AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një logjikë progresive për tregtinë

Dani RodrikngaDani Rodrik
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetëse të kandidatit amerikan në zgjedhjet presidenciale, Bernie Sanders gjatë një tubimi. Foto; BETA/(AP Photo/Mary Altaffer)

Fushata presidenciale në SHBA i ka përfshirë kandidatët në diskutimin e tregtisë globale. Ndryshe nga sa argumenton Sanders kur shqetësohet për të varfrit e botës, tregtia globale duhet të reformohet, por që t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të botës, pa dobësuar asnjë vend.

Mbështetëse të kandidatit amerikan në zgjedhjet presidenciale, Bernie Sanders gjatë një tubimi. Foto; BETA/(AP Photo/Mary Altaffer)
Mbështetëse të kandidatit amerikan në zgjedhjet presidenciale, Bernie Sanders gjatë një tubimi. Foto; BETA/(AP Photo/Mary Altaffer)

Regjimi i tregtisë globale nuk ka qenë kurrë shumë popullor në Shtetet e Bashkuara. As Organizata Botërore e Tregtisë dhe as marrëveshjet tregtare të shumëllojshme si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Amerikane Veriore (NAFTA) dhe Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) nuk kanë pasur mbështetje të fortë te publiku i përgjithshëm. Por kundërshtimi, ndonëse i gjerë, u shpërndanë.

Ndryshimi sot është se tregtia ndërkombëtare është zhvendosur në qendër të debatit politik. Kandidatët presidencialë Bernie Sanders dhe Donald Trup, të dy kanë kundërshtuar marrëveshjet e tregtisë si një pikë kyçe e fushatave të tyre.  Duke gjykuar nga toni i kandidatëve të tjerë, ngritja e zërit ndaj globalizimit përbën një vetëvrasje elektorale në klimën politike aktuale.

Retorika populiste mbi tregtinë mund të jetë e tepruar, por pak e mohojnë se rëndësia e saj është reale. Globalizimi nuk i ka ngritur të gjitha barkat. Shumë familje që punojnë janë shkatërruar nga impakti i importeve me kosto të ulët nga Kina dhe gjetkë. Dhe fituesit e mëdhenj kanë qenë financierët dhe profesionistët që kanë përfituar nga zgjerimi i tregjeve. Ndërsa globalizimi nuk ka qenë e vetmja forcë (apo më e rëndësishmja) që ka nxitur pabarazinë në ekonomitë e përparuara, ka qenë një kontribuues.

Çfarë i jep tregtisë rëndësi të veçantë politike është fakti që shpesh ngre shqetësime të drejta në mënyra që kontribuuesit e tjerë madhorë ndaj pabarazisë – teknologjia – nuk e bën. Kur unë humb vendin e punës për shkak të inovativave të konkurrentit dhe prezantimit të një produkti më të mirë prej tij, kam pak shkak për t’u ankuar. Kur ai e bën këtë duke i shtrirë burimet jashtë shtetit ku firmat atje bëjnë gjëra të jashtëligjshme – për shembull, të parandalojnë punëtorët të organizohen në sindikata – mund të kem një shkak real.

Sanders ka mbrojtur fuqishëm rigjenerimin e marrëvshjeve të tregtisë në mënyrë që të reflektojnë më mirë interesat e punëtorëve. Por argumente të tilla menjëherë hasin kundërshtim prej faktit se edhe prishja e këtyre marrëveshjeve do të dëmtonte gjithsesi më të varfrit e botës, duke shkatërruar perspektivën që një ditë t’i shpëtojnë varfërisë përmes zhvillimit nga eksportet. “Nëse jeni i varfër në një vend tjetër, kjo është gjëja më e frikshme që Bernie Sanders ka thënë”, shkruante kryetitulli i uebsajtit Vox.com të lajmeve.

Por rregullat e tregtinë që janë më të ndjeshme ndaj shqetësimeve sociale dhe të barazisë në mbrojtje të vendeve të përparuara nuk janë domosdoshmërisht në kundërshtim me zhvillimin ekonomik të vendeve të varfra. Simpatizantët e globalizimit bëj një dëm të konsiderueshëm ndaj kauzës së tyre duke e përkufizuar çështjen si një zgjedhje mes marrëveshjeve aktuale të tregtisë dhe vazhdimësisë së varfërisë globale. Dhe progresivët e detyrojnë veten në mënyrë të panevojshme në një kundërshtim të padëshirueshëm.

