AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të shpëtojmë nga karburantet fosile

Payal ParekhngaPayal Parekh
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një karburant në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Ngrohja globale dhe katastrofa mjedisore që po vjen prej karburanteve fosile janë shkaqe të mjaftueshme që njerëzit të luftojnë për t’u ndarë nga energjia e pashëndetshme, prej të cilës përfitojnë vetëm disa kompani.

Një karburant në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Një karburant në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Nuk ka pasur mundësi më të mirë për të shpëtuar nga karburantet fosile. Temperaturat globale që po thyejnë rekordet, çmimet në rritje të karburantit fosil, investimet historike në energjinë e rinovueshme dhe presioni global për të respektuar zotimet klimatike të gjitha po bashkohen për të krijuar mjedisin ideal për ndryshimin e botës.

Ndryshimi nuk mund të ishte më urgjent. Marrëveshja klimatike e OKB firmosur në Paris dhjetorin e shkuar konfirmoi sërish nivelin mbi 2 gradë celsius para niveleve industriale si një kufizim të fundit për ngrohjen globale, përtej të cilit pasoja për planetin do të ishin katastrofike. Por gjithashtu përfshiu zotimet për “shtim të përpjekjeve” për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë celsius. Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të publikuara nga NASA, arritja e limitit më të ulët do të shihej si një domosdoshmëri.

Të dhënat e reja konfirmojnë se 2015 ishte viti më i ngrohtë në histori dhe tregojnë se temperaturat rekord globale vazhduan edhe në dy muajt e parë të këtij viti. Sipas NASA-s, temperaturat globale në shkurt ishin 1.35 gradë celsius mbi mesataren, bazuar në një të mesme të vitit 1951-1980.

Fatmirësisht, pozicioni i privilegjuar i karburanteve fosile duket se po dobësohet. Në fakt, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), çlirimi i gazeve serrë dhe rritja ekonomike janë ndarë, ku energjia globale e përfituar nga CO2 ka mbetur në të njëjtin nivel për të dytin vit radhazi. Kjo do të thotë se karburantet fosile nuk diktojnë më ekonominë tonë.

Duket se rënia e thiktë në çmimet e naftës – me dy të tretat gjatë 18 muajve të fundit – nuk ka inkurajuar, siç druheshin shumë njerëz, shtimin e konsumit.  Por ia ka dalë të shkatërrojë fitimet e gjigantëve të karburanteve fosile si Shell, BP dhe Statoil.

Qymyri nuk po del më mirë. Pas lajmërimit të Kinës për moratoriumin e impianteve energjetike të qymyrit në fund të vitit të shkuar, Peabody, kompania më e madhe botërore e qymyrit, së fundmi aplikoi për mbrojtje nga falimenti në SHBA, pasi nuk mund të paguante më borxhet, pjesërisht për shkak të rënies së kërkesës për qymyr.

Ndërkohë, burimet e energjisë së rinovueshme po marrin sasi rekord të investimit, rreth 329.3 miliardë dollarë vitin e shkuar, sipas kërkimit nga Bloomberg Neë Energy Finance. Për pasojë, një e ardhme më e pastër, më e drejtë dhe më e qëndrueshme, e fuqizuar vetëm nga burimet e rigjenerueshme, po fillon të bëhet një opsion real.

Ka ende shumë rrugë për të bërë. Shumica e qeverive ende po varen, në shkallë të ndryshme nga karburantet fosile shkatërrimtare, me çmimet e paqëndrueshme dhe ndikimin shkatërrimtar te mjedisi, edhe pse kjo varësi destabilizon ekonomitë e tyre.

Zotimet për të zgjidhur ndryshimin klimatik – nga organizatat ndërkombëtare te komunitetet vendase dhe individët – duhet të fuqizohen urgjentisht në bazë të zhvillimit të vjetshëm, duke ushtruar presion të fortë mbi qeveritë dhe kompanitë, që të ndjekin politikat dhe investimet e nevojshme për të përmbushur ndarjen nga karburantet fosile. Ashtu si një planet në ngrohje na vë të gjithëve në rrezik, shtimi i veprimit në fazë të hershme na sjell përfitime të gjithëve. Dhe i takon kujtdo t’i kërkojë liderëve llogari për premtimet e tyre dhe shkencën.

Lëvizjet globale si Break Free kanë qenë shembullore në këtë drejtim. Duke mbështetur fushatat dhe veprimet masive që synojnë ndalimin e projekteve të karburantit fosil më të rrezikshme në botë – nga impiantet e qymyrit në Turqi dhe Filipine, te minierat në Gjermani dhe Australi, te gërrmimet në Brazil dhe puset e naftës në Nigeri – Break Free shpreson të eleminojë energjinë dhe ndotjen e industrisë së karburantit fosil, dhe të çojnë botën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.

Pranimi i shkallës dhe emergjencës së sfidës që kemi përpara nga ana e Break Free e kanë bërë këtë të përgatitet për të intensifikuar rezistencën paqësore kundër projekteve të reja dhe atyre ekzistuese të karburantit fosil. Çelësi do të jetë forcimi dhe guximi i komuniteteve që të kërkojnë mos-prekjen e karburanteve fosile dhe ndërtimin e një bote më të shëndetshme dhe më të të drejtë, ku të gjithë të kenë akses në energjinë e qëndrueshme.

Bota po i afrohet një ndryshimi historik në sistemin e energjisë. Për të përshpejtuar procesin, duhet të përballemi me atë që përfitojnë nga ndryshimi klimatik dhe të mbrojmë interesant e njerëzve të zakonshëm. Mobilizimet e muajit të ardhshëm kundër projekteve të karburantit fosil janë një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Më në fund lufta për të shpëtuar nga karburantet fosile është globale. Askush nuk ka mundësi ta shpërfillë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Breaking Free from Fossil Fuels

Etiketa: BIRNBloombergboteBrazilCO2EnergjiaGjermaniIvana DervishiKarburantKarburantetLuftaMarrëveshjambrojtjeMjedisingrohja globaleOKBParapasojaProject SyndicateqymyrrrezikRritja ekonomikeSHSHBAShellShpresONTurqi
Tjetri
Zgjedhjet universitare, mes akuzave për kërcënim dhe indiferencës së studentëve

Zgjedhjet universitare, mes akuzave për kërcënim dhe indiferencës së studentëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.