adriatikut, nga Shqipëria nëpër rajonin e Pulias në Itali përmes detit.

Sekretari Italian i Shtetit për Çështjet Europiane, Sandro Gozi, pas një vizite në Shqipëri në fillim të javës, tha të mërkurën se po punonte me Shqipëri për një memorandum bashkëpunimi që do të ndihmojë vendin të sigurojë kufijtë.

“Ka një rrezik që itinerari i Ballkanit mund të bëhet itinerari i Adriatikut, ku përfshihet Shqipëria, Mali i Zi dhe pastaj Italia. Për këtë arsye, ne duam të përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur memorandumin që na lejon të ndihmojmë Shqipërinë,” tha Gozi.

Në dy javët e fundit, policia shqiptare ka intensifikuar patrullimet në kufirin me Greqinë dhe po kontrollohen në mënyrë strikte linjat e rregullta të autobusëve që transportojnë pasagjerë mes dy vendeve.

Kontrolle po mbahen edhe në zonat bregdetare për të eliminuar çdo mundësi të përdorimit të gomoneve nga trafikantët për të çuar refugjatët në Itali.

Në lidhje me kapacitetet pritëse, autoritetet shqiptare kanë identifikuar disa zona që mund të përdoren në rast të fluksit të refugjatëve megjithëse nuk po bëhen përgatitje të tjera.

Etiketa: BallkanbisedimeBrukselGreqiGreqiaItaliItaliaMaliMali i ZimarrëveshjeMediamedia shqiptarenegociataPoliciaRomarrezikSamitiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Kampionati botëror i djathit përzgjedh më të mirin (Foto)

Kampionati botëror i djathit përzgjedh më të mirin (Foto)

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.