AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hashim Thaçi: Kosova s’ka asgjë për të fshehur

Iva VukusicngaIva Vukusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi duke mbajtur fjalimin në Institutin për Drejtësi Globale në Hagë. Foto: Facebook/Hashim Thaci.

Presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi ofroi një këndvështrim optimist të së ardhmes së Kosovës gjatë një fjalimi që ai mbajti në Hagë, pavarësisht gjykimit të pashmangshëm të ish-luftëtarëve të UÇK-së në “gjykatën e re speciale” në qytet.

Hashim Thaçi duke mbajtur fjalimin në Institutin për Drejtësi Globale në Hagë. Foto: Facebook/Hashim Thaci.
Hashim Thaçi duke mbajtur fjalimin në Institutin për Drejtësi Globale në Hagë. Foto: Facebook/Hashim Thaci.

Thaçi paraqiti një tablo rozë të Kosovës së sotme dhe marrëdhënieve të saj me Serbinë dhe BE-në gjatë fjalimit të tij në Institutin për Drejtësi Globale në Hagë të martën.

I mbajtur ky pak para se ai të marrë detyrën e re në fillim të prillit, fjalimi i tij kishte për qëllim të jepte një ide të drejtimit që do të marrë presidenca e tij në çështje siç janë bashkëpunimi me Serbinë, integrimi në BE dhe ngritja e Gjykatës së re Speciale e cila do të gjykojë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është pritet të fillojë punë në Hagë rreth fundit të vitit.

Të ashtuquajturat “Dhoma Speciale” do të ngrihen në një ndërtesë vetëm pak minuta larg vendit ku Thaçi mbajti fjalimin e tij.

Thaçi ofroi mbështetje të plotë për “gjykatën e re të Kosovës”, siç e quajnë shumë njerëz në Hagë, duke u shprehur se kjo ishte “një mundësi” dhe “një avantazh” për vendin e tij të pavarur. Ai këmbënguli se ajo “nuk ishte një ndëshkim”. Ai shtoi se ky është qëndrimi që duhet të mbajnë vendet e tjera në rajon ndërsa përballen me vetë të kaluarën e tyre.

Krijimi i institucionit të ri ishte pjesë e përpjekjes për të mbështetur sundimin e ligjit si në Kosovë ashtu edhe më gjerë në rajon, dhe kështu Kosova u angazhua për bashkëpunim të plotë, tha ai.

Kosova dëshiron një “proces gjyqësor transparent” sepse “ajo nuk ka asgjë për të fshehur”, shtoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova kishte treguar gatishmëri në të kaluarën për të bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe se të gjithë ata që ishin paditur nga Gjykata e OKB-së për krime lufte ishin dorëzuar vullnetarisht.

Një pjesëmarrës në audiencë e pyeti në lidhje me sfidat për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, diçka që ka qenë tepër problematike në të kaluarën, dhe Thaçi u përgjigj me elegancë, por pa shumë material. Situata “nuk ishte e përsosur”, por Kosova ishte e angazhuar të bashkëpunonte për ta përmirësuar atë, këmbënguli ai.

Presidenti i sapo zgjedhur, një ish-komandant edhe vetë, e hapi fjalimin me mendimet e tij në ditët e para në politikë dhe historinë e UÇK-së. Duke risjellë në kujtesë atë që ai tha se nisi si një luftë kundër komunizmit dhe për më shumë liri, ai rikujtoi audiencën për natyrën jo të dhunshme të asaj lufte në ditët e saj të para.

Megjithatë, tha ai, represioni i dhunshëm i Serbisë ndaj popullsisë shqiptare solli një ndryshim të kursit dhe një lëvizje drejt “”rezistencës së armatosur”. Kjo nuk filloi për shkak të urrejtjes ndaj serbëve, por, sipas Thaçit, si një përpjekje për të larguar ushtrinë dhe policinë e Sllobodan Millosheviçit nga Kosova.

Sapo liderët politikë të Kosovës mundën të uleshin me përfaqësuesit e Serbisë dhe të bisedonin, ata e bënë këtë, shpesh duke u përballur me presion të rëndë të brendshëm politik, risolli ai në kujtesë.

Një pikë e rëndësishme të cilës ai iu referua vazhdimisht gjatë fjalimit të tij ishte nevoja për bisedime dhe kompromis me Serbinë dhe e ardhmja e rajonit si pjesë e Bashkimit Evropian. Ai nuk ishte i dekurajuar nga krizat me të cilat po përballet aktualisht BE-ja, por theksoi kontributin që ai tha se do tëjepte Kosova për të bllokuar në terma luftën kundër ekstremizmit islamik dhe menaxhimin e grupeve të refugjatëve që kalojnë nëpër Ballkan.

Për këdo që e dëgjonte, Thaçi u shfaq sharmant dhe i relaksuar, një politikan i ri progresist ballkanas që përpiqej të ndreqte marrëdhëniet me armiqtë e vjetër, të konsolidonte shtetësinë e Kosovës dhe të shikonte përpara, drejt një të ardhme paqësore dhe të sigurt.

Anëtarësimi në BE dhe NATO përfaqësojnë mënyrën më të mirë që rajoni të ecë përpara, tha ai, dhe fokusi duhet të jetë në bashkëpunimin me Kosovën për të përmirësuar jetët e popullsisë vendase. E gjithë kjo arrihet nëpërmjet “kompromiseve konstruktive”.

Por në të njëjtën kohë, fjalimi i tij kishte mungesë vetë-kritike serioze. Kjo nuk ishte e pazakontë nga një lider politik, por ajo që ishte e habitshme, në një qytet ku jurisprudenca vlerësohet shumë, ishte se Thaçi foli për “gjenocidin” që Serbia kreu në Kosovë – një pohim ky është nuk është miratuar nga shumë vendime gjyqësore. Nëse do të kishte pasur më shumë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve nga publiku, deklarata e tij me siguri do të ishte sfiduar.

Megjithatë leksioni krijoi një ide mbi si do të pozicionohet presidenti i ardhshëm i Kosovës në botën e jashtme – dhe në mënyrë specifike, ndaj zyrtarëve në Bruksel – ndërsa ai foli për studimet në histori dhe shkenca politike dhe frymëzimin që mori nga Mahatma Gandhu dhe Nelson Mandela.

Ai u përpoq gjithashtu të risiguronte audiencën se Kosova ishte një vend “për të gjithë qytetarët e saj” dhe se energjitë e saj duhen shpenzuar për krijimin e një të ardhmeje për ta.

“E kaluara është lënë pas”, tha ai.

 

Etiketa: BallkanBEbisedimeBrukseldëshmitarëFacebookGjykataGjykatëGjykatësGjyqHashim ThaçiIntegrimiKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftembështetjeMillosheviçNATOOKBParaPresidencarajonrajoniSerbiaShkencashqiptareSllobodan MillosheviçThaci
Tjetri
Princi Çarls dhe Kamila nisin turin e Ballkanit (Foto)

Princi Çarls dhe Kamila nisin turin e Ballkanit (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.