AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Lufta mes brezave në Europë

Harold JamesngaHarold James
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ndërsa populli në Europë dhe Japoni plaket, piramida demografike po përmbyset me shpejtësi dhe një përplasje mes gjeneratave po shfaqet, ku pjesa në moshë të mesme dhe ajo e moshuar e popullsisë po mbron interesat e veta në kurriz të gjeneratave më të reja dhe të atyre që nuk kanë lindur. Mobiliteti në tregun e punës mund të ndihmojë në këtë situatë, por çfarë do të ndodhë kur edhe mundësitë për punë jashtë vendit zhduken?

88b1dee5310f924b02a53d14a90de918.landscapeNëpër të gjithë botën e industrializuar, qeveritë po nxitojnë të shpërndajnë para për të moshuarit. Qeveria e Gjermanisë jo vetëm që ka anuluar një rritje të parashikuar të moshës së daljes në pension, masë që synonte t’i bënte shpenzimet për pensione më të përballueshme, por së fundmi ka njoftuar edhe një rritje me 5 për qind të të gjitha pensioneve, rritja më e madhe e këtij lloji që nga viti 1993 (kur, ndryshe nga sot, Gjermania në të vërtetë po përjetonte inflacion). Në Poloni, qeveria e partisë Ligj dhe Drejtësi, në një nga veprimet e para që bëri pasi mori pushtetin vitin e kaluar, e uli moshën e pensionit dhe i rriti pensionet.

Në një kohë kur buxhetet janë në vështirësi, kjo tendencë mund të duket kundërprodhuese. Dhe, në fakt, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëvizur në drejtim të kundërt, duke ulur përfitimet për paaftësi në punë (megjithëse një prej ministrave dha dorëhqjen në shenjë proteste). Por në tërësi, tendenca e përgjithshme drejt rritjes së përfitimeve për të moshuarit ka një shpjegim të thjeshtë: politikë.

Ndërsa popullsia në Europë dhe Japoni plaket, piramida demografike po përmbyset me shpejtësi – dhe një luftë gjeneratash, më shumë se sa luftë klasash, po shfaqet. Kjo luftë po luftohet para së gjithash te kutia e votimit – të moshuarit fitojnë zgjedhjet ndërsa të rinjtë rrijnë në shtëpi dhe nuk votojnë – dhe plaçka e luftës gjendet te buxheti kombëtar, te balanca që përzgjidhet mes shpenzimeve për arsim dhe atyre për pensione, mes regjimit të taksave të ulëta apo të larta apo shpenzimeve të larta për kujdes shëndetësor. Me këtë përplasje, pakti ndërgjeneracional që prej kohësh ka siguruar stabilitetin shoqëror dhe politik, është thyer.

Filozofi konservator Edmund Burke në mënyrë të famshme e pa shoqërinë jo thjeshtë si një kontratë mes “atyre që po jetojnë,” por gjithashtu edhe si kontratë me “qata që kanë vdekur” dhe “ata që nuk kanë lindur ende.” Burke e shihte me dyshim politikën populiste që favorizon në mënyrë thuajse të pashmangshme gjeneratën aktuale në kurriz të gjeneratave të ardhëshme.

Babai i ekonomiksit të mirëqënies shoqërore, Arthur Pigou, mendoi se shteti mund të mbrojë në një farë mënyre kontratën sociale për partnerët që mungojnë, por ky këndvështrim qe idealist deri në budallallëk. Çfarë arsyeje mund të ketë një qeveri që të marrë parasysh një detyrim që mund të ketë ndaj njerëzve që nuk i njeh në kurriz të votuesve aktualë dhe realë?

Përqendrimi te e tashmja ka pasoja shumë të mëdha. Pasojat janë veçanërisht të rënda në kontekstin e mobilitetit të punës, ku humbësit në kutitë e votimit – të rinjtë – përdorin një armë tjetër – këmbët e tyre. Në vendet e dominuara nga politika e gerontokracisë, të rinjtë në mënyrë tipike përpiqen të largohen sa më parë të jetë e mundur. Dhe për shkak se të rinjtë marrin subvencionime të konsiderueshme në formën e arsimimit, kur ata ikin, marrin me vete edhe burimet që në një situatë tjetër do të përdoreshin për të paguar pensionet e të moshuarve. Që ta themi në një mënyrë tjetër, ata largohen duke lënë pas një barrë borxhi i cili do të jetë shumë më i vështirë për t’u reduktuar pa ta.

