AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Polonia bëhet pioniere e teksteve shkollore të hapura

Melissa HagemannPiroska HugyeczngaMelissa HagemanndhePiroska Hugyecz
10 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fëmijë të klasave fillore, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, për nxënësit e ciklit të ulët dhe atij të mesëm, në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Foto: LSA

Një program pilot që synon të krijojë akses falas në librat shkollorë për nxënësit e shkollave fillore dhe 9-vjeçare në Poloni po i kursen prindërve rreth 24 milionë euro në vit pasi tekstet shkollore janë online dhe me të drejtë përdorimi dhe përmirësimi nga të gjithë.

Aksesi në materialet edukuese varion ndjeshëm nëpër botë. Shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk kanë libra shkollorë dhe ato që ekzistojnë janë shpesh të vjetra. Dy iniciativa të fundit në Poloni, po fusin libra falas dhe të hapur në shkollë – libra të cilët janë të disponueshëm online dhe mund të përshtaten, përkthehen dhe përmirësohen lehtësisht nga mësuesit dhe studentët.

Polonia është vendi i parë në botë që mbështet një program kombëtar të teksteve të hapura shkollore. Vite përpjekje nga mbrojtësit e arsimit të hapur nxitën ish-qeverinë të miratojë dy nismat e librave të hapur, njëri veçanërsht për tre vitet e para të shkollës, tjetri për arsimin fillor dhe 9-vjeçar.

Burimet e hapura arsimore (OER) si këto janë materiale mësimdhënie dhe nxënieje me licenca të hapura që mund të përdoren lirshëm, të përmirësohen vazhdimisht dhe të ripërpunohen me kohë të pacaktuar. Kjo kursen para si për shkollat edhe për prindërit dhe fuqizon mësuesit t’i përshtasin tekstet sipas nevojave. Kurrikula standarde mund të pasurohet me materiale të krijuara në shkallë vendase brenda komunitetit të shkollës përmes projekteve të studentëve dhe prindërve, duke i bërë mësimet më të dobishme dhe më interesante për nxënësit.

Në vitin 2008, Shoqëria e Hapur u bë partnere me Fondacionin Shuttleëorth dhe liderët e lëvizjes OER për të lançuar “Deklaratën e Arsimit të Hapur në Kejp Taun”, që bëri thirrjen e parë të akses publik në materialet arsimore të financuara publikisht. Iniciativa të tjera, si Deklarata OER e Parisit të Unesco në 2012 (PDF), forcuan mbështetjen për strategjinë e aksesit publik.

Pas publikimit të Deklaratës së Kejp Taunit, Shoqëria e Hapur gjithashtu mbështeti rritjen e ndërgjegjësimit, fuqizimin e komunitetit dhe mbrojtjen në Poloni dhe Brazil. Pjesë të këtyre vendeve pilot u nxitën nga interesat në terren, pasi OER ishte një koncept disi i ri. Në Poloni, fituesit e granteve formuan Koalicionin Polak për Arsimin e Hapur (KOED), tani përbërë nga 34 organizata. Duke çuar përpara punën e KOED, në 2012 Këshilli Polak i Ministrave miratoi fondin për Programin Pilot të Shkollave Dixhitale, që i ka ofruar shkollave kompjuterë dhe burime të informacionit dhe teknologjisë së komunikimit. Gjithashtu përfshiu rreth 13 milionë dollarë për zhvillimin e një programi të teksteve shkollore të hapura për arsimin fillor dhe 9-vjeçar.

Përveç kësaj, në 2013 Ministria e Arsimit lançoi e librave të hapur për tre vitet e para të shkollës, duke i dhënë vendit dy programe plotësuese. KOED punoi nga afër me qeverinë për të zhvilluar tekstet shkollore, që përdori Lincencën e Atribuimit të të Përbashkëtave Kreative.

Tekstet, që mund të ripërdoren, përkthehen dhe përshtaten u publikuan zyrtarisht në fund vitit të shkuar.

Në Poloni, prindërit ishin zakonisht përgjegjës për blerjen e teksteve shkollore të fëmijëve, që mund të kushtojnë nga 60 në 120 euro për fëmijë çdo vit. Këto kosto të rënda i bënë librat e shkollës një problem të vazhdueshëm politik dhe ishin një arsye përse qeveria mbështeti tekstet shkollore të hapura, që ministria e arsimit vlerëson se do t’i kursejnë prindërve 24 milionë euro vetëm në vitin e parë, me një kursim total prej 168 milionë euro deri në 2020. Kostot e lidhura me prodhimin e teksteve të hapura shkollore mbështeten nga fondet që më parë qeveria i shpenzonte për subvencionim të blerjeve të librave për familje me të ardhura të ulëta.

Teksa tekstet e hapura shkollore janë programe pilote, politika duhen miratuar për të ofruar ndihmë afatgjatë për këto iniciativa. Suksesi në Poloni ka gjeneruar interes edhe në qeveritë e rajonit. OER po fiton mbështetje dhe vëmendje edhe nëpër botë.

 

Marrë me autorizim nga seksioni Voices i Fondacionet Shoqëria e Hapur, Poland Is Pioneering the World’s First National Open Textbook Program.

Etiketa: BrazilEuroFamiljekostombështetjeMinistria e ArsimitParapilotPoloniPoloniaPunëQeveriastudentUNESCO
Tjetri
Kroacia ndalon negociatat e Serbisë për në BE

Kroacia ndalon negociatat e Serbisë për në BE

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.