AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prodhimi i energjisë elektrike në rritje, konsumi në stanjacion

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtyllë dritash në Elbasan, Foto: Santacroce/Flickr

Sektori i energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar pati prodhim më të lartë si pasojë e rreshjeve më të bollshme, bëri të ditur INSTAT, ndërsa konsumi i faturuar i vendit qëndroi pothuajse i pandryshuar duke shënuar një rritje minimale prej 1.2 për qind.

Shqipëria përjetoi një vit më të mirë energjetik gjatë vitit 2015, si pasojë e nivelit më të lartë të prurjeve nëpër lumenj, gjë që solli një rritje me 24 për qind të prodhimit në krahasim me vitin 2014 si dhe ulje të importeve neto.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga INSTAT, prodhimi i energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar qe 5.87 miliardë kilovatorë, nga 4.73 miliardë që pati qenë në vitin 2014, duke pësuar një rritje prej 24 për qind. Prodhimi i energjisë nga hidrocentralet publike u rrit me 30.6 për qind ndërsa prodhimi nga hidrocentralet private u rrit me 7.3 për qind. Gjatë vitit të kaluar, prodhimi i energjisë elektrike në impjante private zuri 24 për qind të totalit të prodhimit të vendit.

Konsumi i faturuar në stanjacion

Konsumi total i energjisë elektrike, ku përfshihet konsumi i faturuar për familjet dhe biznesin dhe humbjet në rrjet, ra në 7.27 miliardë kWh nga 7.8 miliardë që pati qenë në vitin 2014. Megjithatë, ky reduktim qe rrjedhojë e reduktimit të humbjeve në rrjet dhe jo e rritjes së konsumit të faturuar.

Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi i faturuar total te konsumatorët vendës qe 5.07 miliardë kWh, me një rritje minimale prej 1.2 për qind në krahasim me vitin 2014. Te konsumi i faturuar përfshihet energjia e shitur nga OSHEE te konsumatorët familjarë apo biznes si dhe energjia e konsumuar nga industria e rëndë, e cila e blen energjinë në treg të hapur. Konsumi i familjeve u rrit me 0.8 për qind ndërsa konsumi i bizneseve, ku përfshihet edhe biznesi i madh, u rrit me 1.5 për qind.

Humbjet bien në 30 për qind

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit dhe ranë në 30.2 për qind të energjisë totale të konsumuar në vend, nga 35.7 për qind që qe në vitin 2014. Humbjet totale qenë sërish në nivelin e 2 miliardë kilovatorëve nga 2.6 miliardë që qenë një vit më parë. Ky është niveli më i ulët i humbjeve të raportuara që nga viti 2011.

OSHEE ka kryer një raportim të pashpjeguar mbi ndarjen e humbjeve teknike nga ato joteknike gjatë vitit 2014, duke ulur humbjet e deklaruara joteknike shumë më të mëdha se sa humbjet teknike, gjë për të cilën është kritikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Humbjet totale llogariten si diferencë e energjisë së hedhur në rrjet dhe energjisë së faturuar. Mes humbjeve totale, humbjet teknike janë të zakonshme dhe pranohen si kosto normale e biznesit të transmetimit dhe shpërndarjes. Ndërsa humbjet joteknike, të cilat njihen më së shumti si vjedhje, nuk janë kosto të pranueshme dhe nuk mbulohen nga tarifat e miratuara. Për vitin 2015, humbjet totale prej 30.2 për qind janë raportuar respektivisht 18.8 për qind humbje teknike dhe 9.2 për qind humbje joteknike. Për vitin 2014, humbjet prej 35.7 për qind qenë ndarë në masën 19 për qind teknike dhe 15 për qind joteknike.

Gjithsesi, dallimi i humbjeve teknike prej atyre joteknike është i vështirë pasi kërkon studime paraprake. Përgjatë viteve të fundit, tendenca ka qenë deklarimi gjithnjë e më i lartë i humbjeve teknike.

 

File Excel Bilanci 2000-2015
File Excel Bilanci 2014-2015

Etiketa: EnergjiaHidrocentralethumbje teknikeINSTATKonsumiKontrollikostoMASOSHEEprodhimSHshqipShqipëriaTreguljevjedhje
Tjetri
Normalja e re e Kinës dhe zakonet e vjetra të Amerikës

Të riparosh motorin e rritjes ekonomike të vendeve në zhvillim

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.