Kjo tendencë ushqehet nga mundësitë e papërshtatshme ekonomike në shtëpi. Në mes të shekullit të njëzetë, rritja e shpejtë ekonomike bëri që çdo gjeneratë e re të gëzonte një të ardhme më të mirë se sa gjenerata paraardhëse. Sot, përkundrazi, sëmundja ekonomike e përgjithshme dhe parashikimi për një stanjacion që mund të zgjasë një shekull, e bëjnë premtimin për një të ardhme më të mirë të duket si mashtrim.

Në shumë vende – veçanërisht në Mesdhe, por edhe gjithkund tjetër në Europë, si dhe në Afrikën e Veriut – papunësia mes të rinjve ka arritur në nivele rekord, për shkak të një kombinimi të politikave problematike makroekonomike dhe politikave të këqija në tregun e punës. Ndërsa të rinjtë duket se duan të ikin, shpenzimi për arsim po rezulton gjithnjë e më shumë një shpërdorim pa fryte. Ndërsa arsimi pakësohet, sasia e investimit në kapitalin njerëzor që emigrantët marrin me vete bie – por po kështu bie edhe sasia e kapitalit njerëzor që mbetet pas.

Një përqasje më e mirë është që të ndalohet eksodi i të rinjve përmes politikave më të mira, siç e bëri Irlanda në fund të shekullit të njëzetë, me rritje të shpejtë ekonomike që shtyu shumë punëtorë të arsimuar që qenë larguar në vitet 1980, të kthehen – si dhe të krijojnë rritje edhe më të shpejtë ekonomike. Në mënyrë që një përmbysje e tillë të ndodhë, gjithsesi, vendet e origjinës për të rinjtë migratorë duhet të bëhen më të hapur dhe më novativë – një objektiv jo i lehtë, veçanërisht në kushtet kur të moshuarit kanë kontroll mbi politikën. Shkurt, ka shumë faktorë që e bëjnë gerontokracinë një forcë që fuqizon vetveten.

Dëmi i shkaktuar nga preferenca për të moshuarin në krahasim me të riun shtrihet përtej ekonomive kombëtare. Dëmet mjedisore në një shkallë globale ofrojnë ndoshta ilustrimin më të ashpër të mënyrës se si popullsia e sotme në moshë të mesme po merr vendime pa e vrarë mendjen për gjeneratën më të re – dhe gjeneratat që nuk kanë lindur.

Në të vërtetë, ngrohja globale, për shembull, shpesh shikohet si imponimi i një barre të rëndë në gjeneratat e së ardhmes. Ndërsa përmasat e kësaj barre nuk janë llogaritur në mënyrë të saktë, është e qartë se ajo mund të reduktohet në mënyrë thelbësore duke investuar sasi relativisht të vogla parash sot në një nivel global.

Megjithatë vendet vijojnë të dështojnë të bëjnë investime të tilla. Në kohën kur përshtatja do të bëhet e nevojshme, ato do të jenë probleme të gjeneratës së ardhëshme – dhe do të kushtojnë shumë më tepër.

Në këtë kuptim, gjeneratat aktuale po vendosin një lloj takse në gjeneratat pasardhëse, të cilët sakaq po vuajnë nga mungesa e mundësive në jetë. Disa komentatorë e përshkruajnë barrën në terma edhe më të dhimbshëm, duke thënë se gjenerata aktuale në thelb po e kolonizon të ardhmen, për shkak se ata, si shumë kolonizues të tjerë Europianë në të shkuarën, e zhveshin botën nga pasuritë e saj dhe lënë një shkretëtirë pas për ata që kolonizuan.

Mund të thuhet se është naive deri në budallallëk të presësh altruizëm nga gjenerata e sotme. Dhe, në të vërtetë, kultura e sotme egoiste e bën të vështirë të presësh që njerëzit të vendosin interesin e gjeneratave të ardhëshme në prioritet. Për momentin, valvula e siguisë e ofruar nga mundësia për emigrim mund të na shtyjë të besojmë se shanset për një revoltë të të rinjve kundër egoizmit dhe vetëkënaqësisë së të moshuarve. Pyetja është se çfarë do të ndodhë kur mundësitë për punësim jashtë do të bëhen njësoj të këqija si ato në shtëpi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Generational War

Etiketa: ArsimiBorxhibuxhetidetyrimGjermaniainvestimeIrlandaJaponikujdes shëndetësorKulturaLigjLuftaMASmashtrimngrohja globaleParapasojaPensionepensionetPoloniProject SyndicateprotestePunëPunëtorQeveriaSHZgjedhjet
Tjetri
Ish xhihadisti kosovar rrëfen odisenë siriane

Ish xhihadisti kosovar rrëfen odisenë siriane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.