AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (4)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

“Ne u fejuam, gjetëm vendin, dinim datën dhe e kishim një ide se kë donim (apo duhej) të ftonim. Por në fund të fundit, a donim vërtet të martoheshim?”

Dusica, blog“Në rregull, pra çfarë do të bëjmë me njerëzit?” e pyeta.

“Për çfarë e ke fjalën?”

“Dua të them, kë do të ftojmë?”

“Epo, ti do të ftosh 50 dhe unë 50, dhe kemi edhe 20 të tjerë shtesë, nuk e kuptoj për çfarë po pyet.”

“Nuk na duhet t’i kontrollojmë listat? Po sikur të dua të ftoj dikë që ty nuk të pëlqen?”

“Të lutem, ji më e qartë”, u përgjigj ai dhe rrëmbeu telekomandën (e kam thënë tashmë se kemi jetuar së bashku për ca kohë, sikur të jemi të martuar dhe zënka e vazhdueshme për telekomandën e provon këtë!).

Ia dëgjova fjalën; u ula në kompjuter dhe fillova të përgatisja listën time. Fillova me familjen, sigurisht, dhe po mendoja me vete: “Kjo do të jetë mjaft e shkurtër – thuajse të gjithë janë larguar nga jeta”. Është e trishtueshme të humbësh prindërit, vëllain, tezet, hallat, xhaxhallarët, dajat dhe të të kenë mbetur vetëm disa gjatë; kur martohesh e re, i ke thuajse të gjithë sepse ata janë ende të rinj. Por, kur e ke kaluar gjysmën e jetës, të afërmit ose janë shumë të vjetër për të marrë pjesë në këtë ngjarje ose në rastin tim janë larguar nga jeta.

Por pastaj u kujtova! Tezet, hallat, dajat dhe xhaxhallarët kanë ende fëmijët e tyre, fatmirësisht. Ndaj, nga ndjesia e mërzisë sepse mendova se nuk kisha kë të ftoja, u mbusha me gëzim. Kam shumë kushërinj dhe ata (në moshën time ose pak më të mëdhenj) kanë fëmijët e tyre dhe unë kam një fëmijë – do ta kem familjen me vete në këtë ditë. Jam e lumtur!

Ndaj, fillova të krijoj listën dhe shkrova e shkrova dhe mbusha 87 qeliza në tabelën time të Excel që kisha krijuar veçanërisht për të ftuarit dhe përgjigjet e tyre ndaj ftesës.

Çfarë të bëj tani? Iu ktheva bashkëshortit tim të ardhshëm dhe i thashë: “Si t’ia bëj që ka më shumë njerëz nga sa mund të ftoj?”

I qetë dhe i kthjellët, ai tha se duhet të fillojmë të shkruajmë të gjithë emrat edhe nga familja e miqtë e tij. Së shpejti kishim 230 njerëz në mendje por nuk mund t’i përballonim nga buxheti. Na duheshin shkurtime!

Është shumë bukur të kesh fëmijë të vegjël në fotot e dasmës, por a është aq interesante t’i kesh ata nëpër këmbë teksa qajnë dhe zemërohen ndërsa t’i përpiqesh të kërcesh? Jam një person i tmerrshëm nuk është çudi që edhe fëmija im në merr inat ndonjëherë.

Pra, nëse të ftuarit nuk sjellin fëmijë të vegjël, numri ulet në 195. Le të shpresojmë që të kenë kujdestar për fëmijët, cili është hapi tjetër?

Miqtë: kush nuk më ka ftuar për një bisedë, kafe, dalje natën apo gjithçka tjetër prej kohësh? Kush nuk më ka telefonuar për të më përshëndetur? Kush rri duke kritikuar gjithçka gjatë gjithë mbrëmjes? Kush mund të jetë problematik? I dua të gjithë miqtë e mi, edhe ata që nuk i kam parë prej kohësh dhe madje edhe ata që më zemërojnë. Si t’ia bëj për këtë?

Megjithatë e bëj. Edhe ai e bën. Numri ulet në 138.

Tani, pjesa më e vështirë: ose do të pranojmë aq sa planifikuam dhe kemi buxhetin ose do të gjejmë një zgjidhje. Le ta shohim edhe një herë familjen.

Me shumë vështirësi, ia dalim ta çojmë numrin në 130 dhe themi: “disa nuk do të pranojnë ose disa nuk do të jenë në gjendje të vijnë, ndaj do të jemi aq sa kemi planifikuar”.

Dhe, ja kështu, bëmë listën e parë. Iu ula afër, ai më rrethoi me krahët e tij dhe po shihnim listën e sapo printuar. Pastaj them: “Harrova dikë!”

Ai më sheh, hap sytë dhe pastaj e ul listën dhe thotë: “Telefonoi burrit të lokalit, pyete se cila është gjoba për anulimin”.

Unë ngriva! E heq unazën nga dora, e vë prap në kuti dhe ia lë në tavolinë përpara tij. Ai më sheh dhe pyet se çfarë po bëj. I them se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë nëse ai nuk do të martohet. Shkojmë të flemë dhe mëngjesin tjetër ai më thotë ta vë sërish unazën sepse është fat i keq ta heqësh (ai e di se jam supersticioze). Ai thotë se nuk do ta prishë dasmën, thjesht mendon se nuk duhet të organizojmë një pritje. Dhe buzëqesh. E ka me të vërtetë apo thjesht e rimendoi vendimin gjatë natës? Ndoshta nuk do ta di kurrë.

Gjithnjë e kam pyetur veten përse njerëzit ndryshojnë mendje përpara martesës, por tani po filloj të kuptoj. Kriza jonë e parë kaloi. Epo, të paktën, kemi listën. Mendova: “Mund t’ia dal me ftesat, por nuk jam e sigurt nëse mund t’ia dal me mosdërgimin e ftesave”. Duhet të pres ndonjë krizë tjetër?

 

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura nga autorja e blogut nuk reflektojnë domosdoshmërisht opinionet dhe pozicionet e BIRN.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3)

Etiketa: BIRNbuxhetiKEKESHKrizaMjaftpaktSHtelekomandë
Tjetri
Refugjatët e bllokuar gjejnë rrugë alternative për në Maqedoni

Refugjatët e bllokuar gjejnë rrugë alternative për në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.