AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia dhe Sllovenia vazhdojnë mosmarrëveshjen e ujërave territorialë

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ujërat për të cilat po ndodh mosmarrëveshja Kroaci-Slloveni. Foto: Wikimedia Commons/AnonMoos

Kroacia u tërhoq nga arbitrazhi ndërkombëtar mbi mosmarrëveshjen për kufijtë detarë me Slloveninë vitin e shkuar, por mendohet se do të rifillojë procesin me pretendimin se Lubjana ka shkelur rregullat.

Ujërat për të cilat po ndodh mosmarrëveshja Kroaci-Slloveni. Foto: Wikimedia Commons/AnonMoos
Ujërat për të cilat po ndodh mosmarrëveshja Kroaci-Slloveni. Foto: Wikimedia Commons/AnonMoos

Përfaqësues të Kroacisë dhe Sllovenisë do të takohen sërish në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, PCA, në Hagë të enjten në përpjekje për të zgjidhur problemin e kufijve detarë në Gjirin Piran, larg brigjeve të dy shteteve fqinje – një mosmarrëveshje që daton që prej shpërbërjes së Jugosllavisë.

Megjithëse Kroacia hoqi dorë nga procesi i arbitrazhit në korrikun e vitit të shkuar, duhet t’i prezantojë sërish arsyet e veta për tërheqjen te paneli i gjyqtarëve në PCA.

Në një dëgjesë të mbyllur, Sllovenia do të prezantojë gjithashtu argumentin e vet për vazhdimin e procesit. Një përmbledhje e dëgjesës do të bëhet publike më pas.

Parlamenti kroat votoi kundër marrëveshjes së arbitrazhit me Slloveninë në një seancë speciale korrikun e shkuar, duke mbështetur unanimisht qëndrimin e qeverisë së vendit.

Vota e detyron qeverinë të fillojë procesin e largimit nga marrëveshja e arbitrazhit me Slloveninë pas zbulimeve nga media të bisedave sekrete dhe të paautorizuara mas një gjykatësi në PCA dhe përfaqësuesit të Sllovenisë në gjykatë.

Një deklaratë parlamentare që u miratua në seancë thoshte se Sllovenia “kishte dëmtuar rëndë” traktatin dhe e bënte të pamundur vazhdimin e arbitrazhit.

“Parimet e drejtësisë, legalitetit, pavarësisë dhe kredibilitetit u shkelën sistematikisht dhe rëndë”, thuhej në deklaratë.

Përpara votimit, kryeministri i atëhershëm i Kroacisë, Zoran Milanoviç i tha ligjvënësve se marrëveshja e arbitrazhit është “kompromentuar” dhe Zagrebit i duhej të tërhiqej.

“Gjykata mund të vazhdojë të punojë, por ne nuk do të njohim asnjë vendim të saj,” tha Milanoviç.

Kroacia vendosi të largohej nga procesi i arbitraritetit pasi gazeta Vecernji së pari publikoi regjistrimet e një bisede të paautorizuar telefonike mes Jernej Sekoleç, gjykatësit slloven në PCA dhe Simona Drenik, përfaqësueses së qeverisë sllovene.

Gjatë telefonatave, Sekoleç zbuloi biseda konfidenciale mes gjykatësve. Sekoleç tha se gjykata do t’i jepte Sllovenisë deri në 75 për qind të ujërave të gjirit, siç kërkoi Lubjana.

Mosmarrëveshja mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ujërat detarë në Gadishullin Istrian rezultoi në bllokimin e përkohshëm nga Sllovenia të bisedimeve të pranimit të Kroacisë në BE në dhjetor 2008.

Kryeministrja kroate, Jadranka Kosor dhe kryeministri slloven Borut Borut Pahor nënshkruan marrëveshjen e arbitrazhit në nëntor 2009 dhe procesi filloi në Hagë në qershor 2014.

Komisioni Europian tha se nuk nuk ka alternativë të qëndrueshme për procedurën e arbitrazhit për ujërat e mosmarrëveshjes.

Etiketa: BEgazetaGjykataGjykatëgjyqtarKomisioni EuropianKroaciKroaciaMarrëveshjaMASMediaSlloveniVendimVota
Tjetri
Refugjatët e bllokuar gjejnë rrugë alternative për në Maqedoni

Maqedonia kthen në Greqi emigrantët e kampit Idomeni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.