AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

A janë këto trafikantët e vërtetë ndërkombëtarë të drogës?!

Besfort LamallaringaBesfort Lamallari
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat Shqiponja duke shoqëruar një të pandehur nga një seancë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Pavarësisht studimeve të shumta kriminologjike të cilat theksojnë ndikimin e dobët të dënimeve të ashpra, dhe përdorimit të shtuar të burgosjes në nivelet e kriminalitetit, prej vitesh, qeveritë e majta dhe të djathta në Shqipëri kanë përshtatur qasjen më të shkurtër, por më pak ose aspak efikase, në përballje me krimin, duke injoruar rëndësinë e faktorëve kriminogjenë me karakter social, ekonomik dhe politik.

Forcat Shqiponja duke shoqëruar një të pandehur nga një seancë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Forcat Shqiponja duke shoqëruar një të pandehur nga një seancë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Sekuestrimi i rreth 17 kg cannabis sativa të fshehur në automjetin e shtetasit S.D, paraplegjik, i cili po udhëtonte në nëntor 2012 nga Shqipëria drejt Malit të Zi, bëri që dy vite më pas ai të dënohej me 6 vite burg për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Përveç dënimit tëtij në rolin e transportuesit të drogës, drejtësia dështoi të shpjegojë se ku e gjeti, si e mbajti dhe fshehu drogën në makinë një person që ka nevojë për karrige me rrota, kush kishte paguar dhe do të merrte në dorëzim atë, dhe për më tepër çfarë rrethanash e shtynë dhe detyruan një invalid të përfshihet në transportim të lëndëve narkotike.

Një studim i krimit të organizuar shqiptar, i publikuar në 2015 nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, zbuloi se nga 357 persona të marrë të pandehur për përfshirje në veprimtari të krimit të organizuar, 90% e tyre nuk rezultonin të kishin precedentë penalë dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin të rinj dhe kryefamiljarë të papunë, nëna të divorcuara me fëmijë, të moshuar mbi 60 vjeç apo edhe shtetas të huaj me probleme të theksuara ekonomike në vendet e tyre të origjinës. Vendimet me një, dy apo tre të dënuar, kryesisht për rolet bazë të korrierëve të drogës dhe parave, nuk përfshijnë drejtuesit dhe financuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës. Lirimi apo mos ekstradimi i këtyre të fundit drejt shteteve Europiane si Francë, Itali etj., të cilat kanë investuar para, kohë dhe energji të autoriteteve të tyre për zbardhjen e veprimtarive të tyre kriminale të kryera në këto vende, ka shkaktuar pakënaqësi mes këtyre vendeve partnere, si dhe nevojën e një ndjese publike nga pala shqiptare. Kësisoj, koncepti i trafikimit si një veprimtari e organizuar kriminale me disa aktorë reduktohet në një formë të thjeshtë bashkëpunimi kriminal. Ky nonsens logjik vihet re edhe në vendimet gjyqësore të tre viteve të fundit, shumë prej të cilave kanë më pak se tre të pandehur, numër i cili është minimumi i kërkuar nga ligji për efekt cilësimi si ‘grup i strukturuar kriminal’.

Rreth një dekadë më parë, u krijuan dhe filluan së funksionuari Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, krijimi i së cilave kishte si motiv kryesor rritjen e efektivitetit të goditjes së krimit të organizuar. Që në vitet e para të funksionimit të tyre, drejtues dhe pjestarë bandash të armatosura dhe organizatash të rrezikshme kriminale u sollën në bankën e të akuzuarve dhe u dënuan për krime që u kishin dhënë atyre reputacionin e ‘të paprekshmëve të tmerrshëm’ duke mbajtur kështu nën terror banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, për vite me radhë. Gjithsesi është surprizuese dhe e paqartë ende sot se si disa prej këtyre bandave të dyshuara për kontroll të segmenteve të ndryshme të trafikut ndërkombëtar të heroinës, u dënuan për krime si vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por jo për krime në fushën e drogave!Dështimi për të provuar në gjykatë akuzat për përfshirje të tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës, linte rrjedhimisht nën hije burimet e të ardhurave të tyre marramendëse të demonstruara në prona, biznese, automjete luksoze dhe armë të sofistikuara. Vitet e fundit, pavarësisht shifrave miliona euroshe të deklaruara si asete të sekuestruara, vlera e pasurive të konfiskuara përfundimisht vazhdon të mbetet e ulët në mënyrë shqetësuese.

