AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aleatët e Millosheviçit përkujtojnë 10-vjetorin e vdekjes së tij

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli te varri i Millosheviçit. Foto: Instagram/Vojisllav Shesheli.

Anëtarë të Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviçit dhe nacionalistë serbë përkujtuan ish-presidentin jugosllav një dekadë pas vdekjes së tij në Hagë, gjatë gjyqit për krime lufte.

Vojisllav Shesheli te varri i Millosheviçit. Foto: Instagram/Vojisllav Shesheli.
Vojisllav Shesheli te varri i Millosheviçit. Foto: Instagram/Vojisllav Shesheli.

Sipas raporteve të medias, rreth 200 vetë u mblodhën në qytetin e lindjes së Millosheviçit, Pozarevac, të premten për të vendosur lule dhe kurora në varrin e tij në kopshtin e shtëpisë së familjes së tij.

Disa nga ish-aleatët e Millosheviçit nga Partia e tij Socialiste erdhën për t’i bërë nderimet e tyre, përfshirë këtu edhe ish-ministrin Milutin Mrkonjiç dhe Nikola Sainoviç, ish-zv/kryeministri jugosllav, i cili së fundmi është kthyer nga Haga pas mbarimit të dënimit të tij me burg për krime lufte në Kosovë.

Ministri aktual i punës në Serbi, Aleksandar Vulin, anëtar i Lëvizjes Socialiste, gjithashtu mori pjesë në këtë event dhe tha se Millosheviçi ishte “persekutuar dhe dënuar mizorisht”, njoftoi agjencia e lajmeve Tanjug.

I pandehuri i Gjykatës së Hagës, Vojisllav Sheshel, vendimi i të cilit për krime lufte në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci pritet të merret më 31 mars, mori pjesë gjithashtu për të bërë nderimet e tij së bashku me disa anëtarë të Partisë së tij Radikale Serbe.

“Ai u vra për shkak se nuk mori ndihmën e duhur mjekësore dhe në kohën e duhur,” tha Shesheli pasi vendosi lulet.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të një shoqate të quajtur “Liri”, e themeluar nga vetë Millosheviçi, e cila organizon një udhëtim përkujtimor të përvitshëm në Pozarevac.

Lindur dhe rritur në Pozarevac në vitin 1951, Millosheviçi u ngrit në pozitë në vitin 1987, kur ai u bë i njohur si zëdhënës për nacionalistët serbë në ish-Jugosllavi.

Ai erdhi në pushtet në vitin 1990 si president i Serbisë dhe në vitin 1997 u bë president i Jugosllavisë.

Ai e mbajti këtë post deri më 5 tetor 2000, kur u rrëzua nga opozita. Më pak se një vit më vonë, ai u arrestua me urdhër të ish-kryeministrit serb Zoran Djindjiç dhe u transferua në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për të dalë para gjyqit, duke u bërë kështu kreu i parë europian i shtetit që do të ndiqej penalisht për gjenocid dhe krime lufte.

E veja e Millosheviçit, Mirjana Markoviç, së fundmi botoi historinë e jetës së saj, “Bilo je to ovako”, (Kështu ishte), në atë që botuesit e saj, kompania Novosti e Serbisë, tha se ishte “një përpjekje për të përmbushur dëshirën e fundit të burrit të saj, Sllobodanit”.

Markoviç dhe djali i saj, Marko Millosheviç, jetojnë në Moskë, ndërsa vajza e saj Marija është e vendosur në Mal të Zi.

Ata kërkohen të gjithë në Serbi për krime që variojnë nga korrupsioni, shpërdorim detyre e deri te posedim i paligjshëm armësh. Ata akuzohen se kanë fshehur dhjetëra miliona euro në llogari të huaja.

Duke komentuar faktin se ata kanë qenë jashtë Serbisë për ca kohë, Vulin tha se ata duhet të kthehen në vend.

“Mendoj se familjes së Sllobodan Millosheviçit duhet t’i jepet të paktën e drejta e dyshimit për pafajësi,” tha Vulin, i cili ishte gjithashtu një nga themeluesit e partisë së Markoviçit. Interpoli nxori një njoftim të kuq, pasi autoritetet serbe e akuzuan Markoviçin për shpërdorim  detyre me nxitje dhe ndërhyrje të paligjshme.

Megjithatë, Rusia ka refuzuar ta ekstradojë atë në Serbi.

Etiketa: 1997ArmëBurgEurogjenocidGjykatëGjykatësInstagramish-JugosllaviJugosllaviKorrupsioniKrimekrime lufteKroaciLufteMal të ZiMillosheviçMjekmjekëOpozitapaktParaPartiaPartisë SocialistePiSpresidentPunëRusiaSerbiSHShesheliShpërdorim detyreSllobodan MillosheviçTanjugVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Vetëvendosje përmbys kamionët serbë në shenjë proteste

Vetëvendosje përmbys kamionët serbë në shenjë proteste

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.