AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Radovan Karaxhiç përballet me vendimin historik për krime lufte

Denis DzidicngaDenis Dzidic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiç në gjykatë. Foto: Beta.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja në Hagë do të japë vendimin e saj më të shumëpritur të enjten në çështjen kundër ish-kreut politik serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç, i akuzuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Radovan Karaxhiç në gjykatë. Foto: Beta.
Radovan Karaxhiç në gjykatë. Foto: Beta.

Ditën e enjte Karaxhiç përballet me vendimin që do të marrë Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për të, për disa nga krimet më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshirë gjenocidin dhe një fushatë persekutimi brutal gjatë konfliktit të viteve 1992-1995.

Si ish-presidenti serb i Bosnjës dhe komandanti suprem i forcave të saj të armatosura, ai akuzohet për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995 dhe shtatë komuna të tjera boshnjake në vitin 1992, persekutim të jo-serbëve në 20 komuna, terrorizimin të popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit me një fushatë bombardimesh dhe sulmesh me snajper dhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

Ai paditet për pjesëmarrje në një sipërmarrje të përbashkët kriminale, së bashku me oficerë policie dhe të ushtrisë, liderë politikë dhe njësi paraushtarake, qëllimi i të cilës ishte persekutimi i boshnjakëve dhe kroatëve.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm.

Kryeprokurori, Serge Brammertz, tha për gazetën britanike Guardian se vendimi përcjell një mesazh simbolik që politikanë të lartë të akuzuar për krime masive nuk mund t’i shpëtojnë më drejtësisë.

“Ky gjykim tregon se drejtësia për mizoritë më të tmerrshme është e mundur,” tha Brammertz.

“Tridhjetë vjet më parë, njerëz të tillë si Karaxhiçi do të kishin mbetur në pushtet ose do të kishin shijuar një mërgim komod.  Sot, ata duhet të dalin para një gjykate drejtësie dhe viktimave të tyre dhe të gjykohen për ato që kanë bërë,” shtoi ai.

Por në një intervistë me BIRN para vendimit, Karaxhiçi këmbënguli ai ishte i pafajshëm nga përgjegjësia për krimet.

“E di se çfarë doja, çfarë bëra dhe madje edhe çfarqë ëndërrova dhe nuk ka asnjë gjykatë të arsyeshme që do të më dënonte, pavarësisht sesa zyrtarë të lartë serbë të Bosnjës janë dënuar,” tha Karaxhiçi.

Këshilltari ligjor i Karaxhiçit Peter Robinson tha për agjencinë e lajmeve AFP megjithatë se “do të ishte një surprizë e madhe për të gjithë, nëse Karaxhiçi do të lirohej plotësisht nga akuzat, kështu që nuk e pres këtë gjë”.

Vendimi do të ndiqet drejtpërdrejtë në Hagë nga më shumë se 500 njerëz, mbi 150 nga të cilët do të jenë përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët presin që ai të shpallet fajtor.

Kreu i Shoqatës së Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Murat Tahiroviç, tha se ai pret që Karaxhiçi të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Shpresoj që gjykata të marrë një vendim që do të përfaqësojë një kënaqësi të pjesshme për viktimat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe çdo vendimi tjetër do të ishte poshtërues,” tha Tahiroviç.

Amir Ahmiç, zyrtari ndërlidhës boshnjak në gjykatën e Hagës, tha se ai gjithashtu pret që ish-presidenti serb i Bosnjës të shpallet fajtor dhe shtoi se ishte sidomos e rëndësishme të përcaktohej “karakteri i krimeve”.

“E kemi fjalën për akuzat për gjenocid në vitin 1992 dhe ato janë të rëndësishme, por është gjithashtu shumë e rëndësishme të përcaktohet nëse Karaxhiçi ka marrë pjesë në disa sipërmarrje të përbashkëta kriminale qëllimi i të cilave ishte dëbimi i përhershëm i jo-serbëve. Kjo do të tregojë qartë se çfarë lloji lufte u zhvillua në Bosnjë dhe Hercegovinë,” tha Ahmiç.

Karaxhiç u arrestua në vitin 2008, pasi kaloi 12 vjet në arrati.

Gjyqi i tij filloi në tetor të vitit 2009 dhe gjatë gjyqit maratonë u dëgjuan më shumë se 500 dëshmi nga dëshmitarë të ndryshëm.

Për përditësime të rregullta gjatë gjithë ditës, ndiqni blogun live të BIRN këtu.

Etiketa: BIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinadëshmitarëDrejtësiagjenocidGjykataGjykatëgjykimGjyqiKrimekrime lufteLuftaLufteOKBParapersekutimprokurorSarajevëSerge BrammertzVendimVendimi
Tjetri
‘Ofrojini luftëtarëve kosovarë “rehabilitim xhihadistësh” për të luftuar ekstremizmin’

‘Ofrojini luftëtarëve kosovarë “rehabilitim xhihadistësh” për të luftuar ekstremizmin’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.