AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pafajësia e Sheshelit – Një dhuratë për partitë serbe të krahut të djathtë?

Marija RisticSasa DragojloFilip AvramovicngaMarija Ristic,Sasa Dragojlodhe1 të tjerë
10 years më parë
në Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendimi për Sheshelin është planifikuar të merret më 31 mars. Foto: Facebook.
Lirimi i Vojisllav Sheshelit nga akuzat u festua nga mbështetësit e tij, por mund të nxisë gjithashtu mbështetje për partitë nacionaliste të krahut të djathtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sugjeruan analistët.

Vendimi për Sheshelin është planifikuar të merret më 31 mars. Foto: Facebook.
Vendimi për Sheshelin është planifikuar të merret më 31 mars. Foto: Facebook.

Vendimi nga Gjykata e Hagës për të liruar Sheshelin për të nënta akuzat e listuara në aktakuzë, përfshirë edhe krime kundër njerëzimit u mirëprit nga mbështetësit e tij në selinë e Partisë Radikale Serbe në lagjen Zemun të Beogradit ditën e enjte.

E mbushur me gazetarë dhe anëtarë të partisë, salla për shtyp e partisë ishte shumë e vogël për të akomoduar të gjithë ata që dëshironin të dëgjonin atë që mbështetësit e tij e përshkruan si “fjalimin e fitores” së tij.

Gjysmë ore më vonë nga sa ishte planifikuar, Shesheli mbërriti në atë që ai vetë e përshkroi si një “konferencë normale për shtyp”.

“Shikoni sa shumë jeni këtu! Duhet të kishim shitur bileta,” tha ai në komentin e tij të parë publik një orë pasi gjyqtari në gjyqin që zgjati 13 vjet e liroi atë nga akuzat.

Gjykata e Hagës vendosi se Shesheli nuk ishte fajtor për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, persekutim dhe dëbime në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi gjatë viteve 1990.

Lideri nacionalist u tregua sfidues, duke treguar “triumfin” e tij dhe duke këmbëngulur se ideja e një “Serbie të Madhe” ishte “e pavdekshme”.

Ai nuk tregoi pendim për veprimet e tij gjatë viteve të luftës: “Nuk ndihem fajtor për asgjë që ndodhi në vitet 1990,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se ende e shikonte Gjykatën e Hagës si të njëanshme: “Qëndrimi im ndaj ICTY-së si një gjykatë anti-serbe nuk ka ndryshuar aspak,” deklaroi ai.

Në rrugët e kryeqytetit, beogradasit e zakonshëm kishin mendime të përziera në lidhje me lirimin e tij nga akuzat, por disa thanë se ishin dakord që Gjykata e Hagës është gjykatë politike.

“Mora vesh se ai është liruar nga akuzat dhe mund të them vetëm se ky është një vendim i shkëlqyer sepse ata nuk kanë asgjë për ta dënuar atë,” tha për BIRN Dusani 25 vjeçar.

“Nga njëra anë, nuk do të na bezdisin duke thënë se asnjë serb nuk është liruar nga akuzat, por nga ana tjetër kjo është një katastrofë absolute, sepse të gjithë kriminelët e luftës duhet të dënohen,” tha Tea 23-vjeçare.

“Ai duhet të ishte liruar më herët. Ai është i vetmi njeri që po thoshte të vërtetën,” tha 60-vjeçari Zoran Trickoviç.

“Sigurisht që mbrojtja e Sheshelit bëri një punë të mrekullueshme. Ky është një moment i madh për Serbinë dhe qytetarët e saj,” tha Bozidar, 80 vjeç.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, i cili dikur ishte krahu i djathtë i Sheshelit, por u largua nga Partia Radikale në vitin 2008 për të formuar Partinë Progresive që tani është në pushtet, tani shihet si një armik nga aleati i tij të vjetër.

Nikoliç nuk kishte asnjë fjalë të ngrohtë për të thënë për lirimin e Sheshelit nga akuzat.

“Jam indiferent ndaj vendimit për Vojisllav Sheshelin. Nuk kam ndonjë ndjenjë për të,” tha ai shkurtimisht për gazetarët.

