AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (7)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kisha ëndërruar për ftesat tona përpara se të fillonim të jetonim së bashku dhe tani doja që ëndrra të bëhej realitet.

Dusica, blogNjë herë e një kohë, mbërrita herët në zyrë, plot dëshirë t’i tregoja kolegëve për një ëndërr që pashë.

Kisha ëndërruar se po martohesha me një djalë fantastik që e kisha ritakuar pas rreth 30 vitesh. Në ëndrrën time, i bëmë ftesat e dasmës si një vizatim të ne të dyve. Ai më mbante dorën, sikur do të më çonte te e ardhmja dhe unë e ndiqja, në një fustan të bardhë e të thjeshtë nusërie.

“Sa bukur,” mendova dikur.

Kur fillova përgatitjet e vërteta të dasmës sonë, mu kujtua ëndrra dhe doja të krijoja imazhin që kisha në kokë, por ngaqë nuk vizatoj dot, ishte koha të thërrisja dikë që mundej.

Shpjegimi i idesë me mendje vjen natyrshëm për disa por shumë më thonë se shpjegimet e mia janë larg nga ajo dhe mund të duken të çuditshme. Duke qenë në dijeni të kësaj, u përpoqa të vija në punë të gjitha aftësitë e mia “të vizatimit” me fjalë për atë që doja në imazhin e ftesave tona.

Vizatuesi i parë bëri një punë mjaft të mirë; gjeti pozicionin, më bëri të dukesha siç doja, por nuk arriti të kapte pozicionin, fytyrën, shprehjen dhe pjesën tjetër të burrit tim të ardhshëm. Pas disa përpjekjeve të tjera, ai tha me mirësjellje se kishte mbaruar punë me mua dhe rekomandoi dikë tjetër. Kontaktova personin tjetër; ishte një ajo.  Ajo tha: “Në rregull, do të përpiqem, por jam një karikaturiste dhe mund të mos të të pëlqejë ajo që do të marrësh!” E vërtetë, nuk më pëlqeu. Ajo që mora ishte shumë larg nga edhe më të voglit instruksion që dhashë dhe mesazhi i imazhit ishte plotësisht i humbur.

Ndaj, hoqa dorë nga ideja. Vendosa që të kishim të njëjtat ftesa të zakonshme dhe të mërzitshme që mund të porositje.

A e dini se ka qindra mundësi? Jo vetëm për nga formati dhe forma, por edhe nga fjalët; ata thjesht shtojnë emrat tuaj, datën, kohën dhe vendin. Pashë gjithçka që mund të shihej dhe për fat të keq, asnjë prej tyre nuk ishte “ne”. Asnjë nuk më tërhoqi vëmendjen.

Nuk pëlqeva asnjë me shikim të parë. Nuk ishin ngjyrat që donim. Disa ishin të bukura, disa kishin vizatime dhe madje ishin për të qeshur, por larg nga ëndrrat e mia. Ok, ndoshta është budallallëk të presësh të gjesh diçka afër ëndërrave të mia, por shpresa nuk vdes kurrë, apo jo?

Në fund, kuptova se ndjekja për ftesat nga imagjinata ime ishte një detyrë më e lehtë sesa zgjedhja e një modeli të gatshëm!

Dikush më rekomandoi një artist vendas. Artisti ishte shumë i entuziazmuar dhe më tregoi disa piktura të ngjashme me atë që kisha në mendje. Më pëlqyen shumë ato dhe shkëmbimi që bëmë. U ndjeva krejtësisht e sigurt se ëndrra ime (kini parasysh se po flet dikush që ka tre muaj që po e ndjek) po bëhej realitet.

Rreth dy javë më vonë, mora një telefonatë dhe shkova të shoh atë që isha e sigurt se do të ishte një kryevepër. Përkundrazi, gjithçka mu shkatërrua përpara syve. Ishte shumë e vështirë të gjeje fjalët t’i thoshe artistit se punat e tij nuk ishte ajo që prisja, nuk përputhej me teknikat që më kishte treguar dhe ishte larg nga ideqë që shkëmbyem dhe dy provat e mëparshme dukeshin shumë bukur.

Ngjyrat ishin gabim; ne dukeshim sikur ishim pikturuar nga një 11-vjeçar i talentuar; kishte detaje që specifikisht kërkova të mos përfshiheshin dhe të tjera që nuk lidheshin me jetën tonë. Ishte madje një hënë me një kapelë Babagjyshi në të. U dërrmova dhe u ndjeva shumë keq që duhej të thosha se nuk ishte ajo që kisha imagjinuar, dëshiruar apo pranuar. U përpova të gjeja një kompensim, kërkova ndryshim të ngjyrave dhe heqjen e detajeve dhe hënës.

Herën e dytë, me korrigjimet e përfshira, nuk doja të thosha asgjë. Pagova, e mora, falënderova dhe u largova. E vendosa në një mur në zyrë për dy javë, duke e parë dhe duke u përpjekr të mësohesha me të, ta pranoja dhe të bindja veten se ai ishte imazhi i ftesave tona. Pastaj hoqa dorë.

Iu ktheva kontrollit të gjërave të gatshme dhe isha gati të dërgoja edhe një letër bosh, duke dhënë informacion për datën, kohën dhe vendin ose të hiqja dorë nga dërgimi i ftesave të dasmës.

Me gjithë dëshpërimin tim në atë çast, një fashë drite depërtoi retë e zeza dhe m’u kujtua një mik që ishte magjistar në Photoshop i cili i pranoi të gjitha imazhet që kisha, dëgjoi të gjitha shpjegimet dhe instruksionet që ia dhashë të tjerëve. Dy ditë më vonë – kisha ftesat që kisha ëndërruar!

Janë shumë të bukura. Të tregojnë në çast se cilët jemi, sapo i sheh. Nuk janë të shndritshme apo në letër të shtrenjtë; por ftesa dasme të thjeshta, shumë personale dhe unike, siç duhet të jenë sipas mendimit tim.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6).

Etiketa: kompensimMjaftSHvdes
Tjetri
Gratë shqiptare luftojnë të integrojnë burrat në punët e shtëpisë

Gratë shqiptare luftojnë të integrojnë burrat në punët e shtëpisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.