AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Problemi i ri i qeverisë, shpenzimi i paktë i parave të buxhetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa gjatë të gjithë vitit të kaluar, qeveria u përball me ecuri të keqe të të ardhurave buxhetore, në muajtë e parë të këtij viti, problemi është transferuar te ekzekutimi i dobët i investimeve publike.

Të ardhurat e qeverisë shqiptare për periudhën 2 mujore janar-shkurt 2016 ecën shumë më mirë se sa viti i kaluar, kryesisht si pasojë e “bazës së ulët të krahasimit”, por problemi i ri i qeverisë duket se është ngadalësia e kryerjes së shpenzimeve publike, veçanërisht investimeve kapitale, të cilat, për këtë periudhë qenë dy herë më të ulëta se sa vitin e kaluar.

Ministria e Financave publikoi sot me tre javë vonesë bilancin fillestar të buxhetit për muajin shkurt. Të ardhurat e qeverisë qenë 60.2 miliardë lekë, me rritje 14.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por shpenzimet e qeverisë qenë vetëm 50.2 miliardë lekë këtë vit, ose 12 për qind më të ulëta se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shpenzimet korrente të qeverisë, ku përfshihen shpenzimet për funksionet bazë të qeverisjes si paga, pensione e interesa borxhi, u rritën me 4.5 për qind por rënia në shpenzime u shënua te zëri i shpenzimeve kapitale, ku përfshihen të gjitha investimet publike. Qeveria shpenzoi vetëm 1.7 miliardë lekë për investime gjatë këtyre dy muajve, nga 3.6 miliardë që qenë shpenzuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për rrjedhojë, buxheti i shtetit për periudhën janar-shkurt 2016, funksionoi me një suficit prej rreth 9.9 miliardë lekësh, nga një deficit prej 4.6 miliardë lekësh që qe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bazë e ulët krahasimi

Rritja e të ardhurave në periudhën dymujore janar-shkurt 2016 në masën 14.5 për qind i dedikohet para së gjithash efektit të bazës së ulët të krahasimit, pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sistemi elektronik i menaxhimit fiskal në atë periudhë nuk funksionoi siç duhet, gjë që e bëri të pamundur pagesën e taksave nga një pjesë e popullsisë. Të dhënat e detajuara të Ministrisë së Financave, të cilat përmbajnë statistika më të hollësishme dhe që zakonisht publikohen në datën 18 të çdo muaji, nuk janë publikuar ende për shkurtin për të dhënë një panoramë të plotë.

Problemi te shpenzimet

Qeveria aktuale ka shënuar probleme të konsiderueshme në ekzekutimin në kohë dhe sipas planifikimit të shpenzimeve publike, gjë që është vënë re dhe kritikuar edhe në raportet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku theksohet se kryerja e shpenzimeve buxhetore sipas programit ka rëndësi vendimtare në realizimin e rritjes ekonomike.

Ecuria shumë e keqe e programit të investimeve publike përgjatë viteve të fundit nuk ka qenë shqetësim veçanërisht i madh për shkak se në të njëjtën kohë, qeveria kishte një problem të rëndë në realizimin e planit të të ardhurave dhe moskryerja e shpenzimeve krijonte mundësi për të mbajtur deficitin në të njëjtat nivele. Por në kushtet kur plani i të ardhurave realizohet, siç ndodhi në dy muajtë e parë të këtij viti, mosrealizimi i shpenzimeve kthehet në një problem akoma më të rëndë. Aktualisht, qeveria disponon një sasi të konsiderueshme parash në formën e suficitit në masën e 0.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor vetëm për këto dy muaj, para që në rast se do të shpenzoheshin sipas planit, do të ndihmonin rigjallërimin e ekonomisë.

Etiketa: BorxhibuxhetiBuxheti i ShtetitinvestimeMASMinistria e FinancavepaktParaPensioneQeveriaSHshpenzimeshqiptare
Tjetri
Shërbimet e sigurisë në Malin e Zi alarmohen nga ISIS

Shërbimet e sigurisë në Malin e Zi alarmohen nga ISIS

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.