AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“ Omega Pharma ”, vazhdon kontrabandën e ilaçeve

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Kompania e akuzuar për megamashtrim me fatura false dhe që ka sakaq një ish-aministrator të arrestuar, humbi administratorin e rradhës sot, kur 75 vjeçari Fatos Çausholli u arrestua për kontrabandë.

Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese
Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Janë nën shënjestrën e organeve ligjzbatuese por, nuk heqin dorë nga mashtrimet për produktet farmaceutike.

Kompania “Omega Pharma”, vazhdon veprimtarinë e saj duke iu shmangur detyrimeve ligjore, dhe pse drejtues të saj, tashmë janë të arrestuar për mashtrimi me fatura false ilaçesh.

Mëngjesin e së shtunës, një tjetër administrator i kompanisë “Omega Pharma”, është arrestuar në kushtet e flagrancës, në tentativë për të kaluar pa doganë, një sasi të konsiderueshme prodhimesh farmaceutike.

Policia e shtetit bëri të ditur se përmes një operacioni të koduar, “Vitamina”, arrestoi administratorin e kompanisë, Fatos Çausholli, 75 vjeç, pasi e kapi duke tentuar të kalonte pa i zhdoganuar një sasi ilaçesh me vlerën e 4 milionë lekëve lekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, për të realizuar këtë shmangie nga detyrimet doganore administratori i kompanisë është ndihmuar dhe nga, Merlind Berberi, me detyrë agjent doganor, i agjencisë “Etna Al”, i cili është arrestuar mëngjesin e së shtunës, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

“Sektori i Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë finalizuar operacionin ”Vitamina“, arrestohen dy shtetas: Fatos Çausholli, 75 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë ”Omega- Farma” dhe Merlind Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor në agjencinë ”Etna Al“ Gjatë kontrollit të ushtruar në kompanin ”Omega”- Farma, u konstatua te kishte shmangie në vlerën e 4 000 000 lekëve, duke kaluar mallrat kontrabandë”, – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.

Në tetor të vitit 2015, prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e ish-administratorit të kësaj kompanie, Nadir Çausholli, pasi sipas akuzës, ai rezultonte si organizatori i një skeme mashtrimi me fatura false ilaçesh.

Pas hetimeve disa mujore të prokurorisë, u arrestuan disa drejtues farmacish si dhe punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Prokuroria tha se ka ndjekur gjurmët e dokumenteve të rimbursimit për ilaçin Ketosteril për të zbuluar se një kompani me emrin “Omega Pharma Group” ka lëshuar përgjatë periudhës qershor 2013-maj 2015, fatura fiktive, të cilat, një rrjet farmacish i ka paraqitur për rimbursim te fondi.

Prokuroria zbuloi se disa farmaci në Tiranë patën deklaruar hyrje të barit Ketosteril me furnitor “Omega Farma Group”, por në fakt, ky ilaç importohet nga një kompani tjetër farmaceutike.

Në tetor të vitit të shkuar, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 13 personave ku sipas hetimeve rezultonte që i tërë mekanizmi i mashtrimit drejtohej nga “Omega”, e cila lëshonte fatura fiktive për shitje ilaçesh te rrjeti i farmacive ndërsa farmacitë dorëzonin fatura për rimbursim te Fondi.

Ky është një nga shumë skandalet e skemës së sigurimeve shëndetësore përgjatë dy viteve të fundit.

Në qershor të vitit 2014, prokuroria e Tiranës, zbuloi katër farmaci “fantazmë”, që përmes recetave të falsifikuara kishin përfituar rreth 56 milionë lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor. Në atë kohë u arrestuan 9 persona, mes të cilëve edhe drejtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani.

Fondi i Kujdesit Shëndetësor është krijuar për të financuar shpërndarjen e ilaçeve falas dhe kujdesin shëndetësor për shqiptarët që janë përfitues nga skema kombëtare e sigurimit shëndetësor.

Në raportin vjetor të FSDKSH thuhet se fondi i rimbursimeve për 2014 ishte 8.2 miliardë lekë, duke e bërë farmaceutikën një nga tregjet më të rëndësishme në vend si dhe një nga tregjet me riskun më të lartë të mashtrimit.

Etiketa: FSDKSHGjurmëtkontrabandëligjzbatueseoperacioniPjerin XhuvaniPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranësSHTiranë
Tjetri
Qeveria “rikthen” anëtarësimin e detyrueshëm të bizneseve në Dhomën e Tregtisë

Qeveria “rikthen” anëtarësimin e detyrueshëm të bizneseve në Dhomën e Tregtisë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.