Së pari, narrativa standarde rreth mënyrës se si tregtia ka fituar nga ekonomitë në zhvillim përjashton një tipar kritik për eksperiencën e tyre. Vendet që ia dolën të shfrytëzonin globalizimin, si Kina dhe Vietnami, përqafuan një strategji të përzier të promovimit të eksportit dhe një variueshmëri politikash që shkelin rregullat aktuale të tregtisë. Subvencionimet, kërkesat e brendshme, rregullat e investimit, dhe shpesh barrierat e importit ishin thelbësore në krijimin e industrive të eja me vlerë më të lartë. Vendet që mbështeten vetëm te tregtia e lirë (të vjen menjëherë në mendje Meksika) janë dobësuar.

Kjo është arsyeja përse marrëveshjet tregtare që forcojnë rregullat janë në fakt bekime të përziera për vendet në zhvillim. Kina nuk do të mund të ndiqte strategjinë e vet shumë të suksesshme të industrializimit nëse vendi do t’i bindej rregullave të llojit të OBT gjatë viteve 1980 dhe 1990. Me TPP, Vietnami merr një lloj sigurie në vazhdimin e aksesit në tregun amerikan, por në këmbim duhet të ëjë disa kufizime ndaj subvencionimeve, rregullave të patentimit dhe atyre të investimit.

Së dyti, nuk ka asnjë të dhënë në rekordin historik që sugjeron se vendet e varfra duhet të kenë barriera shumë të ulta ose zero ndaj ekonomive të përparuara që të përiftojnë shumë nga globalizimi. Në fakt, eksperiencat më fenomenale të zhvillimit të orientuar nga eksporti deir më sot – Japoni, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Kina – që të gjitha ndodhën kur tarifat e importit në SHBA dhe Europë ishin në nivele të moderuara dhe më të larta nga sot.

Ndaj, për progresivëët që shqetësohen rreth pabarazisë në vendet e pasura dhe varfërisë në pjesën tjetër të botës, lajmi i mirë është se është e mundur të përparohet në të dyja frontet. Por për ta bërë këtë, duhet të transformojmë qasjen tonë ndaj marrëveshjeve tregtare në disa mënyra drastike.

Regjimi i tregtisë botërore është aktualisht i nxitur nga një logjikë veçanërisht merkantiliste: ti ul barrierat dhe unë do të ul të miat. Kjo qasje ka qenë shumë e suksesshme në promovimin e zgjerimit tregtar, por ka pak justifikim ekonomik. Tani që ekonomia botërore është tashmë shumë e hapur, “shkëmbimi i aksesit në treg” po shkakton më shumë probleme nga sa po zgjidh.

Koha ka ardhur që të përqafohet një logjikë tjetër, ajo e “shkëmbimit të hapësirës së politikave”. Vendet e pasura dhe të varfra kanë njëlloj nevojë të hapin më shumë hapësirë në ndjekjen e objektivave respektove. Të pasurit duhet të rikonstruktojnë ekonomitë dhe të promovojnë industri të reja dhe të varfrit duhet të zgjidhin shqetësimet vendase për pabarazinë dhe shpërndarjen e drejtësisë. Kjo kërkon që në rrotat e globalizimit të vihet pak rërë.

Mënyra më e mirë për të bërë një ri-projektim institucional do të ishte të rishkruheshin rregullat shumëkombëshe. Për shembull, klauzola e “garancive” e OBT mund të zgjerohet për të lejuar imponimin e kufizimeve tregtare (subjekt i procedurave disiplinore) në instanca ku importet qartazi bien në konflikt me normat sociale vendase. Ngjashmërisht, marrëveshjet e tregtisë mund të inkorporojnë një “kuti zhvillimi” për t’i ofruar vendeve të varfra autonominë që duhet të kenë për të ndjekur diversifikimin ekonomik.

Progresivët nuk duhet të besojnë një narrativë false dhe kundërproduktive që i vë interesat e të varfërve të globit kundër interesave të klasave të ulëta dhe të mesme të vendee të pasura. Me imagjinatën e mjaftueshme institucionale, regjimi tregtisë globale mund të reformohet për t’i sjellë përfitime të dyve.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A Progressive Logic of Trade

Etiketa: EkonomiaFamiljefushataglobalizimiImportetJaponikandidatëtKinakonfliktKorejakostokufizimeMarrëveshjambështetjembrojtjeMeksikanaftaOBTProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSHBAShtetet e BashkuarasindikataTajvanitë drejtaTPPTregVietnamivrasjezgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Rama takon Obamën dhe Biden, lufta kundër terrorizmit dhe drejtësia në fokus

Rama takon Obamën dhe Biden, lufta kundër terrorizmit dhe drejtësia në fokus

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.