AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Rumania ofron taksa të ulëta për makinat me më pak ndotje

Cristina BucureasangaCristina Bucureasa
10 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rumania shpreson të rrisë përdorimin e makinave elektrike. | Foto: mondonews.ro

Qeveria e Rumanisë ka në plan të ofrojë një paketë incentivash financiare për blerësit e makinave elektrike dhe hibride në përpjekje për të ulur ndotjen në vend.

Rumania shpreson të rrisë përdorimin e makinave elektrike. | Foto: mondonews.ro
Rumania shpreson të rrisë përdorimin e makinave elektrike. | Foto: mondonews.ro

Në përpjekje për të rritur shitjet e pakëta në vend, qeveria e Rumanisë pritet të shpallë një program incentivash ekonomike me vlerë 16.6 milionë euro për të nxitur njerëzit të blejnë makina të reja elektrike ose hibride.

Paratë po ofrohen si një subvencionim për kompanitë apo individët të cilët blejnë një makinë elektrike apo hibride, me kushtin që makina të prodhojë më pak se 50 gramë për kilometër dioksid karboni.

“Rumania, njësoj si çdo vend tjetër i BE-së, duhet të fillojë tranzicionin drejt makinave elektrike apo hibride… jo vetëm për shkak se kjo është tendenca globale, por para së gjithash për shkak se ne kemi një problem me ndryshimet klimaterike,” deklaroi ministrja e Mjedisit Cristiana Pasca Palmer së fundmi.

Vetëm 495 makina të tilla u shitën në Rumani gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave të Shoqatës së Prodhuesve dhe Importuesve të Automjeteve. Në vitin 2014 qenë shitur 236 makina.

Statistikat e Bashkimit Europian tregojnë se Rumania është në vend të fundit në BE sa i përket blerjes së makinave miqësore me mjedisin.

Njerëzit në këtë sektor mendojnë se incentivat e reja do të nxisin popullsinë të blejë makina elektrike.

“Gjithkund nëpër botë, shitjet e makinave elektrike kanë lulëzuar kur autoritetet kanë ofruar ndihmë financiare për blerësit,” deklaroi drejtori i komunikimit për BMË Rumania Alexandru Seremet.

“Norvegjia, Hollanda apo Kalifornia janë vetëm disa nga shembujt e suksesshëm. Autoritetet e Rumanisë nuk kanë bërë thuajse asgjë në këtë drejtim,” shtoi Seremet.

Ai argumentoi se subvencionimet e qeverisë janë të nevojshme për shkak se çmimet për teknologjinë e re janë ende të larta.

Aktualisht, çmimi për një makinë elektrike të shtresës së mesme mund të arrijë në mbi 30 mijë euro, shumë më tepër se sa mund të jetë në gjendje të paguajë rumuni i mesëm, thonë analistët.

Por edhe infrastruktura në mbështetje të makinave elektrike në Rumani është problem.

“Ka vetëm pak dhjetëra stacione rikarikimi në të gjithëvendin,” thotë Cristian Cojocaru nga faqja e internetit të reklamave të makinave Autovit.ro.

Pika e parë e rikarikimit në Rumani u hap në vitin 2011

Makinat elektrike kanë relativisht shkallë të ulët autonomie për shkak të problemeve të pazgjidhura me intensitetin e ulët energjetik të baterive. Makinat hibride kanë dy motorë, ku njëri punon me karburant fosil dhe gjatë punës, rikarikon një bateri e cila shërben për të vënë në punë një motor të dytë me energji elektrike.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEdioksid karbonienergji elektrikeEuroinfrastrukturaKarburantMakinambështetjeMjedisitndotjeNorvegjiaParaPunëQeveriaRumaniRumaniaSHShpresONStatistikattaksa
Tjetri
Greva, shpërthen dhuna në rrugët e Greqisë (foto)

Kur gjërat shkatërrohen

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.