AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Profili i rekrutëve Kosovarë të ISIS (Dokumentet)

Vincent TriestValerie HopkinsngaVincent TriestdheValerie Hopkins
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dokumenti rekrutimit të ISIS | Foto nga : Gazeta JNK

Nga formularët që opozita siriane i ka dhënë BIRN, rezulton se rekrutët e të ashtëquajturit Shteti Islamik nuk kanë njohuri fetare dhe as arsim të lartë.

Dokumenti rekrutimit të ISIS | Foto nga : Gazeta JNK
Dokumenti rekrutimit të ISIS | Foto nga : Gazeta JNK

Gjashtë kosovarë të etnisë shqiptare, të cilët i janë bashkuar të ashtuquajturit Shtet Islamik apo ISIS, në vitin 2013, kishin njohuri të vogël ndaj ligjit islam dhe nuk u larguan kurrë nga Kosova.

Këto gjetje janë pjesë e një morie dokumentesh të brendshme të “Kalifatit”, të cilat Prishtina Insight – BIRN, i disponon.

Këto dosje i janë dhënë Prishtina Insight nga një portal dhe grup opozitar sirian, “Zaman al Uasi”, dhe vërtetësia e tyre nuk është provuar ende.

Dokumentet janë pjesë e një totali prej 23 dosjesh që kanë të bëjnë me kosovarët në ISIS. Asnjë nga gjashtë qytetarët në fjalë nuk ka përfunduar diçka më shumë se shkolla e mesme, dhe vetëm një prej tyre kishte dalë më parë nga Kosova.

Ata që thanë se ishin të punësuar në Kosovë, listuan punë krahu si murator, teknik ndërtimi, moler dhe kasap. Vetëm një prej tyre përmend vendlindjen, Ferizaj.

Këto dokumente janë të parat nga vetë ISIS që provojnë përfshirjen e disa kosovarëve në këtë grup. Dokumentet mund të forcojnë hetimet e prokurorisë për disa prej xhihadistëve kosovarë.

Në dukje formularët janë dokumente standarde të pranimit të individëve, me 23 pika që përfshijnë informacion personal, punësimin dhe nivelin e njohurive fetare.

Zyrtarët e ISIS-it që kanë mbushur formularët për kosovarët kanë pasur edhë një hapësirë për ta plotësuar me rolin e rekrutëve të rinj në të ashtuquajturin kalifat.

Formularët në fjalë janë vetëm gjashtë prej 1736 dokumenteve me informacione personale të rekrutëve të ISIS-it që kanë rrjedhur.

Rreth 40 kombësi janë përfaqësuar në formularë duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Hjermaninë, Arabinë Saudite, Tunizinë, Marokun dhe Turqinë. Përveç 23 kosovarëve, figurojnë edhe 25 luftëtarë nga Shqipëria dhe 8 persona nga Maqedonia.

Këta formularë, të quajtur “të dhënat e muxhahedinëve”, u janë dhënë çdo personi që dëshiron t’i bashkohet grupit, urdhëruar nga Administrata e Përgjithshme Kufitare e të vetëshpallurit Shtet Islamik. Secili prej këtyre formularëve ishte plotësuar në gjysmën e dytë të vitit 2013.

Por grupi opozitar sirian që ia dha këto dokumente Prishtina Insight, vendosi t’i fshijë (mbulojë me bojë) emrat e vërtetë të luftëtarëve dhe informacionet mbi kontaktimin e tyre.

Një aktivist i grupit, Ethar Abdulhak, tha në një përgjigje të shkruar ndaj Prishtina Insight se organizata dëshiron ta mbrojë identitetin e familjeve të këtyre luftëtarëve.

“Ne mbuluam disa prej të dhënave, duke zgjedhur të mos zbulojmë emrin e personit, emrin e nënës dhe numrin e komunikimit. Kjo është me rëndësi për faktin se inteligjenca [shërbimet e sigurisë] mund të përfitojë nga ky informacion, dhe ne respektojmë privatësinë personale”, tha Abdulhaku në përgjigjen e tij.

Megjithatë, aktivistët thanë se janë të gatshëm t’u japin informacione rreth luftëtarëve familjeve të tyre, me kusht që të afërmit të jenë në gjendje të verifikojnë identitetet e tyre.

Një tjetër pikë në formular i pyet rekrutët e rinj mbi njohuritë e tyre fetare, në të cilën ata mund të zgjedhin bazike, mesatare apo e lartë.

Të gjashtë rekrutët kosovarë kishin shënuar kutinë e dijes bazike, çka ngre dyshime se këta rekrutë të rinj nuk kishin shumë njohuri fetare para se t’i bashkoheshin ISIS-it.

