AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania përballet me përjashtim nga Eurovizioni

Cristina BucureasangaCristina Bucureasa
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konkursi europian i këngës. Foto: Facebook

Rumania mund të përjashtohet nga konkursi i këngëve Eurovizion 2016 për shkak se televizioni publik i detyrohet 10 milionë euro Unionit Europian të Transmetimit.

Konkursi europian i këngës. Foto: Facebook
Konkursi europian i këngës. Foto: Facebook

Kryeministri rumun Dacian Ciolos tha të hënën  se po kërkonte mënyra që të parandalohej përjashtimi i vendit nga Eurovizion 2016 pasi televizioni publik, TVR, lajmëroi se i kishte borxh Unionit Europian të Transmetimit, EBU, që drejton garën e përvitshme,mbi 10 milionë euro.

“Do të marrim një vendim dhe do të gjejmë një zgjidhje,” tha Ciolos.

TVR paralajmëroi të shtunën se Rumania mund të mos marrë pjesë në edicionin e këtij viti.

“Përfaqësuesit e EBU – Lidhjes më të madhe në botë të transmetuesve publikë – kanë paralajmëruar me gojë përfaqësuesit e TVR se për shkak të borxheve të mbledhura në tetë vitet e shkuara, do të kalojnë në një fazë të re sanksionesh,” tha TVR në një deklaratë.

“Kështu Rumania rrezikon të  mos pranohet në skenën e Eurovizionit dhe të mos marrë sinjal satelitor për të transmetuar garën”, tha TVR.

Sipas TVR, pavarësisht se u pagua në kohë tarifa për pjesëmarrjen në vitin 2016 dhe tashmë po paguhet një pjesë e borxheve – ku një këst prej 250,000 eurosh është paguar në janar – kjo nuk mundi të bindë EBU se do të bëhet pagesa e plotë.

EBU i ka kërkuar shtetit të garantojë pagimin e borxht, tha TVR.

Transmetuesi publik në borxh është paralajmëruar gjithashtu se në qoftë se nuk merr mbështetjen e shtetit, nuk mund të kontrollojë ngjarje të tjera të mëdha, si futbolli europian këtë vit dhe Lojërat Olimpike të Rios 2016.

“EBU aktualisht po pret për pikëpamjen e institucioneve që duhet ta kishin zgjidhur si parlamenti, qeveria dhe ministria e financave,” tha deklarata e TVR.

Producentja e Rumanisë në Eurovizion, Iuliana Marciuc i nxiti autoritetet të ndërhyjnë.

“Institucionet shtetërore duhet të reagojnë tani të paktën, në këtë çast,” tha Marciuc.

“Jam shumë e shqetësuar [rreth përjashtimit të Rumanisë nga Eurovizioni 2016]; do të ishte një situatë e paprecedentë. Puna e një skuadre të tërë do të shkonte dëm dhe nuk do të respektohej tradita,” shtoi ajo.

Kanali televiziv shtetëror po përballet me probleme të mëdha financiare.

Sipas një raporti të dorëzuar në parlament javën e shkuar, llogaritet se humbi 5.3 milionë euro në vitin e shkuar.

Rreth 70 për qind e të ardhurave të TVR vijnë nga shitja e reklamave, tarifat e transmetimit dhe licencat televizive.

Pjesa tjetër e parave vjen nga buxheti i shtetit, që e bën atë të varur nga bujaria e partive në qeverisje.

 

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEuroFacebookMinistria e FinancavepaktparlamentPunaQeveriaRaportiRumaniaVendim
Tjetri
Çasti për një taksë karboni

Të shpëtojmë nga karburantet fosile

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.