Pasojat politike

Ekspertët kanë paralajmëruar se lirimi nga akuzat mund të rindezë idetë nacionaliste në në Serbi.

Dejan Iliç, një ekspert i drejtësisë tranzicionale dhe autor në faqen e internetit Pescanik, tha për BIRN se vendimi dëmton përpjekjet në Serbi për t’u përballur më rolin e vendit në luftërat e viteve 1990.

“Ky vendim në thelb ndryshon gjërat në Serbi. Çdo sugjerim i rolit kriminal të shtetit serb apo përgjegjësia kolektive e elitave serbe dhe mediat luftë-nxitëse gjatë luftës janë delegjitimuar me këtë vendim,” tha Iliç.

Iliç sugjeroi se ai mund t’i japë partive të djathta ai ajo e Sheshelit më shumë besueshmëri përpara zgjedhjeve parlamentare muajin e ardhshëm.

“Partia Radikale Serbe dhe të djathtët e tjerë ekstremë tani mund të relativizojnë gjithçka që ndodhi gjatë luftës, gjë e cila patjetër do të ketë një efekt në rritjen e popullaritetit të tyre,” tha ai.

Sipas Iliç, kjo është edhe një situatë e favorshme për kryeministrin Aleksandër Vuçiç, një tjetër ish-aleat i Sheshelit i cili tani drejton Partinë Progresive.

“Së pari, biografia e tij e njohur si ndihmësi i vogël i Sheshelit është e pastër duke qenë se Shesheli nuk është fajtor. Së dyti, ai do të marrë një pozitë të përsosur në zgjedhje, sepse ai mund të thotë gjithmonë: “E pra, nuk doni Sheshelin në vendin tim, apo jo?” tha Iliç.

Që kur iu dha lirim i përkohshëm për trajtim nga kanceri nga Gjykata e Hagës në vitin 2014, Shesheli ka mbajtur tubime që kanë pasur për qëllim të sigurohet që partia e tij do të kthehet në parlament pasi humbi vendet e saj në zgjedhjet e vitit 2012, ndërsa ai ishte në paraburgim.

Sondazhi më i fundit nga agjencia Faktor Plus sugjeron se radikalët e tij tani preferohen vetëm nga 6.1 për qind e votuesve të Serbisë, mjaftueshëm që ai të marrë pjesë në legjislaturën në votimin e prillit.

Bojan Klacar, drejtor i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, CESID, tha për BIRN se vendimi për lirimin e tij nga akuzat do të sigurojë më shumë vota për Sheshelin dhe me shumë gjasa do t’i sigurojë partisë së tij disa vende në parlament.

“Kjo nuk do të thotë se ai do të marrë rezultate domethënëse, por ai me siguri do të kalojë pragun e nevojshëm prej pesë për qind të votave për të hyrë në parlament, e cila është mëse e mjaftueshme për Sheshelin në këtë pikë,” tha Klacar.

Sipas Klacar, pafajësia ia bëri gjithashtu më të lehtë fushatën elektorale Sheshelit, pasi ai do të perceptohet si një fitimtar në Hagë.

Klacar tha se vendimi i Karaxhiçit, përkujtimi i fundit i përvjetorit të bombardimeve të NATO-së në Serbi dhe kriza e refugjatëve, si edhe dhënia e pafajësisë për Sheshelin, do të tërheqin mbështetje për partitë e krahut të djathtë në votimet e muajit të ardhshëm.

“Partitë e krahut të djathtë  tani po shfrytëzojnë vrullin e krijuar nga jashtë dhe unë pres të shoh të paktën dy prej tyre në parlamentin e ardhshëm,” tha ai.

Etiketa: BIRNBosnjedemokraciFacebookgazetarGjykataGjykatëKrimeKrizaKroacilirambështetjeMbrojtjaNATOpaktparaburgimparlamentPartiaPartia Radikale SerbepersekutimSerbiSheshelitubimeVendimVendimiVotavrasjezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Mesazhi i Donald Trump

Gjendja e Shteteve të Bashkuara

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.