AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Reforma në drejtësi, Rama fton opozitën në tryezën e dialogut

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama. Foto: Komisioni Europian.

Komisioneri për Zgjerimin i BE, Johannes Hahn kërkoi që Shqipëria ta miratojë brenda pranverës reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë vendimtare për çeljen e negociatave.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama. Foto: Komisioni Europian.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama. Foto: Komisioni Europian.

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn i kërkoi politikës shqiptare të miratojë brenda pranverës reformën në drejtësi, si kusht për çeljen e negociatave për integrimin e vendit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Hahn e cilësoi reformën në drejtësi si elementin kyç të pesë prioriteteve që Shqipëria duhet të plotësojë.

“E ardhmja europiane e Shqipërisë duhet të jetë interesi kombëtar i këtij vendi. Na duhen vendime shumë shpejt, në mënyrë që të vazhdojmë punën me udhërrëfyesin që kemi në mendje,” tha Hann. “Kjo është vendimtare”!

Para konferencës për shtyp me Ramën, komisioneri për Zgjerimin ishte i pranishëm në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës. Përveç reformës në drejtësi, në këtë tryezë u diskutua edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit apo nevojën për një reformë të shpejtë zgjedhore.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi çeljen e negociatave si stacionin e radhës për Shqipërinë, ndërsa premtoi vullnet për dialog me opozitën për zgjidhjen e çështjeve më të nxehta të debatit politik në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama ftoi opozitën për një tryezë dialogu.

“Bazuar në eksperiencën shumë pozitive të dialogut të nivelit të lartë, sot ftoj hapur dhe në sytë e Hahn, PD dhe lidershipin e saj që të ulemi në tryezë mes nesh, pa praninë e çmuar të miqve dhe jemi të gatshëm të dëgjojmë me vëmendje dhe respekt PD. Unë besoj që ekziston mundësia që mosdakortësitë tona t’i trajtojmë në mënyrë të civilizuar,” tha Rama.

“Gjuha e kushteve dhe kërcënimeve është e drejtë e çdo pale, por duhet të ulemi në tryezë së bashku,” shtoi ai.

Kryeministri Rama tha se procesi i reformës në drejtësi ka hyrë në miljen e fundit, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e dialogut. Nga ana tjetër, Rama tha se kjo reformë nuk mund të kushtëzohet nga axhenda e ditës e partive politike.

I pyetur për datën e ardhshme të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, komisioneri Hahn u përgjigj se nuk është ende e përcaktuar. “Ndoshta marsi i vitit 2017,” tha ai. Por zyrtari i lartë i Bashkimit Europian nënvizoi se integrimi është një proces i gjatë.

“Çelja e negociatave është një datë, por duhet të fokusohemi te procesi. Vendi duhet ta nisë këtë proces, që të shohim rezultate dhe të bëjmë analizat përkatëse,” përfundoi Hahn.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEdialogEdi RamaIntegrimiKomisioneriKomisioni EuropianKryeministri Edi RamaParaPDPunëRamaReformashqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Varri masiv në Linzë

Shpresa të vakëta për të zhdukurit e komunizmit, procesi në vendnumëro

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.