Fillimi në nëntor 2014 i një procesi për reformimin e sistemit të drejtësisë duke përfshirë ngritjen e Byrosë së Hetimit, është gjithashtu provë e dështimit të zbatimit efikas të politikës penale në përgjithësi. Ndërsa ligji jo fort i zakonshëm i miratuar ditët e fundit të 2015, me qëllim heqjen apo ndalimin e përfshirjes së personave të inkriminuar në funksione publike, ka marrë shtysë dhe dëshmon luftën jo efektive të bërë kundër krimit të organizuar gjatë kësaj kohe. Siç pohon trishtueshëm një gjyqtar i gjykatës së krimeve të rënda:

“Ajo çka unë konstatoj që nga viti 2011, 2012, 2013, por sidomos fundi i 2012-ës dhe gjatë vitit të kaluar është që tek ne hetohet pak për të gjetur grupin, për të gjetur bashkëpunëtorët. Mjaftohen me kapjen e personave që gjenden në kufi, të cilët për mua janë thjesht korrierë… janë thjesht viktima të trafikimit dhe nuk goditet zemra e tij, nuk goditet Krimi i Organizuar”(OSFA, 2015: 6)

Duke vënë theksin tek problemet e zbatimit të politikës penale ekzistuese se sa mbi cilësinë e kësaj të fundit per se, do të ishte e pakuptimtë që të kërkohej të ndërhyej vazhdimisht për ashpërsimin e dispozitave penale, për sa kohë që problemi qëndron tek mekanizmat zbatues dhe jo tek marzhet e dënimit. Në të vërtetë, deri më sot nuk ka patur asnjë studim që të ketë shyqyrtuar në mënyrë serioze shkallën e aplikimit të marzheve maksimale të dispozitave aktuale nga gjykatat, mjaftueshmërinë ose jo të tyre për luftimin e kriminalitetit, si dhe efektet e dëshiruara ose jo që do të prodhonte një ndryshim i tyre. Në mungesë të studimeve të tilla të konsultuara nga studiues shkencorë, analistë dhe hulumtues, iniciativa ligjore nën etiketën “Tolerancë zero ndaj krimit” apo “Luftë e pamëshirshme ndaj krimit” mbeten në nivelin e politikave populiste penale. Pavarësisht studimeve të shumta kriminologjike të cilat theksojnë ndikimin e dobët të dënimeve të ashpra, dhe përdorimit të shtuar të burgosjes në nivelet e kriminalitetit, prej vitesh, qeveritë e majta dhe të djathta në Shqipëri kanë përshtatur qasjen më të shkurtër, por më pak ose aspak efikase, në përballje me krimin, duke injoruar rëndësinë e faktorëve kriminogjenë me karakter social, ekonomik dhe politik. Tregues i qartë për këtë është amendimi i vazhdueshëm i një pjese të konsiderueshme të dispozitave të Kodit Penal, me një tendencë të qartë të ashpërsimit të tyre. Ashpërsimi artificial apo instiktiv i politikës penale rrezikon për më tepër të ushqejë më tej faktorë negativ si mundësia më e madhe për më shumë ryshfet nën presionin e një dënimi potencial më të lartë. Përsëri, në rrjetën e politikës më të ashpër ndëshkuese do të bien vetëm ata që nuk kanë mundësi t’i shmangen: personat e akuzuar që ndodhen në një situatë të vështirë sociale-ekonomike.

Etiketa: ArmëBurgcannabisDibraDrejtësiae majtaGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarItaliKodit PenalKrimekrimiKrimi i organizuarKufiNarkotiknarkotikëParaplagosjeProkuroriapronaPunëPunëtorPunëtorëryshfetSHshqipShqipëriShqipëriaShqiponjashqiptareTiranëTrafikVendimetviktimavrasje
Tjetri
OSHEE akuzohet se manipuloi tenderët e energjisë

Prodhimi i energjisë elektrike në rritje, konsumi në stanjacion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.