AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Pse puna e grave nuk llogaritet si prodhim?

Diane CoylengaDiane Coyle
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një kryetregues dominon debatin publik mbi gjendjen e mirë apo jo të mirë të ekonomisë dhe ky tregues është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Megjithatë, një sasi e stërmadhe pune e papaguar, me vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë, nuk llogaritet aty. Një debat i kryer në vitet 1940 dhe që po rikthehet sot me forcë për arsye shumë praktike.

8239584884_269eaab8b5_o
Foto ilustruse. Kortezi: 1950sUnlimited/Flickr

Është bërë një tregues kaq i njohur sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se krijimi dhe matja e PBB-së bazohet në shumë supozime dhe vlerësime. Por mes këtyre supozimeve dhe vlerësimeve, dy faktorë janë përjashtuar dhe nuk merren parasysh: ndryshimet në treguesit e mjedisit; dhe puna e papaguar në shtëpi apo puna vullnetare. Gratë bëjnë shumicën e kësaj pune të papaguar (mesatarisht në vendet e OECD-së gratë bëjnë dy herë më shumë punë të papaguar në shtëpi se sa burrat, rreth 150 minuta në ditë më shumë.) Për shkak se kjo punë nuk matet, ajo as nuk merret parasysh në hartimin e politikave ekonomike.

Përjashtimi i punës në shtëpi dhe përkujdesjes (pjesë e “prodhimit shtëpiak” në gjuhën teknike) është kaq i gjithëpranuar sa pak njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se ka pasur një debat shumë të ashpër nëse kjo punë duhej apo nuk duhej të përfshihet te Prodhimi i Brendshëm Bruto, kur sistemi modern i llogarive të të ardhurave kombëtare u krijua në vitet 1940.

Në historinë klasike të matjeve ekonomike të publikuar më 1958, Paul Studenski vërejti se me kalimin e kohës, tregjet janë zhvilluar për disa aktivitete shtëpiake – të tilla si restorantet – dhe se gratë kanë lëvizur në forcën e punës me pagesë në kohë lufte dhe kanë dalë prej forcës së punës me pagesë menjëherë pas lufte; për rrjedhojë “përjashtimi  shërbimeve të papaguara të shtëpiakeve nga llogaritjet e të ardhurave kombëtare, e çrregullon panoramën.” Ai doli në konkluzionin se në parim, puna e papaguar në shtëpi duhet të përfshihet në PBB, por se kishte vështirësi praktike në llogaritjen e sasisë së punës dhe vlerës së saj. Gjithsesi, duke parë se vshtirësitë praktike ekzistojnë në të gjitha aspektet e mbledhjes së të dhënave për vlerësimin e PBB-së, është e vështirë të shmanget dyshimi se në fund, puna e papaguar e grave thjeshtë nuk shihej si mjaftueshëm e rëndësishme për shkak se ajo lidhej “vetëm” me punën e grave shtëpiake.

Nëse gratë vlenin, PBB-ja do të dukej shumë ndryshe

Nuk ka nevojë të themi se feministët prej kohësh kanë argumentuar se puna e papaguar e (më së shumti) grave) duhet të jetë pjesë e matjeve statistikore zyrtare. Një nga kontributet më të rëndësishme në këtë debat është libri i Marilyn Ëaringi i vitit 1988, Nëse Gratë Vlejnë.

Por ekonomiksi i rrymës kryesore nuk është se nuk mori pjesë fare në diskutim gjatë të gjithë kësaj kohe. Në një matje alternative të PBB-së në vitin 1972, të quajtur “Matja e Mirëqenies Ekonomike”, ekonomistët Ëilliam Nordhaus dhe James Tobinvlerësuan se prodhimi jo për treg në mes të viteve 1960, qe i barabartë me 40 për qind të prodhimit të matur me mjetet konvencionale. Më vonë, statisticienët kanë publikuar vlerësime të reja herë pas here. Në një studim të vitit 2011, OECD doli në konkluzionin se prodhimi shtëpiak mund të shtojë mes 20 dhe 50 për qind të PBB-së për vendet e veta anëtare. Byroja e Analizës Ekonomike të SHBA-së vlerëson se në PBB-në e SHBA-së për vitin 2010, llogaritja e punës së papaguar mund t’i shtojë 26 për qind.

Në tërësi, ka pasur shumë iniciativa për të matur dhe përfshirë punën e papaguar në shtëpi në statistikat e prodhimit ekonomik, por këto sërish nuk është se kanë tërhequr ndonjë vëmendje nga politikëbërësit. Gjithsesi, kjo situatë ka gjasa do të ndryshojë dhe për dy arsye.

“Barrierat e vjetra po shkatërrohen”

Njëra prej arsyeve është se ajo lloj pune vullnetare e papaguar është në rritje dhe se dukshëm po bën një kontribut ekonomik të vlefshëm. Kjo përbëhet veçanërisht nga ofrimi falas i të mirave dixhitale – dhe jo përmbajtja “falas” në internet që në fakt paguhet nga shitja e të dhënave personale te reklamuesit, por kontributet e pastra vullnetare. Kjo përfshin programet gjerësisht të përdorura me burim të hapur, të tilla si Libux apo R, iniciativa të mirëmbajtura në mënyrë vullnetare si Ëikipedia apo Ushahidi, si dhe gjithëpërhapja e blogjeve dhe videove interesante dhe dëfryese.