Gjithashtu, gjashtë rekrutët kishin thënë se nuk kishin përvojë të mëparshme të luftës në xhihad.

Të gjithë kosovarët që kishin shkuar në territorin e ISIS-it, duket se ishin rekomanduar nga i njëjti person, Abu Abdullahu. Në pesë raste ai referohet si Abu Abdullah al Albani, ndërsa në një vend tjetër si Abu Abdullah Al-Kosovi.

Sipas Shpend Kursanit, ekspert mbi ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, të dy këta emra lufte i referohen Lavdrim Muhaxherit, i cili fillimisht e quante veten Al-Kosovi, e më pas Al-Albani. Duhet të ketë një referencë nga brenda Kosovës, gjithashtu, i cili në këtë rast Kursani thotë se është Zekirija Qazimi, i cili është arrestuar në gusht të vitti 2014 dhe ndodhet ende në paraburgim.

Sipas raportimeve të ndryshme, Qazimi, një imam nga Gjilani u arrestua nga policia tek fshihej në pyll.

Ai akuzohet për rekrutim për terrorizëm dhe po gjykohet në Kosovë bashkë me gjashtë të dyshuar të tjerë.

Në seancën e sotme, 14 mars 2016 në gjykatë, Qazimi nuk deshi të deklarohet se a e përkrah luftën në Siri por tha se prej se është ne burg nuk e din se çfarë është duke ndodhur atje në Siri dhe mohoi që ta ketë ndihmuar ndokënd për të shkuar në Siri.

Qazimi duke u përgjigjur ne pyetjet e avokatit të tij Murat Demolli se çka kishte nënkuptuar kur kishte thënë se “gjaku i kufarëve [jobesimtarëve] është pija më e mirë”, ai tha se këtë e kishte lexuar në një libër të një dijetari dhe se vetëm kishte dashur ta citonte se ekziston ajo thënie pasi që disa hoxhallarë kishin thënë se “nuk është citim i vërtetë”.

Prokuroria pretendon se Qazimi e ka ndërruar komandën e ISIS nga Lavdrim Muhaxheri te kosovari tjetër që po lufton në Siri, Ridvan Aqifi me anë të thirrjeve telefonike.

I pyetur nga prokurori Suad Kuraja nëse e njeh Lavdrim Muhaxherin dhe siç e quajti ai “hoxhën e nderuar Ridvan Aqifin”, Qazimi mohoi të ketë kontaktuar me ta përmes telefonit pasi ata kanë shkuar në Siri.

Por duke folur për Lavdrim Muhaxherin, imami gjilanas tha se nga ajo si e ka njohur ai dhe si flitet në media për të “është sikur të jenë dy persona te ndryshëm”.

“Lavdrimin e njoh si një djalë të qetë e të sjellshëm”, tha Qazimi.

Katër xhihadistë hynë në Siri në të njëjtën ditë, ndërsa dy të tjerë hynë veçmas.

Niveli i arsimit të këtyre rekrutëve varion nga elementar dhe nivel i ulët deri te niveli i mesëm i arsimit.

Është e paqartë se çfarë do të bëjnë autoritetet e sigurisë me këto dokumente të rrjedhura nga opozita siriane, të cilat mund të shërbejnë si prova të rëndësishme në gjykatë.

Numri një

  1. Formulari i aplikimit i ISIS | Foto nga : Gazeta JNK
    Formulari i aplikimit i ISIS | Foto nga : Gazeta JNK

    Emri: I fshirë

  2. Pseudonimi: Abu Hamza Kosovi
  3. Emri i nënës: I fshirë
  4. Grupi i gjakut:
  5. Ditëlindja dhe shteti: 1982, Kosovë
  6. Statusi martesor: I Pamartuar
  7. Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
  8. Arritja akademike: e mesme
  9. Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
  10. Puna e mëparshme: punëtor ndërtimi
  11. Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: vetëm Kosovë
  12. Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi (“Marokeni”)
  13. A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
  14. Data e hyrjes: 2013/11/9
  15. A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
  16. (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
  17. Specializimi? (alternativat janë luftim, sheriat, siguri apo administratë, por asnjë prej këtyre nuk janë përzgjehdur)
  18. Vendi aktual i punës:
  19. Depozita: Pasaporta
  20. Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
  21. Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
  22. Data e vrasjes dhe vendi:

Numri dy

  1. Emri: I fshirë
  2. Pseudonimi: Abu Khetab Kosovi
  3. Emri i nënës: I fshirë
  4. Grupi i gjakut:
  5. Ditëlindja dhe shteti: 1984, Kosovë
  6. Statusi martesor: I Pamartuar
  7. Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
  8. Arritja akademike: e mesme
  9. Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
  10. Puna e mëparshme: teknik ndërtimi
  11. Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
  12. Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi (“Marokeni”)
  13. A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
  14. Data e hyrjes: 2013/11/9
  15. A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
  16. (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
  17. Specializimi? Bosh
  18. Vendi aktual i punës:
  19. Depozita: Pasaporta
  20. Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
  21. Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
  22. Data e vrasjes dhe vendi:

