AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prodhimi i naftës bie me 12 për qind në tremujorin e parë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Impjant nafte në fushën e Patos-Marinzës në Shqipëri fotografuar në prill 2014. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Çmimi i ulët në tregun ndërkombëtar dhe mungesa e investimeve solli rënie të menjëhershme të prodhimit në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës me mbi 12 për qind gjatë tremujorit të parë ndërsa tendenca është negative.

Impjant nafte në fushën e Patos-Marinzës në Shqipëri fotografuar në prill 2014. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum
Impjant nafte në fushën e Patos-Marinzës në Shqipëri fotografuar në prill 2014. Foto kortezi: Bevis Fusha/Bankers Petroleum

Kompania e nxjerrjes së naftës Bankers Petroleum njoftoi sot se prodhimi mesatar ditor për tremujorin e parë të këtij viti ra në rreth 17 mijë fuçi në ditë, nga 19,800 fuçi që qe në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prodhimi i naftës ra me mbi 12 për qind si pasojë e ndërprerjes së investimeve për shpimin e puseve të reja, masë që u mor dhjetorin e kaluar për shkak të çmimeve shumë të ulëta të shitjes së naftës në tregun ndërkombëtar.

“Çmimi mesatar i naftës së Bankers ishte mesatarisht 21,07 dollarë për fuçi duke përbërë 62% të Brentit prej 33,89 dollarë për fuçi, kundrejt një mesatareje prej 33.62 dollarë për fuci që ishte në tremujorin e katërt 2015,” tha Bankers në një njoftim për shtyp.

Një vit më parë, çmimi i shitjes së naftës së Bankers qe 39.6 dollarë për fuçi. Rënia e çmimit mesatar prej 46 për qind i shtohet rënies së prodhimit.

“Çmimet e shitjes ishin më ulët se parashikimi si pasojë e reduktimit të përkohshëm të tyre gjatë muajit Shkurt ku edhe eksportuesi i naftës kërkoi ulje të çmimeve si pasojë e nivelit të Brent prej 30 dollarë/fuçi. Shitjet e naftës gjatë muajit mars u rikuperuan si pasojë e rritjes së çmimit të Brent dhe ne presim përmirësime të mëtejshme gjatë tremujorit të dytë ku pritet edhe rritje e kërkesës për naftë të rëndë në tregun e jashtëm por edhe atë vendas,” thotë Bankers.

Gjithsesi, parashikimi është që përgjatë viteve të ardhëshme, çmimi referencë i naftës në tregun ndërkombëtar i njohur si Brent të qëndrojë në 40-50 dollarë për fuçi, si pasojë e pranisë së madhe të kapaciteteve prodhuese të lira, të cilat mund të riaktivizohen në çdo kohë në rast se çmimi shënon një rritje mbi 40 dollarë për fuçi.

Nafta shqiptare, e cila ka kosto të lartë nxjerrjeje, për rrjedhojë, ka gjasa që do të vijojë të reduktohet si pasojë e mungesës së shpimeve.

“Si pasojë e çmimit të ulët të naftës, Bankers ka vendosur të shtyjë aktivitetin e shpimit në fillim të vitit me qëllim mbrojtjen e bilancit financiar të kompanisë. Shpimi do të rifillojë sapo çmimet e naftës të përmirësohen,” thuhet më tej në deklaratë.

Bankers përgjatë viteve të fundit zinte 3 deri në 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë dhe pakësimi i prodhimit të naftës nga kjo kompani pritet të japë një ndikim domethënës negativ në ritmin e rritjes ekonomike. Sakaq rënia e çmimit të naftës ka shkaktuar një rënie të konsiderueshme të eksporteve për shkak se nafta zinte më herët deri në një të tretën e të gjitha eksporteve.

Etiketa: Bankers PetroleumFushakostoliraMASnaftandikimPatosSHshqipShqipërishqiptareulje
Tjetri
Lufta mes brezave në Europë

Lufta mes brezave në Europë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.