AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri serb zotohet të qetësojë tensionet me Kroacinë

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, u zotua të vizitojë Kroacinë për të zbutur tensionet që u përshkallëzuan mes dy vendeve, pas lirimit nga akuzat të të pandehurit për krime lufte Vojisllav Sheshel.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA.

Ditën e hënë në mbrëmje Vuçiç tha se shpresonte të vizitonte Kroacinë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi këtë muaj për të përmirësuar marrëdhëniet që u tensionuan nga shpërthimet e retorikës së ashpër pas shpalljes të pafajshëm javën e kaluar të liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli, nga gjykata e krimeve të luftës të Hagës.

“Pas zgjedhjeve, një vizitë në Kroaci do të jetë në axhendën time. Do t’i shkruaj liderëve kroatë që të shkoj atje në një vizitë zyrtare, duke qenë se ne duhet të punojmë bashkë,” tha Vuçiç në një intervistë për televizionin TV B92 me qendër në Beograd.

Megjithatë, Vuçiç akuzoi disa zyrtarë kroatë për “shantazh të paarsyeshme”, të cilët sugjeruan se Zagrebi mund të pengonte procesin e anëtarësimit të Beogradit në BE, nëse Serbia nuk bën më shumë për të mbrojtur pakicën e saj kroate për të ndjekur penalisht krimet e luftës nga vitet 1990.

Vuçiç tha se kërkesat e tilla nga Zagrebi ishin “të pamundura”.

“Ka gjëra që mund t’i ndryshojmë dhe ka gjëra që s’mund t’i ndryshojmë dot. Por Kroacia nuk duhet të na mbajë çdo ditë leksione,” tha ai.

Ministri kroat për integrimin në BE Miro Kovaç tha të dielën se vendi i tij do të kërkojë që Serbia të ndryshojë ligjin e saj për ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe bëri thirrje për më shumë të drejta për pakicën kroate.

“Ne duam që e gjithë kjo të jetë pjesë e negociatave me BE-në dhe të përmbushet gjatë procesit të negocimit. Në të kundërt, kapitulli i negociatave nuk do të mbyllet,” tha Kovaç në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se Seria ishte gati të bisedonte në lidhje me këtë çështje, por nuk do të nxitej.

“Ne jemi gati t’i zgjidhim problemet nëpërmjet dialogut, por nuk jemi gati për shantazh, sidomos nga Kroacia, duke pasur parasysh se Kroacia nuk mund t’i mbajë leksione Serbisë për të drejta pakicash duke pasur parasysh atë që ka përjetuar populli serb gjatë 10 apo 20 viteve të fundit, pa përmendur Luftën e Dytë Botërore,” tha Daçiç për Radio Beogradin ditën e hënë.

Ka pasur një stuhi retorike antagoniste që kur Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm Sheshelin për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të tjera gjatë luftërave në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.

Kroacia e ka ndaluar Sheshelin të hyjnë në vend për 20 vitet e ardhshme.

Megjithatë, ditën e hënë Shesheli paraqiti një kërkesë për t’u pajisur me pasaportë dhe tha se ka në plan të vizitojë edhe Zagrebin dhe Sarajevën në muajt e ardhshëm.

Çështjet e krimeve të luftës kanë vazhduar të përkeqësojnë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Zagrebit.

Herën e fundit që ndodhi një mosmarrëveshje e ngjashme mes të dy vendeve muajin e kaluar, një deputet i lartë gjerman ndërhyri për t’i nxitur ata “të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre bilaterale”.

Kovaç tha në mars se Kroacia donte që Serbia të respektojë të drejtat e pakicave, të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë dhe të heqë dorë nga pretendimi i saj të ketë juridiksion për të ndjekur penalisht krimet e luftës në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë dhe paralajmëroi përsëri se Zagrebi mund të pengojë procesin e anëtarësimit të Beogradit në BE.

Por kreu i komitetit të parlamentit gjerman për çështje europiane, Gunther Krichbaum, tha se ishte “e papranueshme kur vende të BE-së përdorin pozitën e tyre për interesat e tyre në kurriz të BE-së dhe Serbisë në këtë rast”.

Etiketa: BEBeogradBosnjedeputetGjykataGjykatëKrimekrime lufteKroaciKroaciaLufteSarajevëSerbiSerbiashantazhSheshelitë drejtaVojisllav Shesheli
Tjetri
Një tavan i ri për çmimin e naftës

Prodhimi i naftës bie me 12 për qind në tremujorin e parë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.