Numri 3

  1. Emri: I fshirë
  2. Pseudonimi: Abu Sufian
  3. Emri i nënës: I fshirë
  4. Grupi i gjakut:
  5. Ditëlindja dhe shteti: 1986/10/15, Kosova
  6. Statusi martesor: I Pamartuar
  7. Adresa dhe vendbanimi: Ferizaj
  8. Arritja akademike: Fillor
  9. Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
  10. Puna e mëparshme: Kasap
  11. Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
  12. Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri)
  13. A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
  14. Data e hyrjes: 2013/12/9
  15. A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
  16. (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
  17. Specializimi? Bosh
  18. Vendi aktual i punës:
  19. Depozita:
  20. Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
  21. Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Është fshirë
  22. Data e vrasjes dhe vendi:

 Numri katër

  1. Emri: I fshirë
  2. Pseudonimi: Abu Abdulaziz Kosovi
  3. Emri i nënës: I fshirë
  4. Grupi i gjakut:
  5. Ditëlindja dhe shteti: 1987, Kosovë
  6. Statusi martesor: I Pamartuar
  7. Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
  8. Arritja akademike: i Mesëm
  9. Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
  10. Puna e mëparshme: punëtor ndërtimi
  11. Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
  12. Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi
  13. A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
  14. Data e hyrjes: 2013/11/9
  15. A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
  16. (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
  17. Specializimi? Bosh
  18. Vendi aktual i punës:
  19. Depozita:
  20. Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
  21. Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
  22. Data e vrasjes dhe vendi:

Numri pesë

  1. Emri: I fshirë
  2. Pseudonimi: Abu Abdel Karim Kosovi
  3. Emri i nënës: I fshirë
  4. Grupi i gjakut:
  5. Ditëlindja dhe shteti: 1992, Kosovë
  6. Statusi martesor: I Martuar
  7. Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
  8. Arritja akademike: Fillor
  9. Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
  10. Puna e mëparshme: punëtor ndërtimi
  11. Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Belgjikë
  12. Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Atma (një fshat në Siri), Abu Mansour Al Maghrabi
  13. A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Albani
  14. Data e hyrjes: 2013/11/9
  15. A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
  16. (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
  17. Specializimi? Bosh
  18. Vendi aktual i punës:
  19. Depozita:
  20. Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
  21. Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Nuk dëshiron të kontaktohet njeri
  22. Data e vrasjes dhe vendi:

Numri 6

  1. Emri: I fshirë
  2. Pseudonimi: Abu Sulejman
  3. Emri i nënës: Faride
  4. Grupi i gjakut: O+
  5. Kombësia: Shqipëri
  6. Statusi martesor: I Martuar, një fëmijë
  7. Adresa dhe vendbanimi: Kosovë
  8. Arritja akademike: I mesëm
  9. Niveli i sheriatit: Bazik (ose “i thjeshtë”)
  10. Puna e mëparshme: Bojaxhi/moler
  11. Vendet ku ke shkuar dhe sa ke qëndruar: Jo
  12. Vendi nga i cili ke hyrë? Dhe kontakti personal? Hyri përmes Azaz
  13. A ke një rekomandim dhe nga kush? Abu Abdullah Al Kosovi
  14. Data e hyrjes: 29 korrik 2013
  15. A ke marrë pjesë në xhihad më parë? Ku? Jo
  16. (A je): Luftëtar apo martir? Luftëtar
  17. Specializimi? Bosh
  18. Vendi aktual i punës:
  19. Depozita:
  20. Niveli i dëgjimit dhe bindjes:
  21. Adresa për kontaktim (me gjasa kush kontaktohet nëse vdes): Aktualisht në Tal Rifat, selia e shqiptarëve
  22. Data e vrasjes dhe vendi:

Marrë nga Prishtina Insight

Etiketa: adresaakademikeaktivistBIRNBurgdosjeEmriFerizajgazetaHetimetISISKEKosovaKosovëLavdrim MuhaxheriLIBLindjaLufteMaqedoniaMASMediaMuxhahedinëOpozitaParaparaburgimpasaportaPoliciaPrishtinaProkuroriProkuroriaPunëPunëtorSHshkollashqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShteti IslamikSirisirianSuad KurajavdesxhihadxhihadistëZaman al Uasi
Tjetri
Armët ballkanase pikasen në duart e rebelëve në Siri (Video)

Armët ballkanase pikasen në duart e rebelëve në Siri (Video)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.