AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rama takon Obamën dhe Biden, lufta kundër terrorizmit dhe drejtësia në fokus

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Edi Rama takoi presidentin Barack Obama dhe zv.presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë-një vizitë që u zhvillua në frymën e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Edi Rama e quajti takimin me presidentin amerikan, Barack Obama dhe zv.presidentin Joe Biden “një kulmim dhe moment shumë i rëndësishëm për dy vendet”. Vizita e paralajmëruar e tij në Shtëpinë e Bardhë nisi në 17:50 të së enjtes (11:50 me orën lokale).

Sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare të Presidencës amerikane, Rama zhvilloi një takim zyrtar dypalësh me zv.presidentin amerikan, Joe Biden në sallën Roosevelt. Në fund të takimit, kryeministri parashikohej të shtrëngonte duart edhe me presidentin Obama.

“Pool spray”, një term gazetaresk i përdorur për eventin ku presidenti i Shteteve të Bashkuara takon liderin e një shteti tjetër u zhvillua gjithashtu në sallën Roosevelt, në praninë e medias.

Pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, Rama tha për Zërin e Amerikës se takimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore. Ai konfirmoi se në fokus të bisedimeve ishin projekti i mësimit të fesë në shkolla dhe reforma në drejtësi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donal Lu, i cili shoqëron kryeministrin Rama në këtë vizitë u shpreh i lumtur për takimin Rama-Obama, përmes një statusi në Facebook.

“…kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi,” shkroi Lu në Facebook.

Vizita e kryeministrit Rama në Shtëpinë e Bardhë, e dyta e një zyrtari të lartë të Shqipërisë pas asaj të ish-presidentit Sali Berisha në vitin 1992, zhvillohet në frymën e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy muaj më parë, kjo vizitë u parapri nga ardhja e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë.

Takimi me presidentin Obama kulmon vizitën zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Nju Jork dhe Uashington, gjatë së cilës ai zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë. Megjithatë, ishin deklaratat e ashpra dhe “jo-diplomatike” të Ramës kundër kandidatit Donald Trump ato që tërhoqën vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Në një intervistë për CNN të mërkurën, Rama tha se “kandidimi i mundshëm i Donald Trump do të dëmtonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën demokratike”. Rama e përsëriti këtë shqetësim, edhe pasi gazetari i njohur,  Richard Quest i kujtoi atij se kortezia diplomatike nuk i lejonte komentet për zgjedhjet e vendeve të tjera.

Një deklaratë të ngjashme, Rama e bëri edhe për revistën prestigjoze Foreign Policy, ku e cilësoi kandidatin Trump si “turpin e civilizimit tonë”.

Etiketa: Barack ObamaBidenCNNDonald TrumpDrejtësiaEdi RamaFacebookISISJoe BidenJohn KerryKryeministri Edi RamaLokaleLuftaParaRamaReformaRooseveltSali BerishaSHshkollashqipShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësShteteve të Bashkuara të AmerikësTrumpvizitaZgjedhjet
Tjetri
Nata e tretë e protestave në Shkup kalon pa shumë telashe

Nata e tretë e protestave në Shkup kalon pa shumë telashe

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.