Rritja e vullnetarizmit dixhital do të thotë se ka një kontribut të pamatur në aktivitetin ekonomik të vlefshëm. Më e rëndësishmja, ajo e zhduk kufirin e qartë mes “shtëpisë” dhe “ekonomisë” që supozohet si i mirëqenë në përkufizimin konvencional të PBB-së. Njerëzit që ofrojnë përmbajtje të tillë në internet mund ta bëjnë si pjesë e një pune të paguar, ose si pasion; ose mund të shpresojnë se kjo punë do të kthehet në punë të paguar më vonë, ose ofrojnë disa shërbime për treg duke përdorur përmbajtjen falas si një dyqan. Në çdo rast, kufiri i vjetër mes punës së papaguar “shtëpiake” dhe punës së papaguar në treg të hapur po zhduket.

Raporti i kohës së fundit mbi statistikat ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar nga Sër Charles Bean, nënvijëzon disa mënyra se si ekonomia dixhitale përbën një sfidë ndaj statistikave konvencionale ekonomike dhe se “kufiri për prodhim” është një prej tyre. Është më tepër se sa ironike që burrat janë ata që bëjnë shumicën e këtij aktiviteti vullnetar në botën e teknologjisë së dominuar nga meshkujt, por gjithsesi, nxitja që kjo po bën për matjen e të gjithë punës së papaguar është sërish i mikpritur.

Arsyeja e dytë është që tendencat demografike në shumë vende (jo të gjitha të pasura) nënkupton që vendimet e grave nëse duan apo jo të bëjnë punë të papaguar në shtëpi apo të punojnë për pagë jashtë shtëpisë, është një politikë publike gjithnjë e më e rëndësishme. Kush do të punojë për t’u përkujdesur për popullatën gjithnjë e më të madhe të të moshuarve? Ne do të përfundojnmë të punojmë më gjatë mesatarisht në jetët tona dhe kërkuesit mjekësorë po i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit dhe gjallërisë së njerëzve në moshën 60 dhe 70 vjeç; gjithsesi, numri i njerëzve shumë të moshuar të cilët kanë nevojë për përkujdesje do të vijojë të rritet me shpejtësi.

Cilat janë opsionet politike për këtë? Paguaj më shumë – qoftë përmes taksave për të financuar shërbimet publike, qoftë përmes shërbimeve private – për të mbështetur këto njerëz më të moshuar. Investo në “kapitalin” vendës të tillë si robotë për pastrimin apo për dorëzimin e automatizuar të ushqimeve. Ose mbështetu te puna e papaguar përkujdesëse e anëtarëve të familjes, shumica dërrmuese e të cilës ka gjasa do të ofrohet nga gratë. Ka nevojë për debat se cili prej opsioneve apo ndonjë përzjerje e opsioneve është më i miri – dhe ky debat duhet të mbështetet nga të dhënat.

Deri sa puna e papaguar në shtëpi matet siç duhet, ky debat i rëndësishëm politik pritet të zhvillohet në kushtet e injorancës.

“Politika dhe perceptime të çorientuara”

Rigjallërimi i interesit për të matur kontributin e papaguar të grave (dhe burrave) në aktivitetin ekonomik është i vonuar – dhe po kështu është interesi i shfaqur për matjen e kontributit të papaguar të natyrës në konsumin tonë aktual. Ekonomistët kanë një respekt të madh për tregjet, jo vetëm për shkak se ato sigurojnë furnizimin me mallra dhe shërbime në përputhje me kërkesat tona në ekonomi komplekse dhe të globalizuara, por edhe për shkak se ato reflektojnë parapëlqimet dhe zgjedhjet e çdo individi. Gjithsesi, përqendrimi i tepërt vetëm te aktivitetet për treg përmes matjes së PBB-së i ka çorientuar perceptimet dhe politikat.

Si një udhërrëfim i përafërt në rritjen afatgjatë të mirëqënies, rritja e PBB-së ka qenë një matës i arsyeshëm; por gjithsesi ai ka shërbyer vetëm si një matës i përafërt i mirëqenies ekonomike. Nuk ka arsye të logjikshme që të vijojmë të injorojmë komponentët e tjerë të rëndësishëm të mirëqenies, përfshirë punën e papaguar të grave. Disa vende kanë hedhur hapat e parë duke filluar të mbledhin së paku rastësisht të dhënat e nevojshme për të vlerësuar një PBB me shanse të barabarta, dhe teknologjitë e reja mund ta bëjnë këtë proces më të thjeshtë. Tani ka ardhur koha për të rihapur debatin e viteve 1950 mbi mënyrën se si ne duhet të përkufizojmë ekonominë dhe që të sigurohemi se PBB-ja, apo matësi zëvendësues i saj të llogarisë punën me rëndësi vendimtare që jepet në shtëpi, në lagje si dhe në tregje.

Ky artikull është pjesë e serisë së titulluar Përtej PBB-së e Forumit Ekonomik Botëror.

Etiketa: AnalizëekonomiEkonomiaekonomiksiLibriLufteMatMjedisitMjekmjekëOECDPBBPiSprodhimPunaPunëRaportiSHSHBAStatistikatTregVendimetZgjedhjet
Tjetri
Protesta ndaj faljeve presidenciale në Maqedoni shtypet nga policia

Falja e fundit presidenciale në Maqedoni

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.