AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Mjedisi

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor Mjedisi, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dita e parë e vozitjes me kajak për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit. Foto: Eco Albania.

Një grup aktivistësh dhe sportistësh nga e gjithë Europa kanë bashkuar përpjekjet  e tyre në një tur 35-ditor vozitjeje në 18 lumenj të Ballkanit për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve dhe ruajtjen e natyrës.

Dita e parë e vozitjes me kajak për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit. Foto: Eco Albania.
Dita e parë e vozitjes me kajak për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit. Foto: Eco Albania.

Rreth 150 kajakistë nga e gjithë Europa çelën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve, duke iu bashkuar kështu protestave të vendasve.

Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, kajakistët e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

“Ky aktivitet unik tregon se lumenjtë e Ballkanit janë diçka më shumë se vetëm furnizuesit me megavat/orë”, tha Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”.

“Ato janë ‘linjat e jetës’ që ofrojnë vlerë rekreative për njerëzit dhe habitate për speciet. Ne duhet ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore europiane nga lakmia e kompanive dhe bankave për fitim”, shtoi ai.

Kryesuar nga ish-sportisti olimpik slloven, Rok Rozman sportistët amatorë dhe profesionistë janë kundër ndërtimit të digave përgjatë lumenjve ballkanas, ku sipas tyre priten të ndërtohen 2700 hidrocentrale nga Sllovenia në Shqipëri.

Aktivistët do të kalojnë 12 ditë të turit të tyre 35-ditor në tre lumenjtë kryesorë të Shqipërisë, Valbonë, Osum dhe Vjosë.

Një peticion ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama në një prej kajakëve të turit për mbrojtjen e lumenjve. Foto: Eco Albania.
Një peticion ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama në një prej kajakëve të turit për mbrojtjen e lumenjve. Foto: Eco Albania.

“Ne duam të parandalojmë ndërtimin këtyre digave dhe në vend të tyre jemi duke bërë përpjekjet tona për mbrojtjen e Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj, si një Park Kombëtar. Ky do të përbënte të parin Park Kombëtar të një lumi natyror në të gjithë Europën”, deklaroi Thereza Schiller, koordinatore i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”, pranë Fondacionin për Trashëgiminë Natyrore EURONATUR.

150 kajakistët dhe të tjerë që do të vendosin t’i bashkohen gjatë vozitjes, do të finalizojnë misionin e tyre më 20 maj në Tiranë, ku do t’i dorëzojnë kryeministrit Edi Rama kërkesën e tyre për mbrojtjen e Vjosës.

Turi i lumenjve të  Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila është iniciuar nga “EuroNatur” dhe “RiverWatch” me qëllim për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të ndërtimit të hidrocentraleve.

Etiketa: aktivistAktivistëBosnjeEco AlbaniaEdi RamaEuroNaturEuropaKroaciLumiMal të ZiMaqedoniMjedisitOsumpeticionRamaRiverwatchSHshqipShqipëriUlrich Eichelmann
Tjetri
A është koha për të hedhur para me helikopter?

Një urë britanike për një Europë të ndarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.